• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ndryshimet në ligjin për sportin, opozita dhe FSHF kundër KOKSH-it në komision! Zhupa: Po favorizohet Fidel Ylli

by E S
09/06/2025 22:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndryshimet në ligjin për sportin, të prorpozuara nga Ministria e Arsimit, kanë sjellë përplasje në Komisioin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik edhe pse vetëm një seancë dëgjimore. E thirrur për të dhënë versionin e saj, KOKSH me në krye presidentin Fidel Ylli, shpjegoi arsyet përse kërkohen këto ndryshime, por gjeti kundërshtimin e ashpër të palës opozitare. Mbi të gjitha pika shtesë, që i jep të drejtë KOKSH-it të organizojë aktivitete sportive në shkolla dhe universitete jashtë orarit mësimor.

“Kjo pikë shkel statusin e KOKSH, që është VKM nga momenti kur është krijuar. Ju e keni kryer de facto këtë kompeticion, ndërsa tani ministria vihen në dispozicion për ta bërë ligjërisht de juro. Në thelb po jepni paratë e buxhetit prindërve që të aktivizojnë fëmijët. Këtë mund ta bëjnë edhe dy federata, që ua jep kompetencë edhe ligji. Ministria ju ka priviligjeruar, iu ka dhënë fondet, tregon qartësisht prefencën dhe lidhjet që ka me ju ndaj gjithë të tjerëve, privilegj që ua kanë dhënë juve (i drejtohet Fidel Yllit),”-u shpreh Ina Zhupa, deputete e PD.

Kryetarja e Komisionit i referohet projektit të ekipeve sportive në shkolla, që për 3 vite organizohet nga KOKSH me një buxhet prej 5 milionë dollarësh nga buxheti i shtetit.

“Këtë vit na janë dhënë gjysma e lekëve për shkak se kanë qenë zgjedhjet. Kan dal disa trajner që thonë s’jemi paguar. Ne prandaj e duam ligjin. Se mund të iki Fideli nesër,”-tha Fidel Ylli, kreu i KOKSH.

Në komision u dëgjua edhe versioni i Federatës Shqiptare të Futbollit, që hapur vitet e fundit ka patur përplasje me KOKSH, mbi të gjitha për CAS-in shqiptar.

“S’ka asnjë analizë për këto ndryshime. Mungon përshkrimi mbi problematikat ekzistuese. Ska asnjë argument për ndryshimin e ligjit. Motivi eshte legjitimi i një strukture te paautorizuar që s’ka funksionuar asnjëherë, në asnjë statut dhe bie ndesh me organizimin. KOKSH, nuk perfaqeson interesin tonë. Vete KOKSH që perpiqet të ngrejë këtë arbitrazh nuk zbaton një vendim të Lozanës (CAS ndërkombëtar),”-tha Aldi Topçiu, drejtor administrativ i FSHF-së.

Të martën Komisioni i Edukimit do të zhvillojë një tjetër seancë dëgjimore me Federatën Shqiptare të Sportit Universitar dhe atë Shkollor. Të dyja kanë akuzuar KOKSH, se po ndryshon ligjin me qëllim për t’iu marrë organizimet e për rrjedhojë fondet.

Next Post
Rama rikthen rubrikën “Sy m’Sy”, i drejtohet ndjekësve: Si thoni? Shihemi nesër?

Rama rikthen rubrikën “Sy m’Sy”, i drejtohet ndjekësve: Si thoni? Shihemi nesër?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mbyllja e tre grupkapitujve me BE, Romina Kuko: Shqipëria është në rrugën e duhur! Sfida reale fillon tani

“Qeveritë demokratike nuk rrëzohen nga gurët”, Kuko: Në Shqipëri po shohim tipare të lëvizjes ekstremiste ANTIFA

October 19, 2026
“Nuk jemi republikë nëse gjyqësori pezullon ekzekutivin”, Balla zbulon ndryshimet për Nenin 242

Dosja “21 Janari”, Balla optimist: SPAK ka disa detyra për t’i zbatuar, shpresoj shumë që…

October 19, 2026
“Vrasësit me pagesë po lidhen me agjenturat ruse”/ Karamuço: Po marrin ish-ushtarakë të kujdesen për armët. Shkollat e terrorit…!

Karamuço ngre alarmin për ANTIFA-n: Europa pritet të ashpërsojë masat, çfarë rrezikojnë protestuesit

October 19, 2026
“Nuk jam një admirues i Zelenskyt”- Trump: Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës nuk duhej të kishte nisur kurrë

Trump: Zelenskyy duhet të gjejë edhe dikë tjetër për të negociuar për t’i dhënë fund luftës

October 19, 2026
Trump: Nëse Zelensky do të më kishte dëgjuar miliona ukrainas do të ishin gjallë

Trump: Nëse Zelensky do të më kishte dëgjuar miliona ukrainas do të ishin gjallë

October 19, 2026
Sherr në studio/ Demalia: Nuk jeni burra, është ANTIFA dhe islamizmi ekstrem! Gjinishi: Rroftë Edi Rama

Sherr në studio/ Demalia: Nuk jeni burra, është ANTIFA dhe islamizmi ekstrem! Gjinishi: Rroftë Edi Rama

October 19, 2026
Kriza e vitit 1987/ Rënia historike e Dow Jones, humbja më e madhe ditore në historinë e bursave

Kriza e vitit 1987/ Rënia historike e Dow Jones, humbja më e madhe ditore në historinë e bursave

October 19, 2026
“A nuk ju kanë informuar për Antifa-n?” Balla replikon me kongresmenët amerikanë për protestat në Tiranë

Balla paralajmëron masa ndaj protestuesve të dhunshëm: Studentët rrezikojnë bursat, nesër detajet!

October 19, 2026
A ngjasojnë protestat e sotme me 21 Janarin e 2011? Flet Bamir Topi: Ka një të veçantë që…

A ngjasojnë protestat e sotme me 21 Janarin e 2011? Flet Bamir Topi: Ka një të veçantë që…

October 19, 2026
Historiani komenton vizitën e Ramës në Athinë: Fjalimi politik i jetës. Pse takimi është historik për shqiptarët

Profesorë apo aktivistë politikë?

October 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com