• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ndryshimet e reja në Kodin e Familjes: Bashkëjetuesve gay apo çifteve të tilla nuk u lejohet birësimi i fëmijëve

by Java News
30/10/2021 16:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria ka depozituar prej një viti në Kuvend një paketë me ndryshime në Kodin e Familjes, lejohet birësimi nga një person i vetëm dhe personat që janë bashkëjetues me kusht që bashkëjetesa të jetë mes burrit dhe gruas.

Çiftet dhe bashkëjetuesit gay nuk mund të birësojnë fëmijë. Kështu parashikon një nismë ligjore për disa ndryshme në Kodin e Familjes, depozituar në Kuvend nga qeveria që në muajin nëntor të vitit 2020, por që deri më sot nuk është planifikuar për shqyrtim dhe miratim. Për herë të parë parashikohet që mund të birësojë fëmijë një person i vetëm dhe personat që janë bashkëjetues, por vetëm sipas nenit 163 të Kodit të Familjes. Neni 163 parashikon që “Bashkëjetesa është një bashkim fakti midis burrit dhe gruas që jetojnë në çift, e karakterizuar nga një jetë e përbashkët, që paraqet një karakter stabiliteti dhe vazhdueshmërie”.

Kufizimi sqarohet edhe në relacionin e projektligjit, duke nënvizuar ‘çiftet heteroseksuale’, pra që tërhiqen nga seksi i kundërt.

“Nisur nga evoluimi i shoqërisë shqiptare drejt pranimit të bashkëjetesës jashtë martesës, nga rritja e numrit të bashkëjetesave, si edhe nga fakti që bashkëjetesa e vazhdueshme dhe e qëndrueshme e një burri dhe një gruaje njihet si formë e krijimit të familjes nga legjislacioni shqiptar, është vlerësuar nga hartuesit e këtij projektakti t’u njihet e drejta për të birësuar një të mitur së bashku edhe dy bashkëjetuesve heteroseksualë, që janë të angazhuar në një bashkëjetesë të vazhdueshme dhe të qëndrueshme, sipas kuptimit që neni 163 i Kodit i jep bashkëjetesës. Kjo zgjidhje është në përputhje me standardet e vendosura nga Konventa e rishikuar e KiE-së “Për birësimin e fëmijëve”, e vitit 2008. Sipas pikës 2, të nenit 7, të Konventës, shtetet janë të lira ta shtrijnë birësimin edhe për çiftet heteroseksuale që bashkëjetojnë në një bashkëjetesë të qëndrueshme. Kjo nuk është një normë detyruese e Konventës”, thuhet në relacion.

Kodi në fuqi, në nenin 242, parashikon birësimin vetëm nga personat që janë bashkëshortë. “I mituri nuk mund të birësohet nga shumë persona, përveç rastit kur ata janë bashkëshortë.

Birësimi i ri lejohet pas vdekjes së birësuesit ose të birësuesve apo pas vdekjes së njërit prej birësuesve, në qoftë se kërkesa është paraqitur nga bashkëshorti i ri i birësuesit”.

Ndërkaq, neni 242, propozohet që të ndryshojë me këtë përmbajtje: “I mituri mund të birësohet nga një person i vetëm ose nga persona që janë bashkëshortë ose bashkëjetues sipas përcaktimeve të nenit 163, të këtij Kodi, që kanë bashkëjetuar në mënyrë të qëndrueshme dhe të vazhdueshme për të paktën 3 vjet. Birësuesi ka të drejtë të bëjë disa birësime, me akte të njëpasnjëshme. Birësuesit i jepet përparësi nëse ka birësuar vëllain ose motrën e të miturit që synohet të birësohet, nëse paraqet kërkesë për birësimin e motrave dhe vëllezërve të tjerë, ose nëse shfaq gatishmërinë për të birësuar të mitur që gjenden në kushte të vështira shëndetësore ose sociale. Kanë të drejtë të birësojnë birësuesit që kanë fëmijë biologjikë. Birësimi i ri i të miturit lejohet vetëm në këto raste: a) Pas vdekjes së birësuesit ose të birësuesve; b) Pas vdekjes së njërit prej birësuesve, në qoftë se kërkesa për birësim paraqitet nga bashkëshorti ose bashkëjetuesi i ri i birësuesit; c) Nëse i mituri është birësuar nga një person i vetëm dhe kërkesa për birësim paraqitet nga bashkëshorti ose bashkëjetuesi i tij; ç) Nëse birësimi i mëpasshëm është i justifikuar nga shkaqe me rëndësi, që përligjen nga nevoja e mbrojtjes së interesit më të lartë të të miturit”.

Për ndryshimet në Kodin e Familjes ka një ndjeshmëri të lartë publike. Ditët e fundit ka sjellë reagime të forta vendosja e termave ‘Prindi 1’ dhe ‘Prindi 2’ në një pyetësor, në vend të termave ‘mamaja’ dhe ‘babai’. Formulari është vënë në duart e prindërve të fëmijëve në çerdhet dhe kopshtet publike e private në Tiranë. Bashkia e Tiranës, përmes një reagimi zyrtar, tha se i vetmi formulat që ky institucion u ka dhënë prindërve është ai i momentit të regjistrimit të fëmijëve në çerdhe apo kopshte. Formulari i mohua edhe nga Ministria e Arsimit, e cila u shpreh për Report Tv, se as në shtet as në privat nuk ka një formular të tillë që të jetë bërë nga drejtoritë arsimore, duke shtuar se rasti po verifikohet.

Ndërkaq, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar një plan veprimi 2021-2027, duke vendosur si objektiv mbrojtjen e të drejtave të Grupit të LGBT, duke paralajmëruar ndryshime në Kodin e familjes, ligjin për birësimin dhe ligjin për njohjen e identiteti gjinor, të cilat do t’u mundësojnë të drejta dhe trajtim të barabartë. Mbetet për t’u parë nëse ndryshimet e propozuara në Kodin e Familjes do të miratohen në Kuvend apo do të ketë një paketë me ndryshime të tjera. Çdo ndryshim në Kodin e Familjes miratohet me 84 vota, duke imponuar konsensus me opozitën. Shqiptarja.com

Next Post
Lule e qiri në zyrë/ Kolegët zhvillojnë homazhe për prokuroren e Elbasanit. Ndërroi jetë pas një beteje të gjatë me sëmundjen

Lule e qiri në zyrë/ Kolegët zhvillojnë homazhe për prokuroren e Elbasanit. Ndërroi jetë pas një beteje të gjatë me sëmundjen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kartoni i kuq i Bamir Topit

Kartoni i kuq i Bamir Topit

November 1, 2026
“100 mijë lekë për kokë”! Balla akuzon PD për financimin e protestuesve: Berisha tentoi të digjte selinë e PS

“Nuk qëllohet mbi Policinë, or trim”, Balla nxjerr videon nga protesta: Asnjë veprim i paligjshëm nuk do të mbetet pa vendosur autorin para ligjit!

November 1, 2026
Atentati me eksploziv ndaj Beqir Devollit, ja rolet e 4 autorëve të dyshuar të vrasjes

Atentati me eksploziv ndaj Beqir Devollit, ja rolet e 4 autorëve të dyshuar të vrasjes

November 1, 2026
Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ Përplasen tre makina, një person përfundon në spital

Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ Përplasen tre makina, një person përfundon në spital

November 1, 2026
Bullgaria vendos mes Moskës dhe Brukselit, Yliana Yotova fiton garën presidenciale, ja rezultatet nga sondazhet

Bullgaria vendos mes Moskës dhe Brukselit, Yliana Yotova fiton garën presidenciale, ja rezultatet nga sondazhet

November 1, 2026
Negociatat për Hormuzin, Irani pret përgjigjen e SHBA-së dhe kërcënon me sulme ndaj anijeve luftarake amerikane

Negociatat për Hormuzin, Irani pret përgjigjen e SHBA-së dhe kërcënon me sulme ndaj anijeve luftarake amerikane

November 1, 2026
“Opozita peng e Berishës”- Rexhaj: Rama kërkon të instalojë mekanizmin e ‘llogaridhënies qytetare’, fokusi te komunikimi me njerëzit!

Rexhaj: Në Serbi e majta dhe e djathta bashkohen për një kauzë, në Shqipëri ndodh e kundërta

November 1, 2026
Popullor, pa popull fare

Popullor, pa popull fare

November 1, 2026
Alarmi i ekspertit: Mielli për ëmbëlsira përdoret për bukë, ndërsa buka e zezë ngjyroset

Alarmi i ekspertit: Mielli për ëmbëlsira përdoret për bukë, ndërsa buka e zezë ngjyroset

November 1, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Pushtetit i afrohen ata që nuk e meritojnë!

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In