Në nisje të seancën së sotme plenare që sipas premtimit të bërë nga kreu i qeverisë, Rama, do të votohet hapja e listave dhe ndryshimet kushtetuese sipas paktit me opozitën parlamentare, deputeti Kujtim Gjuzi ka lëshuar kritika në adresë të kryeministrit.
Sipas tij, me këtë projket për ndryshime në kushtetutë preken partitë politike.
“Kryeministri do flasë 50 minuta, deputetet nga 1 minutë, këtu janë 8 parti politike, të anashkaluara me projektin që vjen sot për të ndërhyrë në kushtetutë, preken të drejtat e partive politike me këtë projekt. Rama mund të bënte të pamundurën që ti hiqte komisionerët partiakë por jo ta rriste pragun, nëse nuk vidhen zgjedhjet ne jena këtu, por nëse ka vjedh zgjedhjet pastaj, ajo është Partia Komuniste, dhe pastaj Partia e Punës dhe administratën e keni disponibël ju, ndaj doni ti vidhni zgjedhjet”, tha ai.
g.kosovari











