• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ndryshimet në qeveri, Ben Andoni: Vendime politike! Ja arsyeja pas largimit të Ballës si drejtues i Ministrisë së Brendshme

by S T
29/07/2024 16:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Analisti Ben Andoni i konsideroi ndryshimet thellësisht politike, ndërsa u shpreh se kjo parti po afron gjithmonë alternativa për njerëzit teknicienë apo të rinjtë.

“Ndryshimi i Qeverisë më shumë tregon se Edi Rama është i pari, që ai mendon për projeksionet e PS-së, se sa për të treguar se ishin të nevojshme”, tha Andoni.

Në rubrikën “Çështja e Ditës” në News24, analisti tha se niveli i korrupsionit është në nivele të frikshme në vendin tonë, sikundër edhe krimi, pavarësisht punës së madhe që bëhet nga Ministria e Brendshme.

Andoni tha se duket se Edi Rama ka menduar që të kthejë në terren njerëzit që kanë vota dhe me këtë logjikë janë kryer edhe lëvizjet, duke kthyer Taulant Ballën dhe Niko Peleshin në terren.

“Mos harroni që Taulant Balla ka marrë më shumë vota në 2021, pra është njeriu i terrenit. Ai e përmbushi egon e tij për të qenë ministër i Brendshëm, tashmë bashkë me Niko Peleshin, duket se është menduar se do të jenë në terren”, tha Andoni.

Lidhur me emërimin e Piro Vëngut si ministër i Mbrojtjes, Andoni tha se ai ka qenë i angazhuar në disa delegacione ndërkombëtare, përfshi edhe atë të çështjes së detit.

“Ardhja e një teknicieni i bën mirë qeverisë Rama. Askush prej tyre kur ngre një modul të caktuar do e çojë deri në fund apo jo. Kjo tregoi rasti i Ervin Metes, një teknicien shumë i mirë, por që u largua. Po kështu edhe Taulant Balla bëri një punë shumë të mirë dhe sërisht u largua”, tha Andoni.

Next Post
Dyshohet se dhunoi nënën e tij, arrestohet 45-vjeçari në Fier

Dyshohet se dhunoi nënën e tij, arrestohet 45-vjeçari në Fier

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com