• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Ndryshimi” sipas Bashës

by Artur Ajazi
07/04/2021 15:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga ARTUR  AJAZI

Lulzim Basha nuk di ç’kërkon. Kërkon pushtetin apo “ndryshimin”? Në rast se kërkon pushtetin, ai merret me votë.Në rast se kërkon “ndryshimin”, ai ka ndodhur që  në 2013. Ndërsa ti Lul, cilin “ndryshim” kërkon, sepse realiteti i prekshëm, tregon  se ndryshimi ka ndodhur dhe po ndodh çdo ditë  në këtë vend. Transformimi  në 8 vitet e qeverisjes socialiste në Shqipëri, nuk ka ndodhur as në 30 vite të marra bashkë. Mjafton të rreshtojmë reformën në drejtësi, (që askush nuk e bëri) rindërtimin, dhe vaksinimin, dhe duket sikur i kemi thënë të gjitha. Mjafton të themi, shteti ka hyrë në binarët e ligjit, dhe i kemi thënë të gjitha. Mjafton të lexojmë siç duhet raportet vlerësuese të institucioneve më prestigjioze europiane për Shqipërinë, dhe i kemi thënë të gjitha. Atëhere, cilin “ndryshim” do të sjellë Lulzimi ?  Sepse me ç’di unë dhe shumica e shqiptarëve, gjithmonë kur partia e Lulzimit ka patur pushtetin, gjërat janë kthyer mbrapsht, keq dhe më keq. Rendi,qetësia, ekonomia, investimet, niveli ekonomik i shqiptarëve, kishin mbetur në vendnumuro. Edi Rama e mori pushtetin, pas një qeverisje 8 vjeçare mizerabël nga partia e Lulzimit. Dhe dihet se si e gjeti Kryeministrinë (sikur kishin jetuar bagëtia brënda saj), ministritë, borxhin financiar, infrastrukturën administrative, bashkitë, dihet se si gjeti rrugët, ujësjellësat, sistemin energjitik, qendrat e qyteteve, shërbimet ndaj qytetarit, etj. Dhe sot kemi një realitet krejt ndryshe. E pakrahasuar me 8 vite më parë, e paimagjinueshme edhe nga vetë Lulzim Basha dhe Sali Berisha. Atëhere, cilin “ndryshim” do të sjellësh Lulzim sepse askush, nuk di të përkthejë logon e Partisë Demokratike “Ne jemi ndryshimi”. Askush nuk po deshifron  premtimet dhe lutjet që ti bën në mitingjet e paligjshme, duke thyer çdo rregull ndaj coronavirusit. Cilin “ndryshim” kërkon Lulzim, ndryshimin e sistemit politik, ekonomik, financiar, apo tregëtar, sepse ato de jure kanë ndodhur prej 1992 ? Në  fakt  ti Lulzim, kërkon vetëm pushtetin, asgjë tjetër. Ti nuk je në gjendje të ndryshosh asgjë, as brënda teje, as brënda partisë tënde, dhe as jashtë oborrit të SHQUP-it. Që të kërkosh  dhe të premtosh “ndryshimin”, duhet të tregosh me vepra çfarë ke bërë deri sot. Pasi realiteti  gjithmonë të nxjerr “zbuluar”, dhe të bën të pabesueshëm. Kaq do të mjaftonte që ti, të mos kishe  pranuar para Doktorit, të ishte “kullauzi” i kësaj fushate të pabarabartë mes teje dhe Edi Ramës.Duhet të jesh “peshë e rëndë” në politikë  për të kërkuar  “ndryshimin”, dhe duhet të jesh i besueshëm, të kërkosh pushtetin Lulzim. Lëre ç’thotë Doktori partisë. I vetmi “ndryshim” që do të ndodhë vërtetë pas 25 Prillit, do të jetë ai që ka programuar  “babai  yt  politik” Lulzim, por jo në qeverisjen e vendit, por brënda Partisë Demokratike. Iliri, po pret me padurim largimin tënd nga partia Lulzim. Shumë shpejt do ta kuptosh edhe ti  se “puna e ndryshimit, ishte  loja  e Doktorit” Lulzim….

Next Post
“Bllokimi” i qiellit shqiptar/ Ambasada Amerikane kërkon zgjidhje urgjente dhe futjen e ushtrisë në Rinas

“Bllokimi" i qiellit shqiptar/ Ambasada Amerikane kërkon zgjidhje urgjente dhe futjen e ushtrisë në Rinas

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Përse nuk na dhanë vendin e parë?

March 21, 2026
Trump takon sot Netanjahun në Shtëpinë e Bardhë, çfarë pritet nga bisedimet

LAJMI I FUNDIT/ SHBA pranë tërheqjes nga lufta? Trump: Po i afrohemi shumë përmbushjes së objektivave tona!

March 20, 2026
Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

March 20, 2026

Industria ajrore po përballet me krizën më të madhe që nga pandemia

March 20, 2026
VIDEO / Akuzat ndaj Veliajt dhe prezumimi i pafajësisë, Ben Andoni: Shkarkimi përmes një procesi joligjor

Andoni: Negociatat me Iranin nuk janë sabotuar, por ato nuk kanë qenë të pastra

March 20, 2026
Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

March 20, 2026
Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

March 20, 2026
“Aleancë me Ramën”/ Fuga: Basha bën një retorikë opozitare, por jo kundër qeverisë

“Shumë i rrezikshëm”, Fuga për planin Rama-Vuçiç: Utopik, bie ndesh me parimet e BE

March 20, 2026
Po e ‘djeg’ pa dashje? Artan Fuga: Ina Zhupa do të jetë Meloni e Shqipërisë, hapini rrugë

“Jemi në çark”, akademiku Artan Fuga: Ja si ka ngecur procesi i integrimit

March 20, 2026
Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In