• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ndryshimet në qeveri, Rama: Pa kurrfarë lidhje me çadrën e PD. Meta s’ka kërkuar shkarkime

by Java News
12/03/2017 17:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përmes komunikimit më të shkurtër javor që ka mbajtur në cdo të dielë, kryeministri ka shpjeguar largimin e 4 ministrave të kabinetit të tij, duke thënë se nuk ka të bëjë me çadrën e PD-së apo me ndonjë kërkesë specifike të bashkëshkryetarit të koalicionit qeverisës Meta.

Kryeministri ka shpjeguar se 4 ministrat e larguar, Sajmir Tahiri, Ilir Beqja, Blendi Klosi dhe Bledi Çuçi, do të largohen për të qenë pranë vendeve të tyre, ku do të drejtojnë fushatat elektorale të PS-së.

Edi Rama ka theksuar se largimi i ministrave nuk vjen për shkak të performancës së tyre, duke gjetur rastin që t’i vlerësojë ata për punën e tyre. Madje Rama e ka cilësuar Sajmir Tahirin si një kampion, që sot e tutje do të udhëheqë fushatën në Tiranë. Më tutje, Kryeministri është shprehur se së shpejti në tavolinën e Presidentit Nishani do të jenë dhe 4 emrat e socialistëve që pritet të zëvendësojnë ministrat e larguar prej tij.

Fjala me shkurtime e Edi Ramës

24 orët e fundit keni dëgjuar turli lloj teorish konspirative për ndryshimet në qeveri.. Tani dua unë tju shpjegoj.

Së pari këto ndryshime nuk kanë të bëjnë me shfaqjet elektorale që jepen një orë paradite dhe një orë pasditë në studion televizive që është instaluar këtu poshtë zyrës sime.

Skanë asnjë lidhje as me muzikën që mbush cadrën bosh gjatë gjithë ditës… që për të qenë i sinqertë është një muzikë e nivelit nën mesatar të klubeve të Shqipërisë.

Së dyti ndryshimet politike që do ti coj presidentit të republikës për dekretim do të jenë katër nga rradhët e PS-së.

Së treti ndryshimet nuk nxiten nga rezervat të cilët largohen me konsideratën time më pozitive, në rrugën e vështirë të reformimit dhe transformimit të vendit.

Duke filluar sigurisht nga Sajmir Tahiri, kampioni ynë në një rrugë ku policia e shteti nga isntittucioni më i korruptuar u kthye në institucionin më të besuar nga shqiptarët. ndryshimit dhe reformimit të policisë, nga një kantinë

Duke vazhduar me Blendi Klosin i cili coi përpara stafetën e Veliajt.

Më tej me Ilir Beqjen i cili u godit pa pushim me baltën e akuzave të shpifjes së opozitës mbështetur dhe ushqyer lobet mjekësore që humbën pushtetin e tyre të korrupotuar në sistemin e shëndetësisë..

Dhe në fund por jo nga rëndësi, Bledi Çucin, që udhëhoqi dhe kordinoi së bashku me Bashkim Finon reformën e suksesshme administrativo- territoriale.

Së katërti ndryshimet nuk lidhen me ndonjë kërkesë të caktuar të bashkëkryetarit të koalicionit Ilir Meta, i cili e ka respektuar dhe mbështetur rolin tim kushtetues në caktimin apo lirimin e ministrave.

Së pesti ndryshimet e qeverisë reflektojnë domosdoshmërinë që udhëheqësit tanë të qershorit të fokusohenpranë njerëzve në përballimin e volumit që kërkon kjofushatë.

 U bëj thirrje të gjithë mbështetësve të PS të ngrihen në këmbë dhe të trokasin derë më derë pa pushim për të hapur siparin e një beteje të re./java/a.k

Next Post
Kristen Stewart, ja pse i zerova flokët

Kristen Stewart, ja pse i zerova flokët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Përse nuk na dhanë vendin e parë?

March 21, 2026
Trump takon sot Netanjahun në Shtëpinë e Bardhë, çfarë pritet nga bisedimet

LAJMI I FUNDIT/ SHBA pranë tërheqjes nga lufta? Trump: Po i afrohemi shumë përmbushjes së objektivave tona!

March 20, 2026
Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

March 20, 2026

Industria ajrore po përballet me krizën më të madhe që nga pandemia

March 20, 2026
VIDEO / Akuzat ndaj Veliajt dhe prezumimi i pafajësisë, Ben Andoni: Shkarkimi përmes një procesi joligjor

Andoni: Negociatat me Iranin nuk janë sabotuar, por ato nuk kanë qenë të pastra

March 20, 2026
Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

March 20, 2026
Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

March 20, 2026
“Aleancë me Ramën”/ Fuga: Basha bën një retorikë opozitare, por jo kundër qeverisë

“Shumë i rrezikshëm”, Fuga për planin Rama-Vuçiç: Utopik, bie ndesh me parimet e BE

March 20, 2026
Po e ‘djeg’ pa dashje? Artan Fuga: Ina Zhupa do të jetë Meloni e Shqipërisë, hapini rrugë

“Jemi në çark”, akademiku Artan Fuga: Ja si ka ngecur procesi i integrimit

March 20, 2026
Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In