• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ndryshimi mes Dash Pezës dhe Lul Bashës!

by A R
16/11/2020 11:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prej disa ditësh Lulzim Basha përpiqet të mbrohet nga një kameraman amator nga Kosova, i cili e akuzon se i ka zhdukur kasetën, me të cilën ai regjistroi një nga masakrat më të tmerrshme në Krushë të Kosovës, ku janë vrarë 350 burra dhe djem nga ushtria serbe.

Pasi mohoi se nuk kishte punuar kurrë me antropologun e eshtrave Jose Pablo Baraybar, ndërkohë që u provua me dokumenta se ka qënë në stafin e tij gjatë hetimeve kundër UÇK në Kukës, Basha ju hodh në fyt të shkretit Milaim Bellanica, duke e akuzuar për gënjeshtar.

Së fundi, mediat dashamirëse të Lulit kërkuan të bindin veten, se kaseta për të cilën akuzohet Lul Basha, është marrë nga Dashamir Peza, kur ky i fundit ka qënë përkthyes i BBC.

Për fat të keq, mediat dashamirëse kanë rënë në kurthin e Dashit, sepse duke i besuar Milaimit kur akuzon Dash Pezën, në fakt kanë pranuar se ai thotë të vërtetën edhe për Lul Bashën.

Dhe në fakt Milaimi ka të drejtë në të dy rastet! Por, ndryshimi është ky…

Filmimet prej 2 minutash që mori Dash Peza, u transmetuan në BBC, kurse filmimet prej 45 minuta që mori Lul Basha u zhdukën dhe nuk u kthyen kurrë as në provë dhe as në akuzë.

Dash Peza i mori 2 minuta regjistrim si përkthyes i BBC-së dhe nuk i dha lekët qe i kishte premtuar, kurse Lul Basha si përkthyes i UNMIK, mori 45 minutat e plota të masakres së Krushës, pa i kthyer më kurrë.

Pra, Dashi zhduku paratë por e transmetoi maskrën në BBC, 2 minutëshin e vet, kurse Luli mori paratë e UNMIK dhe zhduku kasetën, duke ndihmuar që edhe sot pas 20 vitesh mos të ketë asnjë serb të dënuar për masakrën e Krushës.

Kjo është diferenca mes dy përkthyesve nga Shqipëria.

Dashamir Peza punonte si privat per BBC-në, kurse Lulzim Basha punonte për një institution të OKB-së, me qëllim hetimin e krimeve serbe në Kosovë, ç’ka nuk ka ndodhur ende.

Dash Peza mbetet të shprehet për ç’ka thotë Milaim Bellanica për të, kurse Lulzim Basha përkthyesi i UNMIK dhe sot kryetari i PD, ka folur duke thënë se ai nuk e njeh fare Mialim Bellanicën.

Në fakt e njeh shumë mirë, sepse sapo e pranoi me gojën e mediave dashamirëse.

Lulzim Basha ka hyrë në një tokë të minuar, nga e cila mesa duket nuk do dalë dot pa plagë sepse kudo ku shkel, shpërthen një skandal.

Çdo gënjeshtër që thotë, e ka një provë të cilën ai nuk e fshin dot.

Dhe te tjera priten…

Por ndryshe nga Dash Peza që edhe nëse gënjen, është një qytetar privat, Lulzim Basha është kreu i PD dhe po shkallmon fushatën e tij sa herë gënjen.

I ka mbetur vetëm një rrugë, të pranojë se ia dha kasetën e masakrës UNMIK dhe më pas nuk e di ç’është bërë me të.

Dhe natyrisht, t’i kërkojë ndjesë Milaim Bellanicës, të cilit ia zhduku masakrën sepse ka lindur gënjeshtar.

(Gazeta Shqip)

Next Post
“Miliarderët e mirë”, dy vëllezërit binjakë që mund të shpëtojnë botën

“Miliarderët e mirë”, dy vëllezërit binjakë që mund të shpëtojnë botën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjesti i Ronaldos pas takimit me Infantinon bëhet viral! Në kulmin e presionit ndaj kreut të FIFA-s, pamjet ndezin rrjetin

Gjesti i Ronaldos pas takimit me Infantinon bëhet viral! Në kulmin e presionit ndaj kreut të FIFA-s, pamjet ndezin rrjetin

August 24, 2026
Putin i jep shtetit kompetenca të reja! Rusia mund të marrë nën kontroll bizneset e pambrojtura ndaj sulmeve me dronë

Putin i jep shtetit kompetenca të reja! Rusia mund të marrë nën kontroll bizneset e pambrojtura ndaj sulmeve me dronë

August 24, 2026
E rëndë në Tiranë, 84-vjeçari i jep fund jetës

DETAJE/ Autori i krimit në Lushnjë vuante nga probleme të shëndetit mendor, u konfliktua me të vëllanë, më pas vrau nënën dhe plagosi babain

August 24, 2026
Vrau nënën dhe plagosi rëndë babanë me sqepar, arrestohet në Fier autori i krimit makabër në Lushnje

Vrau nënën dhe plagosi rëndë babanë me sqepar, arrestohet në Fier autori i krimit makabër në Lushnje

August 24, 2026
Stuhia e fuqishme godet Baltikun! Mbi 200 mijë familje pa energji në Letoni dhe Lituani, dy viktima

Stuhia e fuqishme godet Baltikun! Mbi 200 mijë familje pa energji në Letoni dhe Lituani, dy viktima

August 24, 2026
Degjeneron protesta para Kryeministrisë! Burri godet me shkop gruan (VIDEO)

Degjeneron protesta para Kryeministrisë! Burri godet me shkop gruan (VIDEO)

August 24, 2026
Netanyahu: Irani tentoi të vriste një nga djemtë e mi, komploti u mbajt sekret për muaj

Netanyahu: Irani tentoi të vriste një nga djemtë e mi, komploti u mbajt sekret për muaj

August 24, 2026
E rëndë në Lushnjë! Djali vret me sqepar nënën dhe plagos babain

E rëndë në Lushnjë! Djali vret me sqepar nënën dhe plagos babain

August 24, 2026
Pse u shtuan eksportet në korrik 2026?

Pse u shtuan eksportet në korrik 2026?

August 24, 2026
Ministri Nufi: Koordinojmë prioritetet e qeverisë, në qendër qytetari dhe Shqipëria 2030 në BE

Ministri Nufi: Koordinojmë prioritetet e qeverisë, në qendër qytetari dhe Shqipëria 2030 në BE

August 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com