• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ndryshimi mes “tradhëtarëve” grekë, maqedonas, dhe atyre shqiptarë

by Mero Baze
25/01/2019 20:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze/

E përbashkëta  në procesin e votimit për Marrëveshjen Greko Maqedonase, si në Shkup ashtu dhe në Athinë, është sigurimi i votave të nevojshme, përmes një pakice dezertore nga kundërshtarët e këtyre Marrëveshjeve.

Maqedonia dhe Greqia I dhanë fund mosmarrveshjes së tyre historike, pasi parlamentet përkatëse votuan Marrëveshjen që ndryshon emrin e ish Maqedonisë dhe detyron Greqinë ta njoh shtetin e ri. Por si në Shkup dhe në Greqi, votat e nevojshme mungonin dh eu siguruan përmes “tradhëtisë”. Në Shkup, Kryeministri Zaev, siguroi votat nga krahu më I “urryer” I politikës së Zajevit, prej njerëzve besnikë të ish shefit të shërbimit sekret që ka qenë në qendër të ciklonit në rezistencën antiperëndimore.

Në fund shtatë deputetë të tij, votuan Marrëveshjen dhe ratifikuan atë në Kuvend, duke injoruar rezultatet e pakëndëshme të referendumit.

Në Greqi kryeministri Cipras kaloi në qeveri minorace pas ikjes së Ministrit të Mbrojtjes, nga një pati e ekstremit të djathtë nacionaliste, që mbijeton vetëm se sulmon Maqedoninë. Por dhe ai në votimin e sotëm e siguroi mbijetesën, pikërisht nga “tradhëtarë” të kësaj partie.

Debati që hapet nga këto dy votime, që duket sikur njollosin vendimet historike të dy shteteve, në fakt shkonë më tej se korruptimi I disa deputetëve. Ajo që shumë njohës të politikës mendojnë, ka të bëj me përgjegjshmëirnë, që të dy klasat politike kanë për të ardhmen e vendit, dhe më shumë se sa korruptim, votimi duket se është një ‘tradhëti” me leje në të dy rastet.

Si deputetët maqedonas të Gruevskit ashtu dhe “tradhëtarët” e e nacionalistëve grekë, duket se ngajnë të jenë më shumë tradhëtar të lejuar nga partitë e tyre për hirë të një problemi më të madh, se sa njerëz të rekrutuar nga shumicat.

Në Shkup dhe Athinë, po ndodh në fakt, ajo që nuk po ndodh në Prishtinë dhe Tiranë në raste të tilla.

Në Kosovë ngërçi I klasës politike është mbërthyer rreth marrëveshjes Kosovë Serbi, pas presionit të fort amerikan, që ajo të mbyllët deri në fund të Pranverës. Duket se presioni për Marrëveshje ka ndarë klasën politike në dy pjesë, udhëhequr respektivisht nga Presidenti Thaçi e kryeministri Haradinaj. Mbështetësit e Marrëveshjes pas së cilës qëndron SHBA dhe Brukseli, po akuzohen si tradhëtarë, ndërsa kundërshtarët si heronj, por në fakt e gjithë është llogari politike ditore. Ndryshe nga Shkupi dhe Athina, ku politikanët “tradhëtojnë” partinë për Atdheun, në Prishtinë duket se tradhëtojnë Atdheun për partinë.

E njëjta gjë është dhe në Tiranë.

Ndërsa Greqia mbylli Marrëveshjen me Maqedoninë, dhe do të jap mbështetje për të në procesin e antarësimit në NATO dhe BE, Shqipëria ka ngrirë Marrëveshjen me Greqinë për shkak të kundërshtimit të Presidentit Meta dhe bllokimit prej tij të gjithë procesit. 

Marrëveshja e mëparshme që Ilir Meta dhe Sali Berishën firmosën, u hodhë poshtë nga Gjykata Kushtetuese si e pafavorshme për Shqipërinë, ndërsa Marrëveshja e re është një paketë më e gjerë, që përveçse favorizon më shumë Shqipërinë, në kufirin detar, detyron palën greke të heq ligjin e luftës dhe të avancoj problemin e njohjes së problemit të qytetarëve të Çamërisë, zbuar në Shqipëri.

Por dhe këtu njësoj si në Kosovë, procesi është bllokuar për interesa të ditës. Heronjtë dhe tradhëtarët janë personazhe të shpikura nga dy palët për njëri tjetrin, me qëllim që të bllokojnë procesin, ndryshe nga sa ndodhi në Athinë e Shkup, ku disa deputetë u vetshpallën tradhëtarë për të mirën e vendit, Ky është ndryshimi real mes heronjëve dhe tradhëtarëve shqiptarë dhe atyre grek e maqedonas. Heronjtë tanë janë tradhëtarët e vërtet të vendit, ndërsa tradhëtarët e tyre janë heronjtë e vërtet të tyre 

Next Post
Korçë/ Reshje dëbore, ja akset që kalohen me zinxhirë

Korçë/ Reshje dëbore, ja akset që kalohen me zinxhirë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U largua me anije pa njoftuar autoritetet në Durrës, procedohet kapiteni turk

U largua me anije pa njoftuar autoritetet në Durrës, procedohet kapiteni turk

March 24, 2026
Shkoi në SPAK për “21 Janarin”, xhaxhai i Aleks Nikës zbulon çfarë i tha Klodian Braho

Shkoi në SPAK për “21 Janarin”, xhaxhai i Aleks Nikës zbulon çfarë i tha Klodian Braho

March 24, 2026
“Kishim informacione për sulmet”, Ukraina përballet me natë ferri

“Kishim informacione për sulmet”, Ukraina përballet me natë ferri

March 24, 2026
Berisha: Rama me shpatulla pas murit, po gjen zgjidhje te Vuçiçi në Beograd

“Nafta instrument tiranie”/ Berisha: Ngarkesa fiskale, gjobë e tmerrshme që rëndon mbi qytetarët

March 24, 2026
VIDEO / Shqipëria me ligj për referendumet? Balla tregon planin e PS: Gati drafti, do ta konsultojmë me…

VIDEO / Shqipëria me ligj për referendumet? Balla tregon planin e PS: Gati drafti, do ta konsultojmë me…

March 24, 2026
Gara për Drejtorin e Policisë, diplomatja amerikane VanHorn shkon në Ministrinë e Brendshme

Gara për Drejtorin e Policisë, diplomatja amerikane VanHorn shkon në Ministrinë e Brendshme

March 24, 2026
Nga procesi i adresave, te ligji i ri për IKMT, zbulohen detaje nga takimi i Ramës me ministrat

Nga procesi i adresave, te ligji i ri për IKMT, zbulohen detaje nga takimi i Ramës me ministrat

March 24, 2026
Mbi 3 vite i zhdukur, GJKKO rrëzon kërkesën e familjarëve të Ervis Martinajt për heqjen e sekuestros për pasuritë

Mbi 3 vite i zhdukur, GJKKO rrëzon kërkesën e familjarëve të Ervis Martinajt për heqjen e sekuestros për pasuritë

March 24, 2026
Irena Gjoka lë në burg Ilir Metën

Meta mbetet në qeli, GJKKO i rrëzon kërkesën! Për herë të parë ofroi garanci pasurore, 50 mijë euro kundrejt lirisë

March 24, 2026
Nën hetim dy mjekë në Tiranë, vonuan trajtimin e një të miture dhe i dëmtuan shëndetin gjatë operacionit

Nën hetim dy mjekë në Tiranë, vonuan trajtimin e një të miture dhe i dëmtuan shëndetin gjatë operacionit

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In