• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Ndryshimet Kushtetuese, zbulohet drafti i ekspertëve të reformës në Drejtësi

by Java News
12/01/2016 18:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me propozimin e një të pestave të Kuvendit, Grupi i Ekspertëve të Nivelit të Lartë ka bërë edhe projekt-amendamentet kushtetuese të cilat parashikojnë ndryshimet. Lajmi konfirmohet nga vetë ekspertët, të cilët pasditen e sotme kanë publikuar projektligjin e plotë.

Një prej pikave është edhe përbërja e Gjykatës Kushtetuese nga 9 anëtarë, ndërsa Neni 136 shprehet se anëtarët e Gjykatës së Lartë emërohen nga presidenti me propozim të Këshillit të Lartë Gjyqësor. Nga ana tjetër drafti propozon që anëtarët e Gjykatës së Lartë të jenë me mandat 9-vjecar pa të drejtë emërimi.

Këshilli i Lartë Gjyqësor, 11 anëtarë, 5 zgjidhen nga Kuvendi me 3/5 e votave

“Këshilli i Lartë Gjyqësor përbëhet nga 11 anëtarë, gjashtë prej të cilëve zgjidhen nga gjyqtarët e të gjitha niveleve të pushtetit gjyqësor dhe pesë anëtarë zgjidhen nga Kuvendi nga radhët e juristëve jo gjyqtarë.

Anëtarët jo gjyqtarë zgjidhen me tri të pestat e të gjithë anëtarëve të Kuvendit mbi bazën e propozimeve, nga radhët e avokatëve, 1 anëtar, nga radhët e noterëve, 1 anëtar, nga trupa e pedagogëve të drejtësisë, 1 anëtar, nga trupa e pedagogëve jo gjyqtarë ose prokurorë të Shkollës së Magjistraturës, 1 anëtar, dhe nga shoqëria civile, 1 anëtar”- shkruhet në draftin e ekspertëve.

Sipas draftit të propozuar, kryeprokurori Llalla do duhet të lërë detyrën vitin tjetër

Prokurori aktual Adriatik LLalla i zgjedhur në 2013-n, duhet të lërë detyrën brenda 2 muajve pas konstituimit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Kjo strukturë krijohet brenda 6 muajve nga hyrja në fuqi e këtyre ndryshimeve. E përkthyer ndryshe, 8 muaj pas hyrjes në fuqi të ligjit, Shqipëria do të ketë një kryeprokuror të ri, ndërkohë që mandati i Llallës përfundon në 2018-n.

Mënyra e zgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese

“Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë, tre prej të cilëve emërohen nga Presidenti i Republikës, tre anëtarë emërohen nga Kuvendi dhe tre anëtarë emërohen nga mbledhja e përbashkët e Gjykatës së Lartë dhe e Gjykatës së Lartë Administrative. Anëtarët që emërohen nga Presidenti i Republikës dhe Kuvendi përzgjidhen nga lista e kandidatëve të hartuar nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi. Procedura e përzgjedhjes dhe emërimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese garanton standardet e kandidimit të hapur, konkurimit të ndershëm, transparencës dhe përzgjedhjes së kandidatëve më të kualifikuar.

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese zgjidhet me votim të fshehtë me shumicën e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, për një periudhë 3 vjeçare, pa të drejtë rizgjedhjeje”- shkruhet në draft.

Drafti ka marrë në konsideratë opinionin e Komisionit të Venecias sa i përket edhe buxhetit të Kushtetueses, i cili sugjeron ë të jetë i pavarur dhe mbi këtë organ qëndron vetëm Kushtetuta.

Në total bëhet fjalë për 58 nene të Kushtetutës që do të preken.

LEXONI DRAFTIN E PLOTË

Next Post

Kylie Jenner “pushton skenën” me trupin e saj dhe... (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
Situata pas kapjes së Maduros, SHBA: Jemi në koordinim të ngushtë me autoritetet në Venezuelë

“Maduro ka rënë shumë në peshë, studion Biblën dhe Kuranin në qelinë e burgut në Nju Jork”

November 9, 2026
“Nuk ka provim 100% në shqip”/ Mickoski kundër studentëve shqiptarë: Pjesa praktike vetëm në gjuhën maqedonase

“Nuk ka provim 100% në shqip”/ Mickoski kundër studentëve shqiptarë: Pjesa praktike vetëm në gjuhën maqedonase

November 9, 2026
Arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Gjermani, u var pas trenit pasi nuk kishte biletë

Arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Gjermani, u var pas trenit pasi nuk kishte biletë

November 9, 2026
Baçi: Duhet të jetë lista 100% e hapur. Nuk duhen ruajtur deputetët që kanë frikë elektoratin

Baçi: Duhet të jetë lista 100% e hapur. Nuk duhen ruajtur deputetët që kanë frikë elektoratin

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In