• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ndryshimet në kodin penal/ Balla: Meta do i kthejë ligjet se s’mendon për shqiptarët por për interesin e opozitës

by Java News
18/07/2019 11:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla solli në Kuvend 7 propozimet e socialistëve lidhur me ndryshimet në kodin penal lidhur me qetësinë publike, siguria shëndetësore, sigurisë ushqimore, mbajtjen e armëve pa leje, mbrojtjes së mjedisit dhe kodin elektoral.

Balla tha se ky Kuvend ka bërë një prej gjërave për të mira në 28 vite atë të bllokimit të ushtrimit të lojërave të fatit.

“Ky Kuvend ka bërë një prej gjërave për të mira në 28 vite atë të bllokimit të ushtrimit të lojërave të fatit. Amendamentet e kuadrit ekzistues të Kodit Penal për rendin dhe qetësinë publike janë pasojë e kërkesave në rritje të qytetarëve. Nuk shkon dot në një bregdet shqiptar teksa pranë hotelit dhe shtëpisë ku ke marrë përsipër të çosh familjen për pushime të vjen një boom boom dhe vetëm pushime nuk mund të quhen. Propozojmë edhe dekriminalizimin e gabimit mjekësor kur këto pasoja nuk vijnë si pasojë e një gabimi njerëzor. Mjekësia nuk është një shkencë ekzakte por një nga detyrat e shërbimit publik. Propozojmë ashpërsimin e dënimeve për mbajtjen e armëve. Paraardhësit tuaj këtu vinin me flakadanë. Bëhet fjalë vetëm për ato që bien në kundërshtim me ligjin. Nuk po flas për fishekzjarrët e fëmijëve të moshës së Lulzim Bashës. Ishim i vetmi vend që nuk kemi penalizim të transportit të fishekzjarreve duke rrezikuar jetën e qytetarëve. Mjedisi në këtë vend nuk mbrohet si duhet me ligj dhe kod penal. Ky legjsilacion duhet të plotësohet”, deklaroi Balla.

Kreu i grupit socialist deklaroi se sot adresohet disa ndryshime të rëndësishme në ligje me sigurinë ushqimore që lidhen pikërish me një prej fushave më shqetësuese.

Sipas tij ky është një debat që duhet zhvilluar me orë të tëra dhe në katër muajt e sesionit të ri na duhet një politikë për sirgurinë ushqimore që ato që blejmë të kemi siguri.

Balla tha se është i vetëdijshëm se Meta do i kthejë këto ligje në Kuvend pasi nuk mendon për interesin e shqiptarëve por për atë të opozitës.

“Buka të jetë e cetfikuar. Çdo dyqan buke të ketë një tabelë analize për të treguar nga vijnë përbërësit e saj. Kjo që po e bëjmë sot është që fëmijët tanë të jenë më të sigurtë. Në një shoqëri demokratike dhuna nuk lejohet dhe ky duhet të jetë qëndrimi i këtij parlamenti përballë nesh . Opozita ka të gjithë të drejtën e tij të protestojë. Ka pasur dhe do vazhdojë të ketë pasoja. Nuk ka ndonjë dyshim se këto ndryshime Meta do na i kthejë për t’i votuar në shtator si një partner i opozitës. Nuk kam asnjë dyshim që Ilir Meta nuk ka më sy dhe veshë për të dëgjuar ato që duan shqiptarët por për të dëgjuar ato që duan Lulin, Saliun dhe Monikën. me të filluar shtatorin këto do jemi dhe ne prapë do t’i votojmë. Ritheksoj se në këtë vend pa dyshim që ka mjekë të papërgjegjshëm”, tha Balla.

Deputeti socialist deklaroi në fund të fjalës së tij se shtatori po vjen, dua t’iu them se në shtator na pret një punë shumë intensive që t’i japim Shqipërisë një kod elektoral që të mos ketë më problematika si në gjithë këto vite.

g.kosovari

Next Post
I futi në kurth të gjithë, por FBI-së i kërkohet të hetojë aplikacionin FaceApp

I futi në kurth të gjithë, por FBI-së i kërkohet të hetojë aplikacionin FaceApp

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosën me thikë 33-vjeçarin në Gjirokastër, arrestohen 2 persona, një tjetër në kërkim

Abuzoi seksualisht me të miturin! Në kërkim 17-vjeçari, dyshohet se është larguar në Greqi

April 2, 2026
“Oficerë sigurie edhe në shkollat 9-vjeçare”/ Zv.ministrja e Brendshme: Rojet do kalojnë në “vetting”

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Jam kurioze të shoh platformat

April 2, 2026
Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

April 2, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

April 2, 2026
“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

April 2, 2026
“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

April 2, 2026
Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

April 2, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Kosovë, kuvendi zhbllokon 121 mln euro, deputetët votojnë marrëveshjet për energjinë dhe rrugët pas krizës në Parlament

April 2, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

“S’ka celula iraniane në Shqipëri”, Haxhiu: Deklarata e ambasadës amerikane, e tepruar!

April 2, 2026
Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In