• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, reagon Gazment Bardhi: Përmbushëm detyrimet që dilnin nga vendimet e Kushtetueses

by S T
27/07/2024 16:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas votimit të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor ditën e djeshme, duke sqaruar se u respektuan 3 vendime të Gjykatës Kushtetuese dhe nuk është miratuar asnjë Reformë Zgjedhore.

Bardhi shkruan se në sesionin e ri parlamentar është detyra e opozitës që të vijojë përpjekjet për një Reformë Zgjedhore kuptimplotë.

Për këtë, apelon edhe partnerët ndërkombëtar që të nxisin përmbushjen nga Edi Rama të detyrimit për një Reformë Zgjedhore kuptimplotë, që jo vetëm reflekton rekomandimet e OSBE-ODIHR, por siguron edhe garancitë minimale për barazi të palëve në garë dhe zgjedhje të lira e të ndershme.

“Minimumi duhet të lejohet ajo që ju garantua Edi Ramës në 2013 kur ishte në opozitë. Kjo ndan demokracitë nga regjimet”, shkruan Bardhi në profilin e tij në Facebook.

Postimi i plotë i Gazment Bardhit:

Në votimin e djeshëm në Kuvend, nuk ka patur Reformë Zgjedhore, por vetëm zbatim të tre vendimeve të Gjykatës Kushtetuese! Reforma Zgjedhore kuptimplotë është bllokuar prej vitesh nga Edi Rama, dhe ata që për dy vite e lanë në heshtje, edhe pse ishin mandatuar për ta çuar përpara.

Pas përmbushjes së detyrimit për zbatimin e tre vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, në sesionin e ri parlamentar është detyra jonë që të vijojmë përpjekjet për një Reformë Zgjedhore kuptimplotë, që jo vetëm reflekton rekomandimet e OSBE-ODIHR, por siguron edhe garancitë minimale për barazi të palëve në garë dhe zgjedhje të lira e të ndershme. Minimumi duhet të lejohet ajo që ju garantua Edi Ramës në 2013 kur ishte në opozitë. Kjo ndanë demokracitë nga regjimet!

Por, përmes bllokimit të Reformës Zgjedhore, Edi Rama pasi detyroi rreth 900 mijë shqiptarë të largohen nga vendi për shkak të keqqeverisjes së tij 11 vjeçare, po u mohonte atyre edhe të drejtën e votës. Plani i tij i shpopullimit, parashikonte edhe pamundësinë e bashkëqytetarëve tanë që janë larguar nga Shqipëria për ta ndëshkuar potencialisht me votë qeverinë më të korruptuar në Europë.

Përmes votimit të djeshëm, Opozita, PD, arriti që të bëhet e mundur vota e të gjithë shqiptarëve që jetojnë jashtë Shqipërisë! Çdo vonesë e mëtejshme rrezikonte ta bënte të pamundur këtë të drejtë kushtetuese të bashkëqytetarëve tanë që jetojnë jashtë Shqipërisë.

Nga ana tjetër, opozita, PD, ndryshe nga sa ofronte sistemi në fuqi apo ai i propozuar nga PS, që zgjedhja preferenciale e qytetarëve për kandidatët për deputetë të kishte pothuajse zero efekt në përbërjen reale të Kuvendit pas zgjedhjeve, mundësoi që të paktën rreth 40 deputetë nga 140 gjithsej të jenë produkt i votës preferenciale të qytetarëve. Që të arrihej më shumë duhet konsensus nga të dyja palët, që fatkeqësisht nuk u ofrua nga pala tjetër.

Në emër të grupit parlamentar të PD apeloj partnerët tanë ndërkombëtar, veçanërisht Misionin e OSBE dhe Delegacionin e BE në Tiranë, që të nxisin, gjatë sesionit të ardhshëm parlamentar, përmbushjen nga Edi Rama të detyrimit për një Reformë Zgjedhore kuptimplotë, që jo vetëm reflekton rekomandimet e OSBE-ODIHR, por siguron edhe garancitë minimale për barazi të palëve në garë dhe zgjedhje të lira e të ndershme.

Shqipëria europiane bëhet realitet vetëm nëse vendi garanton zgjedhje të barabarta, të lira dhe të ndershme. Edi Rama nuk mund të pengojë për pushtetin e tij personal të ardhmen europiane të Shqipërisë.

Next Post

Për të gjithë demokratët që po mërziten me Berishën për listat

Comments 1

  1. shkurt 2014 says:
    2 years ago

    Ca permbushte ju,o shkerdhate cile detyrime Kushtetuese,ti dhe shoket tjere si ti ndytsira.Talle bythen me ju nji plake 80 vjecare,mose e gezofshi rinine tuaj.ju jeni turpi i njerzimit,mbani ere muti te gjithe pa perjashtim.

    Reply

Leave a Reply to shkurt 2014 Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qëlloi me armë zjarri dhe plagosi një person gjatë një konflikti, shpallet në kërkim 26-vjeçari në Bajram Curri

Qëlloi me armë zjarri dhe plagosi një person gjatë një konflikti, shpallet në kërkim 26-vjeçari në Bajram Curri

April 11, 2026
Dita Ndërkombëtare e Parkinsonit, mjekët: Është sëmundja e dytë më e shpeshtë në botë pas Alzheimer

Dita Ndërkombëtare e Parkinsonit, mjekët: Është sëmundja e dytë më e shpeshtë në botë pas Alzheimer

April 11, 2026
U plagos në sulmin ajror që i vrau të atin, dyshohet Mojtaba Khamenei është shpërfytyruar

U plagos në sulmin ajror që i vrau të atin, dyshohet Mojtaba Khamenei është shpërfytyruar

April 11, 2026
Trump: Ngushtica e Hormuzit do të hapet shumë shpejt, me ose pa pëlqimin e Iranit!

Trump: Ngushtica e Hormuzit do të hapet shumë shpejt, me ose pa pëlqimin e Iranit!

April 11, 2026
Ndarja nga jeta e Eliot Engel, Ambasada e Kosovës në SHBA: Një mik i vërtetë që na qëndroi pranë!

Ndarja nga jeta e Eliot Engel, Ambasada e Kosovës në SHBA: Një mik i vërtetë që na qëndroi pranë!

April 11, 2026
Nesër Pashkët! Mesazhi i kryepeshkopit Joan: Të bëhemi paqebërës në një botë që po shkatërrohet nga urrejtja

Nesër Pashkët! Mesazhi i kryepeshkopit Joan: Të bëhemi paqebërës në një botë që po shkatërrohet nga urrejtja

April 11, 2026
20 mijë vende pune dhe miliarda dollarë, ja sa fitime ka marrë SHBA-ja nga programi “Artemis” i NASA-s

20 mijë vende pune dhe miliarda dollarë, ja sa fitime ka marrë SHBA-ja nga programi “Artemis” i NASA-s

April 11, 2026
Fundjava sjell fluks të lartë lëvizjesh në pikën kufitare të Morinës, mijëra qytetarë vijnë në Shqipëri për pushime

Fundjava sjell fluks të lartë lëvizjesh në pikën kufitare të Morinës, mijëra qytetarë vijnë në Shqipëri për pushime

April 11, 2026
Përfshihet nga flakët gjatë natës një bujtinë në një fshat të Librazhdit, shkaktohen dëme të mëdha materiale

Përfshihet nga flakët gjatë natës një bujtinë në një fshat të Librazhdit, shkaktohen dëme të mëdha materiale

April 11, 2026
Eliot Engel u nda nga jeta mbrëmjen e djeshme, Begaj: Mik i madh i popullit shqiptar dhe zë i fortë për ne

Eliot Engel u nda nga jeta mbrëmjen e djeshme, Begaj: Mik i madh i popullit shqiptar dhe zë i fortë për ne

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In