• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ndryshimet në pasuri për 2020, Meta-Kryemadhi edhe 50 mijë euro nga pallati, Rama 1.8 mln lekë nga pikturat, familja e Ruçit 240 mijë USD të ardhura

by Java News
16/06/2021 17:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Adriatik Doçi

Report Tv publikon ndryshimet në pasurinë e krerëve të shtetit dhe politikës gjatë vitit 2020. Presidenti Ilir Meta dhe bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi vijojnë të përfitojnë të ardhura nga shitja e apartamenteve në pallatin që posedojnë në Laprakë.

Gjatë vitit 2020, Meta dhe Kryemadhi kanë përfituar edhe 50 mijë euro nga kontratat e mëparshme për shitje apartamentesh, por nga ana tjetër kanë tërhequr 39 mijë euro dhe rreth 60 mijë paund, duke kaluar një pjesë të parave në llogaritë e fëmijëve, të cilët po i shkollojnë në Angli. Shpjegimi i Metës dhe Kryemadhit për mënyrën e ndërtimit të pallatit në Laprakë është befasues.

Në vitin 2007, Monika Kryemadhi ka blerë 700 m2 tokë, në Laprakë, me vlerë 5 milionë lekë, kursime familjare. Ngjit me këtë truall, Kryemadhi pretendon se i ka falur vëllai i saj 500 m2 tokë, duke u bërë kështu pronare e 1 200 m2 tokë. Një vit më pas, Monika Kryemadhi lidh një kontratë me kompaninë “Agikons”, për të ndërtuar pallatin në tokën e saj. Kryemadhi do të përfitonte 35% të sipërfaqes së ndërtimit.

Dy vjet më pas, ndodh çudia. Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta bëhen pronarë të një vile në Gjirin e Lalzit, vilës së famshme me 11 tualete, me palma gjigante, me dy kate etj. Sot nuk dihet se sa është vlera e vilës, por Meta dhe Kryemadhi thotë se për të përfituar vilën kanë shkëmbyer disa dyqane tek pallati.

Në vijim, Kryemadhi ka shitur edhe disa apartamente të pallatit, me vlerë mbi 1 milionë euro. Pra, me vetëm 5 milionë kursime dhe dhurata, kanë ngritur një pasuri me vlerë miliona euro. Pikërisht nga kontratat e shitjes së apartamenteve, Meta dhe Kryemadhi kanë përfituar edhe 50 mijë euro gjatë vitit 2020. Të ardhurat e Metës nga paga si President, përfshirë edhe dietat, për vitin 2020, janë rreth 20 mijë USD, ndërsa Monika Kryemadhi përfituar 940 620 lejë ose 9.4 mijë USD pagë kalimtare pas dorëzimit të mandatit të deputetit.

Gjatë vitit 2020, të ardhurat e kryeministrit Edi Rama janë 1.7 milionë lekë ose 17 mijë USD  nga paga si kreu i qeverisë si dhe 1.8 milionë lekë nga shitja e punimeve artistike. Ndërkaq, djali i kryeministrit Gregor Rama vijon të jetojë me qira, ndërsa gjatë vitit 2020 deklaron 25 mijë euro të ardhura nga shitja e veprave të artit. Bashkëshortja e kryeministrit Linda Rama deklaron 2.5 milionë lekë të ardhura nga paga, 2.4 milionë të ardhura nga konsulenca dhe ekspertiza të ndryshme si dhe 2.5 milionë lekë të ardhura nga qiratë.

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, gjatë vitit 2020, deklaron 2.3 milionë lekë të ardhura nga paga si kryeparlamentar, 132 mijë lekë pensioni i bashkëshortes Erfane Ruçi. Ndërkaq, vajza Ridvana deklaron rreth 200 mijë USD të ardhura nga puna si notere. I biri Ledian Ruçi deklaron 1.1 milionë lekë të ardhura nga puna në Albkontroll si dhe 8 mijë euro nga kontratat e qirasë. Në total, të ardhurat e familjes së Gramoz Ruçit, për vitin 2020, janë mbi 240 mijë euro.

Ndërkaq, Sali Berisha dhe Lulzim Basha nuk kanë dorëzuar në ILDKPKI deklaratat për ndryshimin e pasurisë për vitin 2020, pasi që nga muaji prill i vitit 2019 nuk janë më subjekte të ligjit për deklarimin e pasurisë, për shkak të dorëzimit të mandatit të deputetit. Në ndryshim nga Berisha dhe Basha, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, edhe pse nuk është më deputete, është subjekt për shkak të lidhjes familjare me Ilir Metën. Berisha dhe Basha duhet të deklarojnë nga fillimi pasurinë para se të pranojnë mandatin e deputetit që morën në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021./shqiptarja.com/m.j

Next Post
“Më pak se çfarë ishte parashikuar”/ Pas gati 3 orë e gjysmë, përfundon takimi mes Biden dhe Putin

"Më pak se çfarë ishte parashikuar"/ Pas gati 3 orë e gjysmë, përfundon takimi mes Biden dhe Putin

Comments 1

  1. UKU MOMLIT says:
    5 years ago

    Ne Shqiperi nuk eshte me problem VARFERIA por PANGOPESIA E QEVERITAREVE

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Urdhri i kryeministrit Edi Rama, dorëhiqet edhe Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja!

Urdhri i kryeministrit Edi Rama, dorëhiqet edhe Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja!

October 23, 2026
Trump mbron lehtësimin e disa sanksioneve ndaj Rusisë

Trump: Kanadaja po punon shumë për të arritur një marrëveshje me SHBA-në

October 23, 2026
Putin dhe “strategjia e vuajtjes”, raporti i NYT: Po kërkon që ta lerë Kievin pa ujë dhe të nxisë pakënaqësi!

Putin dhe “strategjia e vuajtjes”, raporti i NYT: Po kërkon që ta lerë Kievin pa ujë dhe të nxisë pakënaqësi!

October 23, 2026
Macron takon për herë të parë drejtuesit e studentëve, teksa Franca përgatitet për një tjetër valë protestash

Macron takon për herë të parë drejtuesit e studentëve, teksa Franca përgatitet për një tjetër valë protestash

October 23, 2026
Vëmendje për viktimat

A do të humbë Vuçiqi? Krejt ç’ka duhet të dini për zgjedhjet vendimtare në Serbi

October 23, 2026
EMRAT/ Urdhri i Ramës, japin dorëheqjen edhe tre drejtorë në varësi të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë!

EMRAT/ Urdhri i Ramës, japin dorëheqjen edhe tre drejtorë në varësi të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë!

October 23, 2026
Rihapet ambasada e Ukrainës në Uashington, objekti i dyshimtë i gjetur para ndërtesës nuk përbënte kërcënim

Rihapet ambasada e Ukrainës në Uashington, objekti i dyshimtë i gjetur para ndërtesës nuk përbënte kërcënim

October 23, 2026
Lufta, Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë nga 270 të burgosur pas negociatave me amerikanët!

Lufta, Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë nga 270 të burgosur pas negociatave me amerikanët!

October 23, 2026
Jasir Asani nuk ndalet në Iran, sulmuesi shqiptar gjen sërish rrugën e rrjetës dhe i afrohet kreut të golashënuesve

Jasir Asani nuk ndalet në Iran, sulmuesi shqiptar gjen sërish rrugën e rrjetës dhe i afrohet kreut të golashënuesve

October 23, 2026
Tragjedi e përgjakshme në Lindjen e Mesme, masakër me 10 të vrarë gjatë një ceremonie mortore në një kishë në Jordani

Tragjedi e përgjakshme në Lindjen e Mesme, masakër me 10 të vrarë gjatë një ceremonie mortore në një kishë në Jordani

October 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In