• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Ndryshimet në ligj, korrupsioni do të luftohet edhe me inspektime online

by A R
15/02/2019 18:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këto ditë, Inspektori i Përgjithshëm dhe përfaqësues të Inspektoratit Qendror, patën takime me Kryeinspektorët dhe inspektorët e Inspektorateve Shtetërore të Inspektoratit Shtetëror të Teknikës dhe Industrisë, Drejtorinë e Shërbimit të Peshkimit dhe Akuakulturës, Autoritetin Kombëtar për Sigurinë dhe Emergjencat në Miniera  dhe Inspektoratin Shtetëror të Arsimit, ku  u pasqyrua analiza e punës së tyre për vitin 2018. Në këto takime u diskutua paraqitja e problematikave që inspektorët kanë hasur gjatë kryerjes së veprimtarisë inspektuese.

Gjatë këtyre analizave u konstatua se, pjesa më e madhe e inspektimeve, rreth 90% e tyre kryhej online, me dokumente standarde dhe të planifikuara. Gjatë veprimtarisë inspektuese këto inspektorate kanë hasur mjaft problematika në lidhje me mungesën e kushteve të punës; mjeteve logjistike (makina); inspektorë pa arsimin përkatës; rroga të ulta si dhe shqetësim i madh, tendenca e disa ministrive dhe aktorëve që nuk e njohin inspektimin, në kuadër të ristrukturimit me shkrirjen e inspektorateve aktuale dhe bashkimin e tyre me drejtori e agjenci që ndërtojnë dhe zbatojnë politika zhvillimore!

Inspektori i Përgjithshëm, Shkëlqim Hajdari, në fjalën e mbajtur gjatë takimeve, vlerësoi si histori suksesi arritjet e shënuara për Inspektoratet Shtetërore, të cilat i kryejnë inspektimet online, me dokumente standarde, listë verifikimi dhe me analizë me bazë risku.

Problematikat e diskutuara nga inspektorët gjatë takimeve, u cilësuan ekzistente nga Inspektori i Përgjithshëm dhe për këtë IQ, ka hartuar drafte që priten të finalizohen, duke çuar në riorganizimin e trupave inspektuese në një ndërtesë të vetme, për përmbushjen e kërkesave për kushte më të mira pune. Sfida e përmirësimit të mëtejshëm të situatës së inspektimit, është edhe rritja e pagave në nivel që të mund t’i përgjigjet punës së kryer të inspektorit. Investimi i ndërtesës për riorganizimin e inspektorateve do të zgjidhë, gjithashtu edhe problemin e laboratorëve, të cilët do të jenë të kompletuar, akredituar me standarde bashkëkohore.

Inspektori i Përgjithshëm, i njohu inspektorët me këto drafte, për të cilat ata bënë pyetje e diskutime dhe të gjithë konkluduan, me mbështetjen e këtyre ndryshimeve, që do të rregullojnë e garantojnë sistemin e rekrutimit, karrjerës së tyre dhe do të rrisin transparencën, ulin korrupsionin dhe barrën administrative ndaj biznesit, duke realizuar në finale standardizimin dhe formalizimin e biznesit dhe të ekonomisë shqiptare.

/a.r

Next Post
Kim Jong Un ‘pret në besë’ Trumpin, vijon me raketat balistike

Trump, i dashuruar me Korenë e Veriut: Ka potencial të madh ekonomik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha largohet me nxitim pas hedhjes së molotovëve drejt Kryeministrisë, mbrohet me çadra nga truprojat

Berisha largohet me nxitim pas hedhjes së molotovëve drejt Kryeministrisë, mbrohet me çadra nga truprojat

March 22, 2026
“Ndiqni flamujt”/ Tym dhe gaz lotsjellës para Kryeministrisë, marshimi zhvendoset drejt Bashkisë së Tiranës dhe ministrive

“Ndiqni flamujt”/ Tym dhe gaz lotsjellës para Kryeministrisë, marshimi zhvendoset drejt Bashkisë së Tiranës dhe ministrive

March 22, 2026
‘Grupi i zjarrit’ nuk mungon në protestën e PD, fshihet nën pankarta dhe me kapuçët e zinj

‘Grupi i zjarrit’ nuk mungon në protestën e PD, fshihet nën pankarta dhe me kapuçët e zinj

March 22, 2026
Pamjet me dron/ Bulevardi i boshatisur, Berishës nuk i shkojnë më në protestë as militantët (VIDEO)

Pamjet me dron/ Bulevardi i boshatisur, Berishës nuk i shkojnë më në protestë as militantët (VIDEO)

March 22, 2026
VIDEO/ Hidhen molotovë e fishekzjarrë në drejtim të Kryeministrisë, policia i shpërndan protestuesit me ujë e gaz lotsjellës

VIDEO/ Hidhen molotovë e fishekzjarrë në drejtim të Kryeministrisë, policia i shpërndan protestuesit me ujë e gaz lotsjellës

March 22, 2026
“Gati për të marrë pushtetin në Teheran”, flet kreu i opozitës iraniane në Shqipëri: Duhet menaxhuar periudha e tranzicionit

“Gati për të marrë pushtetin në Teheran”, flet kreu i opozitës iraniane në Shqipëri: Duhet menaxhuar periudha e tranzicionit

March 22, 2026
Nis protesta e opozitës, mbështetës dhe përfaqësues të PD-së marshojnë drejt Kryeministrisë

Nis protesta e opozitës, mbështetës dhe përfaqësues të PD-së marshojnë drejt Kryeministrisë

March 22, 2026
“Pasdite në shkollën e notit…”

“Pasdite në shkollën e notit…”

March 22, 2026
Protesta e opozitës, policia vendos autobot me ujë pranë vilës 31 për parandalimin e incidenteve të mundshme

Protesta e opozitës, policia vendos autobot me ujë pranë vilës 31 për parandalimin e incidenteve të mundshme

March 22, 2026
Kosova refuzuese dhe e mbyllur të dhemb në shpirt

Pse do bëhet shpejt porti i ri në Porto Romano?

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In