• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, May 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Ndryshimet në Qeveri, ja kush janë deputetët socialistë që kërkojnë poste ministrore

by
15/09/2015 09:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndryshimet në Qeveri, ja kush janë deputetët socialistë që kërkojnë poste ministrore

“Qeveria Rama” ka arritur tashmë në gjysmën e mandatit të saj. Që prej shtatorit të 2013-s kur qeveria aktuale nisi nga puna dhe deri më tani, kryeministri Edi Rama ka bërë vetëm dy lëvizje në kabinetin e tij, edhe këto thuajse të detyruara. Ndryshimi i parë erdhi për shkak të dorëheqjes të Ilirjan Celibashit dhe vendin e tij e mori Ermonela Felaj, ndërsa Erion Veliaj dha dorëheqjen nga posti i ministrit të Mirëqenies Sociale pas kandidimit në garën për Bashkinë e Tiranës. Por tashmë me nisjen e sesionit të ri parlamentar kanë nisur të qarkullojnë sërish zëra që kërkojnë ndryshime në qeveri. Deputetë të Partisë Socialiste, por edhe aleatët e socialistëve, kanë nisur të artikulojnë nevojën për ndryshime në kabinetin “Rama”, ndërkohë që vetë kreu i qeverisë ka theksuar disa herë se nuk do të ketë ndryshime në qeveri.

Deputetët

Taulant Balla, Pandeli Majko, Arta Dade, Valentina Leskaj, Koço Kokëdhima, Paulin Sterkaj, Namik Dokle, Vladimir Kosta, Piro Lutaj, Alfred Peza, Fatmir Toçi apo edhe Fatmir Xhafaj janë disa nga deputetët socialistë të cilët i kërkojnë kryeministrit dhe kreut të partisë së tyre, ndryshimet në radhët e kabinetit që drejton. Arsyet e nevojës për ndryshime në qeveri, duket se lidhen me konsumin e tepërt të disa prej ministrave, ndërsa edhe vetë grupi parlamentar socialist ka rezerva për performancën e disa prej drejtuesve të ministrive. Nga ana tjetër, shumë prej deputetëve nuk i kanë kursyer kritikat për ministra të caktuar pasi sipas tyre kanë humbur kontaktet me bazën e partisë. Deputetët e majtë kanë folur edhe për mos hapje telefonash nga ana e ministrave të caktuar për probleme në zonat ku deputetët kanë marrë mandatin e tyre. Por jo vetëm kaq, disa prej emrave të deputetëve të mësipërm janë lakuar edhe si kandidatë të mundshëm për të marrë poste ministri dhe duket se presioni i tyre për ndryshime në qeveri lidhet edhe me zgjedhjen e tyre në këto poste.

Meta dhe Idrizi

Por krahas zëra brenda partisë, edhe aleatët e Partisë Socialiste kanë artikuluar nevojën për ndryshime në kabinetin aktual. Zëra nga Lëvizja Socialiste për Integrim pohojnë se i është kërkuar kreut të qeverisë ndryshimi i disa ministrave por që deri më tani nuk ka ndodhur. Vetë kreu i LSI-së Ilir Meta ka qenë i rezervuar në këtë pikë, pasi sa herë është pyetur për këtë çështja ka deklaruar se ndryshimet në radhët e qeverisë janë çështje që i takojnë kryeministrit Rama. Por ndryshe nga LSI, e cila është e përfaqësuar në ekzekutiv, Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet e cila ju bashkua koalicionit të majtë para zgjedhjeve vendore të këtij viti kërkon që të ketë përfaqësuesit e saj në qeveri. Deri më tani, PDIU ka marrë vetëm postin e nënkryetarit të Kuvendit, post i cili mbeti bosh pas dorëheqjes së kreut të Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut Vangjel Dule. Nga ana tjetër, janë edhe disa parti të vogla të cilat i kërkojnë Ramës zbatimin e marrëveshjes së nënshkruar para zgjedhjeve. Partisë së drejtuar nga Paskal Milo i është premtuar post zëvendësministri por deri më tani asnjë prej përfaqësuesve të saj nuk është emëruar.

Paralajmërimi

Pak ditë më parë në media u publikua një email që kryeministri Rama u kishte dërguar në muajin mars ministrave të Partisë Socialiste. Në email në fjalë, Rama shprehet rezerva për sjelljen e ministrave por nuk përmende në të asnjë emër. Në mesazhin e dërguar kreu i qeverisë shprehet shqetësimin për sjelljen arrogante të ministrave ndërsa paralajmëronte se nëse nuk do të ndryshonin atëherë do të kishte largime nga radhët e kabinetit. Por gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetin social Tëitter në fillim të shtatorit, kryeministri Edi Rama deklaroi se nuk do të ketë ndryshime në qeveri.

Next Post

Mos e pini CocaColën, por përdoreni për...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Problemi është se Berisha i ka dëshpëruar të gjithë të vetët, përveç Ramës

May 24, 2026
Lamtumirë Birçe Hasko! Përcillet mes nderimesh për në banesën e fundit legjenda e ekranit dhe skenës

Lamtumirë Birçe Hasko! Përcillet mes nderimesh për në banesën e fundit legjenda e ekranit dhe skenës

May 24, 2026
Si duket pas 30 vitesh vrasësi i trefishtë Sokol Hoxha, e zbuluan në një burg në SHBA

Si duket pas 30 vitesh vrasësi i trefishtë Sokol Hoxha, e zbuluan në një burg në SHBA

May 24, 2026
Kthehen në atdhe tre nga shqiptarët që mbetën në Izrael kur nisën sulmet

Sulmi pranë banesës së ambasadorit shqiptar në Kiev, MEPJ: Notë verbale Moskës

May 24, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Godoja (Pasardhësi) do shfaqet pas rrënimit!

May 24, 2026
Ish-deputeti Fatbardh Kadilli: PD është parti bolshevike! Berisha dhe Salianji janë mjeshtër të fasadës

“PD u kthye në parti të një individi”/ Kadilli: Berisha nuk ka më të ardhme politike!

May 24, 2026
Irani jep sinjale për të negociuar me SHBA-të, Pezeshkian: Teherani nuk po zhvillon armë bërthamore

Irani jep sinjale për të negociuar me SHBA-të, Pezeshkian: Teherani nuk po zhvillon armë bërthamore

May 24, 2026
Rrezikoi pushuesit me gomone, Lamallari: ‘Trimat’ si ky, ta gëzojnë gjobën prej 5 mln lekësh

Rrezikoi pushuesit me gomone, Lamallari: ‘Trimat’ si ky, ta gëzojnë gjobën prej 5 mln lekësh

May 24, 2026
Organizata Europiane ngre alarmin për vështirësitë në blerjen e banesave: Duhet ndërhyrje urgjente

Shtëpitë në shitje edhe me kripto, ekspertët: Paguhen më pak taksa, tërhiqen më shumë blerës të huaj

May 24, 2026
Irani do të zhvendoset në Meksikë! Ndryshon qendrën stërvitore, por vizat janë problem

Irani do të zhvendoset në Meksikë! Ndryshon qendrën stërvitore, por vizat janë problem

May 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In