• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Ndryshimet klimatike, Balluku nga COP 28: Synojmë rritjen e burimeve të rinovueshme për energjinë

by Java News
05/12/2023 21:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria, bashkë me 122 shtete të tjera firmosën një marrëveshje të përbashkët për t’u angazhuar në përpjekjet për të frenuar ndryshimet klimatike në Emiratet e Bashkuara Arabe.

“Sot ka qenë një tjetër ditë e rëndësishme në COP 28 që zhvillohet në Dubai. Një javë totalisht e fokusuar tek ndryshimet klimaterike dhe të gjithë aksionet që duhen ndërmarrë globalisht për të shpëtuar planetin tokë. Ka pasur takime të liderëve, të mbarë botës, por është vazhduar edhe me takime të tjera në nivelin Ministerial, siç ishte dita e sotme, ku 123 vende kanë firmuar një deklaratë të përbashkët, me angazhime të mirëfillta për çdo qeveri.

Duhet thënë se një nga angazhimet më të rëndësishme është ai i trefishimit të fuqisë së instaluar të burimeve të rinovueshme në shkallë globale deri në vitin 2023 me 11 mijë gigavatorë. Gjithashtu jemi angazhuar që në vitet në vazhdim ne do të kemi një rritje të mbrojtjes së efiçencës së energjisë me 2% akoma më shumë, nga 2% në 4%. Në ndërkohë, duhet vendosur efiçenca energjetike në krye të listës së çdo projekti, të çdo politike dhe të çdo angazhimi qeveritar për këto 123 vende të cilat kanë pranuar këtë deklaratë”, tha Balluku.

Nga ministeriali i zhvilluar në kuadër të COP 28, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, njëherazi zëvendëskryeministre, Belinda Balluku garantoi angazhimin e vendin në këtë nismë, veçanërisht duke diversifikuar dhe arritur eficencën energjetike.

“Për ti arritur të gjitha këto shtetet janë angazhuar të adoptojnë politikat e tyre lokale dhe gjithashtu të vendosin targete të larta dhe të fokusohen në rritjen e kapaciteteve të energjisë së rinovueshme, si dhe të efiçencës së energjisë. Gjithashtu kanë marrë angazhim 123 shtete, të njohin dhe të adresojnë nevojën për bashkëpunim më të ngushtë ndërkombëtar, bazuar në inovacion dhe në teknologjitë e reja që përdoren për prodhimin e energjisë, por dhe për efiçencën energjetike.

Duhet thënë se në këtë tryezë të nivelit të lartë, ku morën pjesë të gjithë ministrat përfaqësues të energjisë dhe të klimës për 123 vende, u shpreh qartë se çdo vend duhet që ta kostumizojë këtë politikë duke arritur kështu të gjitha targetet për të ardhmen.

Gjatë Ministerialit të zhvilluar në kuadër të COP 28, sot në emër të Qeverisë Shqiptare dhe në emër të Kryeministrit Rama, kam arritur që të paraqes të gjitha arritjet në fushën energjetike përsa i përket diversifikimit të burimeve të rinovueshme që Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka ndërmarrë, sigurisht të gjitha projektet e reja të cilat do të kontribuojnë në ato targete që unë përmenda, por edhe në politikat që Qeveria Shqiptare do të ndërmarrë në të ardhmen dhe sidomos të gjithë incentivat dhe i gjithë motivimi që ne kemi dhënë për efiçencën e energjisë duke qenë të bindur se është çelësi i suksesit për të arritur të gjitha targetet e mundshme”, shtoi ajo.

Next Post
Ulet prodhimi i barnave/ Konferenca ne Tiranë: Si do ta zgjidhim?

Ulet prodhimi i barnave/ Konferenca ne Tiranë: Si do ta zgjidhim?

Comments 1

  1. shkurt 2014 says:
    3 years ago

    Me industrine e madhe qe ka vendi jone,ktu do i merrni masat ju si qeveri,masat tuaja jane si e si te arrini te vjedhni cdo takse te qytetarve me koncensionet qe favorizoni oligaket tuaj.Industria me e madhe ne vendin tone eshte,ne makinat,ose me mire me thene fundrrinat qe vijne ne vendin tone.Ju skeni turp i mendoni shqiptaret ashtu sic i mendonin babadharet tuaj,kafshe,ne te vertete kafshe jeni ju te quajtur qeveritare.Ju para parase keni humbur cdo gje,edhe familjet.Eshte i mjere atije qe i humbe dinjiteti para parase.Ju kane verbuar syte,mose harroni vareni vethe do ta paguani si frengu pulen,per kto qe i keni bere ju poullit.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dronët ukrainas godasin sërish Rusinë, zjarr në magazinën e gjigantit Wildberries

Dronët ukrainas godasin sërish Rusinë, zjarr në magazinën e gjigantit Wildberries

August 3, 2026
Berisha anti-SHBA ose vesi del me shpirtin dhe Gonja, ‘biri i erës’

Huaja 302 milionë dollarë mes Kushtetutës, non grata-s dhe Uashingtonit

August 3, 2026
Garancia Evropiane / Sala: Plani i Veprimit 2026–2030 do të mbështesë rreth 100 mijë fëmijë në nevojë

Garancia Evropiane / Sala: Plani i Veprimit 2026–2030 do të mbështesë rreth 100 mijë fëmijë në nevojë

August 3, 2026
Greqia në luftë me flakët, zjarri në Atikën Perëndimore del jashtë kontrollit, evakuime dhe operacione nga toka dhe ajri

Greqia në luftë me flakët, zjarri në Atikën Perëndimore del jashtë kontrollit, evakuime dhe operacione nga toka dhe ajri

August 3, 2026
Akuzat: SHBA dhe Izraeli kanë ‘gisht’ në valën e emigrantëve marokenë drejt Spanjës!

Akuzat: SHBA dhe Izraeli kanë ‘gisht’ në valën e emigrantëve marokenë drejt Spanjës!

August 3, 2026
Fokusi te “Shqipëria 2030”/ Publikohet agjenda e detajuar e Samitit të IV të Diasporës

Tej retorikave për hapje konsullatash dhe një paralele

August 3, 2026
Renditja e Eurostat, Shqipëria mes vendeve më “elegante” të Europës

Renditja e Eurostat, Shqipëria mes vendeve më “elegante” të Europës

August 3, 2026
Maroku fajëson rrjetet sociale për valën masive të emigrantëve drejt Spanjës

Maroku fajëson rrjetet sociale për valën masive të emigrantëve drejt Spanjës

August 3, 2026
Debate për Covidin në SHBA/ Robert Kennedy Jr. sulmon Faucin: Dëmin më të madh e shkaktuan izolimet

Debate për Covidin në SHBA/ Robert Kennedy Jr. sulmon Faucin: Dëmin më të madh e shkaktuan izolimet

August 3, 2026
Dialogu, Liria Fetare dhe Kohezioni Shoqëror

Një Shekull diplomaci shqiptare, kujtesë dhe vizion

August 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com