• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ndryshimet kushtetuese/ Spiropali: I hapin rrugë demokratizimit të mëtejshëm të zgjedhjeve

by Java News
30/07/2020 21:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Menjëherë pas ndryshimeve kushtetuese sot në Kuvendin e Shqipërisë janë shtuar sulmet dhe akuzat politike. Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali tha në Euronews Albania se votimi i sotëm në Kuvend ishte historik për ecurinë e demokracisë

“Ne nuk e shohim si një vënie kapaku, por e shohim si krijimi i mundësive të reja në skenën politike shqiptare. Besojmë se sot ishte në votim historik në Kuvendin e Shqipërisë, që i hap rrugë demokratizimit të mëtejshëm të procesit zgjedhor në Shqipëri”, tha ajo.

Kalimi i ndryshimeve kushtetues për listat e koalicionet me 106 vota “pro” është kundërshtuar nga opozita e bashkuar, por edhe nga presidenti i Republikës Ilir Meta. Sipas Spiropalit këto reagime janë të pritshme, ndërsa shtoi se ato fyerje tregojnë “nivelin dëshpërues të saj”.

“Janë të pritshme reagimet dhe kërcënimet. Patjetër, në raste se ulesh në tryezë edhe pret që pushteti të të jepet aty, dhe nëse pret që ndryshimet ligjore do të mundësojë të vish në pushtet pa ide, pa lider dhe pa punë, patjetër që do të kërcënojnë. Ato kërcënime janë dëshmia më e qartë se sa humbëse dhe e dëshpëruar është opozita shqiptare, e cila nuk ka mbërritur të krijojë as frymë dhe as mbështetje tek shqiptarët”, tha ajo.

Deputetja e PS-së shtoi më tej se përmes ndryshimeve të sotme, qytetarët shqiptarë kanë mundësi të zgjedhin jo vetëm liderin e partisë, por edhe deputetin që do t’i përfaqësojë në Kuvendin e Shqipërisë.

“Besoj se sot vumë gurin e themelit më të rëndësishmin në mundësimin e votës jo vetëm për partinë e liderin, por edhe për deputetin. Në ndryshimet kushtetuese nuk përcaktohen detajet e hapjes së listave apo koalicioneve, por vetëm sanksionohet që “jo më pak se 2/3 e listës duhet t’i nënshtrohet votimit preferencial”. Përmes ndryshimeve në ligj, shqiptarët kanë mundësinë të votojnë jo vetëm partinë, por edhe deputetin. Ne e kemi mundësuar këtë sot me 106 vota në Kuvend dhe i kemi bërë ftesë të hapur opozitës, që këto risi kushtetuese të përkthehen edhe në legjislacionin e zgjedhjeve. Kemi marrë mbrapsht kërcënime dhe shantazhe, por jemi të mësuar me këto sjellje. Kjo është një sjelljeje e dëshpëruar dhe me këtë jemi përballur edhe në 2017. Ky vendim historik është në të mirën  e vendit, por ne nuk mund të kurojmë frikërat e opozitës, por duam të kurojmë plagët e Shqipërisë”, tha Spiropali.

Pavarësisht tensioneve dhe akuzave,  ministrja Spiropali theksoi se Partia Socialiste është e hapur të ulet në tryezë me opozitën jashtëparlamentare, që ndryshimet kushtetuese t’i përkthejnë në ligj zgjedhor.

“Kemi votuar në Kuvend dhe do të implementojmë një sistem që e kanë shumë vende europiane. Partnerët kanë ndërmjetësuar një marrëveshje, e cila është votuar në Kuvend dhe kanë shprehur lëvdata për miratimin e asaj marrëveshje. Tani duhet të ulemi që këto risi kushtetuese t’i përkthejmë edhe në ligjin zgjedhor. Me këdo që është i gatshëm që të ulet në atë tryezë. Ftesa jonë ka qenë aty, gjithmonë e palëkundur. Opozita t’i lërë kërcënimet dhe fyerjet dhe daljet nga binarët institucionalë dhe të diskutojmë se si t’i bëjmë realitet”, theksoi Spiropali.

g.kosovari

Next Post
Ndryshimet në Kodin Penal, Hyseni: Vende më demokratike se Shqipëria e cilësojnë si akt terrorist përhapjen e virusit

Formula e re e koalicioneve? Deputeti i PS: Modalitetet teknike do i diskutojmë me çdo lloj opozite

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

April 7, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: Politika shqiptare në krizë, mungojnë kapaciteti dhe vullneti për zgjidhje

April 7, 2026
Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

April 7, 2026
Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

April 7, 2026
Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

April 7, 2026
Nazarko: Qëndrimin amerikan për 11 majin e lexojmë qartë te Kushner dhe Grenell

“Duhet të paguajmë borxhin”, Nazarko: Trump është marrë me shqiptarët

April 7, 2026
“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

Spahiu: Shqipëria s’do pranohet në BE nëse nacionalistët marrin pushtetin në Francë dhe Gjermani

April 7, 2026
Tri mesazhet e qarta dhe shpresëdhënëse të zgjedhjeve lokale

Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit

April 7, 2026
Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

April 7, 2026
Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In