• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Politikë

Ndryshimet në Kodin Rrugor/ Debat për parkingjet me pagesë, Gështenja: Në një rrugë 50% të jetë për parkime falas

by Java News
20/12/2022 11:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prej më shumë se 40 minutash në Komisionin e Veprimtarisë prodhuese ligjëvënësit po përpiqen të gjejnë dakortësinë për një nga pikat e propozuara për kodin rrugor. Deputeti i PD-së, Lefter Gështenja ka propozuar që çdo rrugë të ketë 50% të parkimeve me pagesë.

Sipas Deputetit, Lefter Gështenja, ndarja e parkimeve me pagesë duhet të jetë mbi bazën e nocionit “rrugë”, ndërsa për mazhorancën duhet të jetë nocioni “zonë”. Edhe propozimi i Kryetarit të Komisionit, Arben Pëllumbi, që të lihen të dyja nocionet dhe të jetë e Këshilli Bashkiak që ta implementojë ndryshimin në varësi të zonës dhe rrugës, nuk është pranuar nga Gështenja.

Debati i plotë
Lefter Gështenja: Numri i posteve në të gjitha rrugët duhet të jetë minimum 50% pa pagesë. Për të mos lënë hapësira që pushteti vendor ikujtdo krahu qoftë, të mos abuzojë, por ta sanksionojmë me kod.

Mos themi me zona, por me rrugë, pasi me zona, pasi do ndodhi që në qendër të qytetit do jetë me pagesë dhe pjesa skajore do jetë pa pagesë, aty ku ka interes publiku pra bëhet me pagesë, jo! Tani dhe të ndahet me rrugë, gjysma e rrugës me pagesë, gjysma pa pagesë. Marrim një rrugë në Tiranë, që ka 100% rrugë me pagesë, jo ne e lëmë 50 me 50%, Nga bashkia s’kemi patur ndonjë shkresë apo reagim për ta kundërshtuar…

Arben Pëllumbi: Unë e kam marrë një opinion në bazë të tekstit original, kemi bërë këtë arsyetim dhe këtu, Bashkia ka dhënë dakortësi, nëse bëjmë këtë gjë, do kemi rrugë të tilla, do na stacionohen makinat. Bëmë dhe diskutimin, që u shërbejnë me shumë… Kam hall se mos na krijon më shumë probleme, se lehtësira.

Baftjar Zeqaj: Nuk besoj se asnjë qytet tjetër të plotësoj 10% me pagesë. Nuk është asnjëlloj problem, në Fier para 5- 6 vitesh, 97% ishte pa pagesë. Qytetet e tjera jashtë Tiranës, se besoj se kapin 10% të Tiranës. Nuk është ky një shqetësim shumë i madh, s’kemi pse e diskutojmë, s’ka problem, nuk është shqetësim. S’kam informacion zyrtar, por jam i sigurt që dhe Tirana 30-40% me pagesë. Unë jam për blloqe, të mos hymë kaq thellë te rruga. Nuk është shqetësim parkimi në vendin tonë, por rregulli! Të mos krijohet kauzë, të mos ngelet një makinë e parkuar aty se është e prishur dhe s’po gjendet pjesa që duhet zëvendësuar…

Blendi Gonxhja: Rruga e Kavajës nis në qendër dhe vijon deri pas Kombinatit.. Si do e ndajmë me segmente, kryqëzime, pastaj duhet të hynim dhe te koncepti rrugë.

Lefter Gështenja: Ne po diskutojmë për diçka, që është njësoj e matëshme, kjo është lehtësisht e matshme. Të mënjanojmë abuzimin nga bashkitë. Ta kenë me rrugë të ndarë.

Arben Pëllumbi: Dhe me rrugë nuk e zgjidh këtë gjë. Sepse i bije që rruga e Kavajës shkon nga qendra te 21 dhjetori me pagesë, nga 21 dhjetori deri tek Ura e Lanës te pallati me shigjeta pa pagesë, nuk na bije me sens.

Bushati i PD: Si zgjidhet teknikisht problem kur dikush lë makinën aty dhe nuk e lëviz për një kohë shumë të gjatë?

Blendi Gonxhja: Për mjetet që stacionohen për një kohë të gjatë, ne i heqim me karrotrecë. Kemi aplikuar heqjen e targave përpara disa kohëve, ndërsa tani nuk po aplikohet më. Heqja e këtyre mjeteve që zënë hapësirat publike, ka raste që u shfrynë gomat apo që drejtuesi, pronari ka ikur jashtë vendit.

Deputet i PD, Flamur Hoxha: Rrugë apo zonë janë krejtësisht të ndryshme. Unë mendoj se Nocioni rrugë është me racionale dhe duhet t’ja lëmë më pas këshillit bashkiak që marrin vendim.

Fadil Nasufi, PS: Vullneti i palëve është pozitiv, por po na merr kohë. Nocioni rrugë lidhet me zonën ku udhëton mjeti, Nocioni parkim, është hapësira ku ndalon mjetet. Qendrat janë drejt mundësisë së zgjidhjes me pagesë, apo abonimit nga bizneset. Prandaj për të gjetur një konsensusin. Të mbetet dhe zona dhe rrugë.

Laert Duraj, PS: Flasim për Tiranën se këtu është problem. Propozimi i Deputetit Gështenja i përzien këto. Dhe mjetet mund të parkojnë përpara bizneseve dhe prishin dhe punë në thelb. Thjesht do prishim ekuilibrat e bizneseve para dhe pas. Ne s’ja lehtësojmë jetën qytetareve.

Arben Pëllumbi: Propozim rrugë ose zona…

Xhelal Mziu: E bëjmë nocionin rrugë kryesore… Unë kam një shqetësim tjetër që në çdo rrugë, policët presin që një makinë të ndaloj qoftë dhe 1 minutë për të blerë diçka në një furrë buke, farmaci, apo ushqimore dhe menjëherë policia bashkiake vendos masë administrative. Është absurd që në 2 minuta kohë, ti duhet të marrësh 3 000 lekë gjobë, që ty të duhet tetë orë rrugë.

/s.f

Next Post
Rrëfehet para drejtësisë Eva Kaili: Udhëzova babanë për të fshehur valixhet me para

Rrëfehet para drejtësisë Eva Kaili: Udhëzova babanë për të fshehur valixhet me para

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga skandali në SHISH, protesta, te kriza e opozitës, Ben Andoni: Jemi në një periudhë dekadence cinike dhe përbuzëse

Nga skandali në SHISH, protesta, te kriza e opozitës, Ben Andoni: Jemi në një periudhë dekadence cinike dhe përbuzëse

October 3, 2026
Dështimi i ekzekutimit me injeksion vdekjeprurës në SHBA, e dënuara mbetet gjallë pas dy dozave, dorëhiqet kreu i burgjeve!

Dështimi i ekzekutimit me injeksion vdekjeprurës në SHBA, e dënuara mbetet gjallë pas dy dozave, dorëhiqet kreu i burgjeve!

October 3, 2026
Trajneri i Finlandës shpjegon fitoren e pazakontë përballë Shqipërisë: Nuk fajësoj askënd

Trajneri i Finlandës shpjegon fitoren e pazakontë përballë Shqipërisë: Nuk fajësoj askënd

October 3, 2026
Ja notat e lojtarëve të Shqipërisë pas humbjes, kush dështoi dhe kush shkëlqeu ndaj Finlandës?

Ja notat e lojtarëve të Shqipërisë pas humbjes, kush dështoi dhe kush shkëlqeu ndaj Finlandës?

October 3, 2026
Panik në një kopsht në Korçë, 6 fëmijë përfundojnë në spital! Ja dyshimet e para

Panik në një kopsht në Korçë, 6 fëmijë përfundojnë në spital! Ja dyshimet e para

October 3, 2026
Trump rikthen premtimin për 5 mijë dollarë për çdo amerikan, ja çfarë do të ndodhë nëse republikanët fitojnë zgjedhjet e nëntorit

Trump rikthen premtimin për 5 mijë dollarë për çdo amerikan, ja çfarë do të ndodhë nëse republikanët fitojnë zgjedhjet e nëntorit

October 3, 2026
Berisha publikon pamjet nga Korça, qytetarët i kthehen ashpër: Pse nuk të ftoi ambasadori amerikan në pritje?

Berisha publikon pamjet nga Korça, qytetarët i kthehen ashpër: Pse nuk të ftoi ambasadori amerikan në pritje?

October 3, 2026
Veliaj i rrethuar me heshtje pas një propozimi dinjitoz për reformën territoriale

Veliaj i rrethuar me heshtje pas një propozimi dinjitoz për reformën territoriale

October 3, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Cinizmi ynë i performancës

October 3, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Letoni, votimi zhvillohet nën hijen e Rusisë

Zgjedhjet parlamentare në Letoni, votimi zhvillohet nën hijen e Rusisë

October 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com