• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ndryshimet e reja në draftin e Reformës, hetim Presidentit, Kryeministrit që nga ‘91

by Aalison Pearse Stevens
14/06/2016 10:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mazhoranca është përpjekur të ofrojë një draft konsensual ndaj opozitës me qëllim kalimin në Kuvend të Reformës në Drejtësi. Por nga ana tjetër, në këto propozime janë reflektuar edhe një sërë mangësish të cilat u vunë re, sidomos sa i përket shtrirjes në kohë të gjykimit të ish zyrtarëve të lartë të shtetit, të cilët mund të kenë abuzuar apo të jenë përfshirë në veprimtari kriminale që lidhen kryesisht me korrupsionin apo pasurimin në mënyrë të paligjshme. Në dokumentin I cili pritet të diskutohet pas pak minutash në Komisionin e Posaçëm të Reformës, vihet re se ka disa ndryshime serioze krahasuar me draftin e e publikuar me 4 maj.

Ndryshimet krahasuese

Duke krahasuar të dy dokumentet vihet re se është zgjeruar rrezja e zyrtarëve të lartë që do të hetojë Prokuroria Speciale, personazhe të cilët më pas do të gjykohen nga Gjykata e Posaçme. Nëse në draftin e fillim majit shkruhej se kjo strukturë do të hetonte zyrtarë, të cilët kanë shërbyer 3 vitet e fundit dhe në vijim, ky kufizim është rrëzuar. Madje është saktësuar se do të hetohen të gjithë ata zyrtarë që kanë shërbyer që nga viti 91. Në këtë mënyrë rrëzohet mundësia e shpëtimit nga hetimi i zyrtarëve që kanë shërbyer në qeverinë e Berishës përfshirë këtu edhe Lulzim Bashën. Në këtë nen janë specifikuar 15 kategori zyrtarësh të lartë që do të hetohen nga Prokuroria Special.

“Gjykatat e Posaçme gjykojnë veprat penale të korrupsionit dhe të krimit të organizuar, si dhe akuzat penale kundër Presidentit, Kreut të Kuvendit, Kryeministrit, ministrave, gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë, Prokurorit të Përgjithshëm, Inspektorit të Lartë të Drejtësis, kryetarit të Bashkisë, deputetit, zëvendës ministrit, anëtarëve  të KLGJ dhe KLP, si dhe drejtuesve të institucioneve qëndrore ose të pavarura të përcaktuara në Kushtetutë ose në ligj, si dhe akuza kundër ish- funksionarëve, të sipërpëermendur që kanë shërbyer që nga viti 91” nënvizohet në draft.

Skema e kompromisit

Në përpjekje për të arritur në një draft konsensual, është propozuar edhe një skemë e re për plotësimin e vendeve në Drejtësi. Ndryshe nga drafti i mëparshëm nuk propozohet zgjedhja, por shortu çdo fillimviti për anëtarët e këshillit të emërimeve. “Këshilli i Emërimeve në Drejtësi përbëhet nga 9 anëtarë, të përzgjedhur me short nga rradhët e gjyqtarëve dhe prokurorëve, ndaj të cilëve nuk është dhënë masë disiplinore. Ata ushtrojnë detyrën me mandate 1 vjeçar që fillon në dt. 1 janar të çdo viti kalendarik. Presidenti i Republikës përzgjedh me short, midis datës 1 dhe 5 dhjetor të çdo viti kalendarik, 2 gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese, 1 të Gjykatës së Lartë, 1 prokuror nga Prokuroria e Përgjithshme, 2 gjyqtarë dhe prokurorë pranë gjykatave të Apelit, dhe 1 gjyqatarë nga Gjykata Administrative”, nënvizohet në draft.

 

Mosha e gjyqtarëve

Po ashtu është shtuar kufiri moshor për anëtarët e Gjykatës së Lartë. “Gjyqtari i Gjykatës së Lartë zgjidhet nga rradhët e gjyqatarëve me të paktën 13 vjet përvojë në ushtrimin e profesionit. 1/5 e gjyqatarëve në këto gjykata, mund të përzgjidhen mes juristëve të spikatur me jo më pak se 15 vjet përvojë si avokat, profesorë ose lektorë të së drejtës, jurist të nivelit të lartë në administratën publike, ose në fusha të tjera të së drejtës”, nënvizohet në draft propozimet e reja që do të shqyrtohen sot në Komisionin e Posaçëm të Reformës në Drejtësi.

(javanews.al) Me. Ar

Next Post

Fotot e reja të Anxhela Martinit do ju lënë pa fjalë

Comments 1

  1. Erion says:
    10 years ago

    keto pika po qe jane sic duhet dhe as nuk duhet qe te leshojn pe…por me sa duket po hedhin vickla qe tani qe nuk e duan se ne pergjithsi kan vjedhur te gjithe dhe ju dhemb kurrizi.na doli dhe Fatos nano ne sken tani se e di shume mir qe keti sistemi nuk i shpeton dot,dhe do bejn cmos qe kjo gje te mos votohet.Kjo eshte per te ven mend per ne votuesit qe jemi ndar si lakra ne vaj ne te gjitha partit..Nese nuk fotohet kshu kjo reform ,me mir te kaloj zgjedhje te parakoshme dhe bashk me zgjedhjet te propozohet dhe ky draft qe ta votoj populli.Jam i sigur qe nuk ka shqiptar qe nuk i voton keto pika,pervec politikanve dhe te afermeve te tyre!!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjenerata Z ngrihet kundër Merz, mbi 150 mijë të rinj regjistrohen për protesta në të gjithë Gjermaninë. Letër të hapur kancelarit

Kancelari Merz kërcënon të bllokojë buxhetin e BE-së nëse nuk arrihet marrëveshje për financimin e Ukrainës, i dërgon letër Antonio Costa-s!

November 9, 2026
“Ja 4 hapat se si të mbroheni”- AKSK paralajmëron qytetarët për mesazhet mashtruese: Kujdes nga njoftimet për gjoba dhe detyrime të papaguara

“Ja 4 hapat se si të mbroheni”- AKSK paralajmëron qytetarët për mesazhet mashtruese: Kujdes nga njoftimet për gjoba dhe detyrime të papaguara

November 9, 2026
Balliu tërhiqet nga Kombëtarja shqiptare? Ja si qëndron e vërteta me mbrojtësin kuqezi!

“Nëntë vite në zemrën time”- Ivan Balliu ndan mesazhin prekës pas lamtumirës nga Kombëtarja: Një privilegj për gjithë jetën!

November 9, 2026
Emërimi i ministres virtuale “Diella”, GJK rrëzon me shumicë votash padinë e PD-së

“Nuk është funksionar, por platformë AI”- Rrëzoi kërkesën e PD për shfuqizimin e ‘Diellës’, Kushtetuesja zbardh vendimin: Jo karakter normativ

November 9, 2026
Greva për paga lë Kosovën pa transport hekurudhor

Greva për paga lë Kosovën pa transport hekurudhor

November 9, 2026
Universitetet ankohen ndaj qeverisë, duan më shumë financime! Mazhoranca: Këtë vit buxheti për arsimin e lartë është më i madh!

Universitetet ankohen ndaj qeverisë, duan më shumë financime! Mazhoranca: Këtë vit buxheti për arsimin e lartë është më i madh!

November 9, 2026
Alarm pranë Shtëpisë së Bardhë, një makinë përplaset me barrierat mbrojtëse, arrestohen dy persona! Zv/presidenti Vance…

Alarm pranë Shtëpisë së Bardhë, një makinë përplaset me barrierat mbrojtëse, arrestohen dy persona! Zv/presidenti Vance…

November 9, 2026
Trump paralajmëron ndryshime territoriale në Ukrainë, Kremlini: Realiteti në terren ka ndryshuar!

Trump paralajmëron ndryshime territoriale në Ukrainë, Kremlini: Realiteti në terren ka ndryshuar!

November 9, 2026
“Zgjedhorja” në ngërç, PD e bllokon me veto, PS do propozimet! Bylybashi: Të ndajmë partinë nga shteti! Gjiknuri: Keni prioritete të tjera politike

“Zgjedhorja” në ngërç, PD e bllokon me veto, PS do propozimet! Bylybashi: Të ndajmë partinë nga shteti! Gjiknuri: Keni prioritete të tjera politike

November 9, 2026
Gjendja e Unionit, pesë përfundimet kryesore nga fjalimi i Ursula von der Leyen -

BE-ja do të marrë pjesë në bisedimet për Ukrainën në Abu Dhabi, Von der Leyen konfirmon praninë e delegacionit evropian!

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In