Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës në bashkëpunim me Institutin për Politikat Publike dhe Mirëqeverisjen kanë paraqitur në Gjykatën Kushtetuese ankimimin për disa nga nenet në Kodin Penal të ndryshuar.
Në një prononcim për ATSH-në, kreu i DHTI-së, Nikolin Jaka, tha se DHTI në bashkëpunim me IPPM kanë pajtuar një avokat për të ndjekur procedurat në Gjykatën Kushtetuese.
Jaka tha se kemi kërkuar interpretimin ligjor dhe kushtetues nga 9 gjyqtarët e organit më të lartë të drejtësisë në Shqipëri. Ndryshimet në Kodin Penal përfshijnë gjithsej 14 nene të reja që përcaktojnë dënime deri në 10 burg për shkelje të legjislacionit tatimor.