• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Ndryshimet nga viti 2000/ Niveli i pagave në Shqipëri sa 30% e Gjermanisë

by Java News
08/04/2019 07:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në vitin  2000 paga mesatare bruto në Shqipëri në raport me fuqinë blerëse ishte sa 13 për qind e nivelit të  pagave në Gjermani, ndërsa në vitin 2018 ato arritën në rreth 30 për qind nivelit te pagave të Gjermanisë. Sipas institutit të Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare në raportin e parashikimit 2019, Shqipëria bashkë me Moldavinë dhe Ukrainën u renditën në vendet me nivelin me të ulët të pagave ndër vendet në tranzicion në raport me Gjermaninë.

Sa i përket pagave bruto në raport me Paritetet e Fuqisë Blerëse (PPP) vetëm Sllovenia e tejkaloi pragun prej 70% të nivelit Gjerman. Ecuria historike e nivelit të pagave ka treguar se jo gjithmonë rritja e PBB-së në vendet në tranzicion është përkthyer në paga më të larta.

Nga ana tjetër niveli i pagave në Republikën Çeke, Poloni, Rumani, Kroaci, Estoni dhe Hungari arriti në vitin 2018 sa 60 për qind e nivelit të pagave të Gjermanisë.

Por shumica e vendeve në vendet në zhvillim regjistrojnë paga 40% deri në 50% të nivelit gjerman.

Ndërsa Shqipëria, Ukraina dhe Moldavia shënojnë nivelet më të ulëta 20-30 për qind e pagave të nivelit gjerman.

Konvergjenca e të ardhurave është një proces i ngadaltë midis ekonomive të CESEE. Vetëm dy vendete perëndimore të Rajonit, Republika Çeke dhe Sllovenia rritën nivel të ardhurash për frymë sa 70% e Gjermanisë. Ndërsa Shqipëria bashke me Moldavinë dhe Ukrainën futën në vendet që i kanë të ardhurat për frymë sa 10- 30% e Gjermanisë.

Dinamika më e fundit e konvergjencës së të ardhurave (2013-2018) ishte dukshëm më e fortë në Rumani, me një rritje prej pothuajse 9 pikë përqindjeje krahasuar me nivelin gjerman.

Rreth gjysma e ekonomive të CESEE konvergojnë në të njëjtën periudhë me rreth 3 deri në 6 pikë përqindjeje. Në të njëjtën kohë, Serbia, Ukraina dhe vendet e CIS, Kazakistani, Bjellorusia dhe Rusia përjetuan stanjacion kundrejt Gjermanisë.

Ky vend i fundit ka rënë në të ardhura për frymë me më shumë se 8 pikë përqindje midis 2013 dhe 2018 – një pasojë e sanksioneve dhe rënies së çmimit të naftës. Vendet e mbetura (kryesisht vendet e Ballkanit Perëndimor) janë përmirësuar me vetëm 1½ pikë përqindjeje.

Krahasimi i PBB-së dhe niveleve të pagave në vendet në zhvillim me ato të Gjermanisë tregon mundësitë për të transferuar prodhimin intensiv të punës nga Europa Perëndimore në rajonin e CESEE. /Monitor

/a.meta

Next Post
Tiranë-Durrës / Makina i merr jetën këmbësores

Fushë-Krujë, tritol makinës së 63-vjeçarit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

March 12, 2026
“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

March 12, 2026
“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

March 12, 2026
Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

March 12, 2026
“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

March 12, 2026
Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

March 12, 2026
Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

March 12, 2026
Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

March 12, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

March 12, 2026
Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In