• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Ndryshimet në Kodin Penal, të nxituara”/ Hajdari: Nuk do votoj. Ja kur mblidhet tryeza për “Zgjedhoren”

by Java News
14/04/2020 16:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetarja e Grupit Parlamentar Demokrat Rudina Hajdari i sheh të panevojshme ndryshimet në Kodin Penal sa i përket ndëshkimeve për ata që shkelin masat e marra prej koronavirusit.

Në një intervistë për Report tv, Hajdari mendon se këto ndryshime nuk mund të zbatohen.

“Grupi demokrat e ka disktuar dhe jemi në të njëjtin mendim se ndryshimet në Kodin Penal janë të nxituara, të panevojshme të pajustifikuara dhe të pazbatushme. Jemi në një situatë goxha të menaxhueshme. Nuk besoj se këto masa janë të nevojshme. Nëse ka vakum të Kodi Penal duhet tparë në vijim, duhet diskutuar me ekspertë dhe jo në këtë mënyrë, sepse i gjithë informacioni është centralizuar, nuk ka transparencë se çfarë po ndodh. Ne duhet patjetër që t’ja dalim dhe nëse thirrjet për bashkëpunim janë të sinqerta nuk duhet të mbajë informacionin të centralizuar”, shprehet Hajdari.

Grupi parlamentar demokrat i ka bërë kërkesë Kuvendit të Shqipërisë për të shtuar edhe 1 orë në diskutime në seancën e 16 prillit pasi sipas tyre 2 orë nuk janë të mjaftueshme për të diskutuar 24 çështje.

“E kemi parë me vëmendje çështjen e orarit dhe e kemi diskutuar edhe në Konferencën e Kryetarëve, duke qenë se kemi pasur në mendje të kufizojmë kohën dhe mos të qendrojmë në parlament për një kohë shumë të gjatë. Por mendoj se koha prej 2 orësh është shumë e pakët lidhur me pikat që do të kemi në rendin e ditës për seancën e datës 16 prill, që do të jetë një seancë e jashtëzakonshme. Për ti ardhur në ndihmë deputetëve, për dëshirën që ata kanë që të diskutojnë mbi këto pika dhe ne nuk duhet t’ia kufizojmë fjalën sepse kemi vendosur që të kemi  variantin që u disktutua për të pasur të gjithë deputetët të pranishëm, e për këtë arsye nuk duhet tu kufizojmë as fjalën. Unë i kam bërë një kërkesë kryetarit të Kuvendit që të shtyj këtë kohë që kemi në dispozicion, deri në 3 orë jo dy orë që të kemi më shumë kohë”, shprehet Hajdari.

Ndërsa për reformën zgjedhore që është shtyrë për në qershor, Hajdari shprehet se brenda 2 muajve tryeza e reformës do të mblidhet.

“Gjendja aktuale e ka bërë dhe mënyrën si kemi operuar me reformën zgjedhore por afatet duhen respektuar. Ne kemi një hark kohor që duhet ta respektojmë. Do gjejmë një akt veprimi se si do vijojmë, por brenda këtij harku 2 mujor do mundohemi të ulemi dhe të shohim mënyrën më efikase për të diskutuar për reformën zgjedhore”, thotë ajo.

g.kosovari

Next Post
“Patriotët njihen në kohë të vështira”, kryeinspektori Hajdari takime me sipërmarrësit e peshkimit

“Patriotët njihen në kohë të vështira”, kryeinspektori Hajdari takime me sipërmarrësit e peshkimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Veliaj në burg është paradoks juridik”, ish-prokurori: Ngërçi duhej zgjidhur ligjërisht

“Meraku i tij janë familja dhe fëmijët”, Ndreca: Veliajt iu ndalua komunikimi me të afërmit

October 28, 2026
“Pa ujë, pa drita”, Veliaj nga burgu i Fierit: Jam në një korridor me 3 vrasës të dënuar me burgim të përjetshëm

“Pa ujë, pa drita”, Veliaj nga burgu i Fierit: Jam në një korridor me 3 vrasës të dënuar me burgim të përjetshëm

October 28, 2026
Persekutimi gjyqësor ndaj Veliajt, pse dhëndri i Berishës gjykohet në liri me të njëjtat akuza!

Pse u transferua Veliaj në burgun e Fierit? Gazetarja zbulon çfarë do të ndodhë gjatë 10 ditëve të ardhshme

October 28, 2026
Turqia kërkon zgjidhje diplomatike, çfarë ishte në fokus të një telefonate midis Trump dhe Erdogan

Turqia kërkon zgjidhje diplomatike, çfarë ishte në fokus të një telefonate midis Trump dhe Erdogan

October 28, 2026
Putin e cilëson Elon Musk “gjeni të vërtetë”: Jemi në kontakt të ngushtë me të

Putin e cilëson Elon Musk “gjeni të vërtetë”: Jemi në kontakt të ngushtë me të

October 28, 2026
“Do të krijojmë një qeveri të re”/ Eisenkot pas zgjedhjeve në Izrael: Do të sjellim ndryshimin

“Do të krijojmë një qeveri të re”/ Eisenkot pas zgjedhjeve në Izrael: Do të sjellim ndryshimin

October 28, 2026
Tragjedia hekurudhore në Spanjë, dalin audioregjistrimet: Kontrollori lejoi trenat të lëviznin pa konfirmuar distancën e sigurisë

Tragjedia hekurudhore në Spanjë, dalin audioregjistrimet: Kontrollori lejoi trenat të lëviznin pa konfirmuar distancën e sigurisë

October 28, 2026
Momente prekëse në Spanjë, i riu ribashkohet me familjen pas aksidentit hekurudhor (VIDEO)

Momente prekëse në Spanjë, i riu ribashkohet me familjen pas aksidentit hekurudhor (VIDEO)

October 28, 2026
Flavio Bolsonaro falenderon Trumpin dhe premton të drejtojë opozitën braziliane nga SHBA

Flavio Bolsonaro falenderon Trumpin dhe premton të drejtojë opozitën braziliane nga SHBA

October 28, 2026
“40% e shqiptarëve në kufijtë e varfërisë”, Zogaj: Paketa e Ramës duket si improvizim, taksat rrezikojnë punësimin

“40% e shqiptarëve në kufijtë e varfërisë”, Zogaj: Paketa e Ramës duket si improvizim, taksat rrezikojnë punësimin

October 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In