• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ndryshimet statutore të Foltores/ Bushati: U informuam nga mediat. Çupi: Bardhi s’ka sjellë asnjë kontribut, as ide apo harmoni

by Java News
06/03/2024 20:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Rithemelimit, Endira Bushati tha se janë njohur nga mediat në lidhje me ndryshimet e parashikuara statutore të grupimit. E ftuar në emisionin “Real Story” me gazetarin Sokol Balla, Bushati shtoi se ka kërkuar që të njihet me rendin e ditës të këshillit por nuk mori përgjigje.

“Ne mund të heqim dorë nga të qenurit juristë dhe ajo që kam kërkuar ka qenë që të njiheshim me rendin e ditës dhe me propozimin konkret dy tre ditë para. Nuk pati përgjigje, erdhi disi konfuze nga Noka dhe të nesërmen u njohëm me një propozim nga media për ndryshim statutor. Është e tepërt se ai propozim shkakton trazira brenda rradhëve dhe në mbledhje unë nuk kërkova asgjë më shumë sesa ajo që i kam kërkuar Bashës në çdo mbledhje, që të ketë një renditje sipas afatit të statutit që 5 ditë para mbledhjes që njerëzve t’ju jepet kohë për të reflektuar dhe arritur në një dakordësi.

Këto procedura nuk janë aty thjesht jo 5 ditë apo 3. Ata janë që anëtarët e një organi kolegjial të njihen me materialin, të japin mendimet e tyre dhe në fund do të ketë një dakordësi që vjen edhe më votë. Kjo nuk u bë dhe mua më vjen keq se ishte kaq procedurale dhe parimore në thelb sepse synonte që njerëzit të dilnin nga ajo mbledhje të qetë. Koha që merret për gjëra të tilla, se bëhej fjalë për të ndryshuar statutin e partisë, i miraton kuvendit por në të fundit i është paraprirë duke ia lënë këshillit kombëtar për raste të veçanta. Rasti ishte i veçantë dhe dua të them që në parim askush nuk është kundër bashkimit.”, u shpreh ajo.

I pyetur nga gazetari nëse ka një rikthim të praktikave të Lulzim Bashës, analisti Frrok Çupi deklaroi:

“Përgjigja e drejpërdrejtë është se nuk ka një Lulzim Bashë, që të ketë pasur praktika dhe doktrinë të tij. Basha ishte një kopje e Berishës, një korrier e tij. I thoshte Saliu shko dhe përjashto Jozefinën, shkonte. Nëse do të kishte qenë Basha dikushi politikisht, me kredenca politike, PD do të kishte mbetur në atë vogëlsinë e vet. Siç po shikojmë ajo nuk po qëndron as në simbolikë si parti. Kështu që nga vjen kjo. Ka disa arsye që duhet kërkuar jo tek emrat si Bardhi. Ata nuk kanë sjellë asnjë kontribut, as ide apo harmoni. Asgjë nuk kanë sjellë. Kështu që kemi të bëjmë me një parti të shkulur, një pemë që po thahet dhe duhet lënë siç është. Nuk ka lidhje PD me PD që këta thonë.” /m.j

Next Post
Sulmohet godina e Presidencës, ja masat e menjëhershme të policisë

Sulmohet godina e Presidencës, ja masat e menjëhershme të policisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosën me thikë 33-vjeçarin në Gjirokastër, arrestohen 2 persona, një tjetër në kërkim

Abuzoi seksualisht me të miturin! Në kërkim 17-vjeçari, dyshohet se është larguar në Greqi

April 2, 2026
“Oficerë sigurie edhe në shkollat 9-vjeçare”/ Zv.ministrja e Brendshme: Rojet do kalojnë në “vetting”

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Jam kurioze të shoh platformat

April 2, 2026
Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

April 2, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

April 2, 2026
“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

April 2, 2026
“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

April 2, 2026
Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

April 2, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Kosovë, kuvendi zhbllokon 121 mln euro, deputetët votojnë marrëveshjet për energjinë dhe rrugët pas krizës në Parlament

April 2, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

“S’ka celula iraniane në Shqipëri”, Haxhiu: Deklarata e ambasadës amerikane, e tepruar!

April 2, 2026
Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In