• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ndryshimet e qeverive gjatë 3 mandateve të socialistëve, Rama lëvizi 42 ministra

by Os De
10/09/2025 19:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama, pritet të shpallë të enjten emrat e kabinetit të tij të ri në mandatin e katërt në krye të vendit. Report TV sjell një vëzhgim të të gjitha lëvizjeve të kryera, që nga 2013 kur mori për herë të parë drejtimin e qeverisë.

Gjatë 12 viteve, kryeministri ndërhyri në mënyrë të shpeshtë për të bërë ndryshime në kabinet. Ai nuk ngurroi të eksperimentonte duke përdorur ekzekutivin si një trampolinë për promovimin e figurave të reja, pa ndonjë karrierë politike.

Një pjesë e tyre nuk i rezistuan sprovës, dhe sot janë jashtë skenës. Të tjerë fituan besimin e kryeministrit duke u kthyer në lojtarë kyç të shumicës. Në total Rama bëri 42 ndërhyrje. Vetëm një grusht i vogël emrash, ishin pjesë e qeverisë, në të tre mandatet.

***

“Këto zyra dhe të gjitha zyrat do të jenë tonat, por pushteti do të jetë përsëri i juaji”, me këto fjalë kryeministri Rama, përshëndeti turmën e socialistëve të mbledhur përpara godinës së qeverisë më 15 shtator të vitit 2013.

Në atë kohë, as vetë Edi Rama mbase nuk do të mund të vinte bast se do të qëndronte kaq gjatë në zyrën e kryeministrit apo se pushteti i tij do të vinte vetëm duke u zgjeruar, edhe pas 3 mandateve pushtet.

Në mandatin e tij të parë ai qeveriste bashkë me LSI-në. Përveç emrave të aleatit Meta, mes ministrave të Ramës spikasnin ‘yjet në ngjitje’ mes socialistëve, emra të rinj, me ‘senatorët’ e PS që mungonin.

Ndërhyrja e parë në kabinet do të jetë pa u mbushur viti. Më 1 gusht të 2014, Ministri për Marrëdhëniet me Parlamentin, Ilirjan Celibashi do të japë dorëheqjen për motive personale, raporton Shqiptarja.com.

Në 2015, Erion Veliaj po ashtu largohet, për t’u përfshirë në garën për Bashkinë e Tiranës. Në mesin e mandatit fërkimet me aleatin kryesor qeverisës, Ilir Meta, bëhen të dukshme. Marrëdhëniet mes tyre njohin ulje ngritje të shpeshta.

Më 9 nëntor të 2015, ministri i Drejtësisë Nasip Naço, do të largohet duke u pasuar nga një tjetër përfaqësues i LSI-së, Ylli Manjani. Por dhe ai nuk do të arrijë të qëndrojë shumë gjatë duke ja lënë stafetën Petrit Vasilit.

Me vetëm një njoftim të shkurtër, dhe pa asnjë shpjegim, Rama do të shkarkojë në 16 shkurt të 2016, ministrin e Financave Shkëlqim Cani. Ai do të pasohet nga Ahmetaj që lë Ekonominë në duart e Milva Ekonomit

Në fund të mandatit, pak muaj para zgjedhjeve, (12 mars 2017) shkarkohen dy ministra të tjerë me peshë, Saimir Tahiri, nga Ministria e Brendshme dhe Ilir Beqaj nga Shëndetësia. Emrat e tyre kishin qenë në qendër të sulmeve të përsëritura të opozitës. Por largimi nga kabineti justifikohet me nevojën e angazhimit partiak në prag të garës parlamentare. E për ta bërë më të besueshëm një variant të tillë, lapsi bie, si kolateral, dhe mbi Bledi Çuçin, ministër i Pushtetit Vendor dhe Blendi Klosit, Ministër i Mirëqenies sociale.

Fatmir Xhafa, Olta Xhaçka, Ogerta Manastirliu dhe Eduard Shalsi, bëhen anëtarët më të rinj të kabinetit qeveritar, në muajt e fundit të mandatit.

MANDATI I DYTË

Socialistët fituan të vetëm, pa LSI-në, zgjedhjet e 2019, por betimin do ta bëjnë përpara Ilir Metës, tanimë në pozitën e kreut të shtetit. (13 shtator 2017) Kabinetin e tij të ri, Rama e kishte bërë publik që në fund të gushtit. Ai ruan bërthamën e ministrave që trashëgoi në fund të mandatit të parë, përfshin më shumë gra dhe redukton strukturën e ministrive, të cilat më vonë do të mbushen me 30 zëvendësministra, raporton Shqiptarja.com..

Kur ka kaluar pak më shumë se 1 vit (27 tetor 2018) jep dorëheqjen ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Më herët ai ishte përballur në një betejë personale me opozitën për një audiopërgjim, ku pretendohej se ishte i vëllai i tij.

Rama vendos në krye të ministrisë së Brendshme ish-gjeneralin Sandër Lleshaj, raporton Shqiptarja.com. Një debat me presidentin Ilir Meta për statusin ushtarak të Lleshajt do ta shtyjë me gati 3 javë dekretimin e tij (16 Nëntor). Dy muaj më pas, në fund të vitit (28 dhjetor 2018) nën efektin e protestave të gjata të studentëve, Rama ndërron gati gjysmën e qeverisë së tij.

Mes emrave të rinj, edhe dy shqiptarë nga Kosova, Gent Caka i propozuar për ministër të Jashtëm dhe Besa Shahini si ministër Arsimi. Një përplasje e re me presidentin Ilir Meta do të bëjë që Caka të mos e marrë asnjëherë emërimin si kryediplomat.

Pas një lufte të gjatë nervash, (14 janar 2019) Rama emëron veten si ministër të Jashtëm, por duke ia deleguar Cakës, kompetencat e plota të drejtimit të dikasterit. Në fund të vitit vendi tronditet nga një tërmet shkatërrimtar. Ky është momenti i rikthimit në Qeveri të Arben Ahmetajt (13 dhjetor 2019), në postin e ministrit për Rindërtimin.

Në vjeshtën e vitit 2020 (14 Shtator)  ministrja e Arsimit Besa Shahini dorëhiqet. Njoftimi bëhet përmes një komunikimi në Facebook ku ajo shfaqet pranë kryeministrit dhe pasueses së saj, Evis Kushi.

Në fillim të dhjetorit 2020, vrasja në Tiranë e 25-vjeçarit Klodian Rrashaj, nga një efektiv i policisë, nxiti protesta të dhunshme në kryeqytet. Dy ditë më pas (10 dhjetor 2020) kryeministri njofton dorëheqjen e ministrit të Brendshëm. Sandër Lleshaj do të zëvendësohej nga Bledi Çuçi. Postin e këtij të fundit në ministrinë e Bujqësisë e merr Milva Ekonomi.

Në ditët e fundit të vitit Rama ndërmerr një tjetër ndërhyrje në kabinet. Ai heq dorë nga Ministria e Jashtme duke ia besuar diplomacinë Olta Xhaçkës. Në vend të saj te Mbrojtja, shkon Niko Peleshi.

Në total, gjatë mandatit të tij të dytë kryeministri do të kryente 15 ndryshime në qeveri, raporton Shqiptarja.com dhe Report Tv. Nga ata me të cilët kishte nisur punën në shtatorin e 2017, vetëm 6 emra, Olta Xhaçka, Arben Ahmetaj, Etilda Gjonaj, Ogerta Manstirliu, Blendi Klosi e Pandeli Majko, i kishin rezistuar ndërhyrjeve.

MANDATI I TRETË

Qeveria e re me të cilën kryeministri Rama doli para shqiptarëve pas fitores së tretë radhazi në zgjedhje do të ketë pak ndryshime. (2 Shtator 2021) Në postet kyçe konfirmohen të njëjtat emra, ndërsa në krye të Financave vjen Delina Ibrahimaj. Te Drejtësia, Etilda Gjonaj i lë vendin Ulsi Manjës. Në total, nga 16 poste ministrore, 12 i janë besuar grave, raporton Shqiptarja.com dhe Report Tv.

Por, në harkun e katër viteve ndryshimet do të jenë po ashtu të shpeshta. Pa mbushur vitin, Arben Ahmetaj, nga zëvendëskryeministër e sheh vetën jashtë kabinetit (25 Korrik 2022). Rama përfshin si pjesë të qeverisë dhe Koordinatorin kombëtar për Integrimin, duke zëvendësuar ambasadorin Zef Mazi me Majlinda Dhukën, një bashkëpunëtore e hershme e kryeministrit.

Në korrikun e një viti më pas (8 korrik 2023) në mes të mandatit, Bledi Çuçi i lë vendin Taulant Ballës në Ministrinë e Brendshme.

Ndërsa qeveria sapo ka hyrë në gjysmën e dytë të mandatit të saj, kryeministri bën një ndërhyrje radikale, duke prekur diplomacinë, financat, arsimin, shëndetësinë, apo edhe Bujqësinë e vënë në qendër të kritikave pas ndërprerjes së Programit IPARD, nën dyshimet për abuzime me fondet evropiane, raporton Shqiptarja.com dhe Report Tv..

Në Janar të 2024 (8 janar 2024) kryeministri njofton papritmas largimin e ministres së Kulturës Elva Margariti. Siç ka ndodhur rëndom, sërish nuk ka asnjë shpjegim. Kulturën, Rama e bashkon me Ekonominë dhe Inovacionin, dhe në skuadrën e tij thërret Blendi Gonxhen.

Tetë ditë më pas përfshin në kabinet një tjetër emër të ri. Adea Pirdeni do të jetë ministër shteti për Administratën publike dhe Antikorrupsionin.

Por qeveria nuk do të gjejë paqe dhe në korrik ndryshimet prekin të tjera institucione me peshë. (8 korrik 2024) Taulant Balla, i cili kishte investuar fort në imazhin e tij, lë ministrinë e Brendshme, fiks një vit pasi kishte marrë detyrën. Ervin Mete, ishte në muajin e 10 në krye të Financave, kur mëson se mbetet jashtë skemës së qeverisë, nga e cila do të largohet dhe Niko Peleshi, ndër më jetëgjatët në kabinetet e kryeministrit. Ndërsa Elisa Spiropali, nga ministër shteti katapultohet në krye të parlamentit, si numri dy i shtetit në hierarkinë institucionale.

Emrat e rinj, Ervin Hoxha, Petrit Malaj dhe Pirro Vengu janë të gjithë figura teknike. Mandati i tretë ishte ai me më shumë ndërhyrje në kabinetin qeveritar, ku pati 17 lëvizje, raporton Shqiptarja.com dhe Report Tv.

Vetëm 4 ministra rezultuan të “paprekshëm”, duke mbajtur të njëjtat zyra në të cilat hynë në shtatorin e 4 viteve më parë, raporton Shqiptarja.com dhe Report Tv..

Ministrja më afatgjatë në 12 vitet e kryeministrit Rama, rezulton Mirela Kumbaro, me 4 vjet të plota në mandatin e parë  në krye të Kulturës ku qëndroi dhe 1 vit e 4 muaj në mandatin e dytë (shtator 2017-dhjetor 2018). Për katër vite të tjera ajo qëndroi si minister e Turizmit dhe Mjedisit në kabinetin Rama 3 (2021-2025).

Në vend të dytë Niko Peleshi, me 8 vjet e 11 muaj të shpërndarë përgjatë tre mandateve. Nga 2013 deri në 2017 ishte për 4 vite zëvendëskryeministër. Mandatin e dytë e nisi si ministër Bujqësie ku qëndroi 1 vit e 4 muaj (shtator 2017-dhjetor 2018). Po gjatë mandatit të dytë ai rikthehet në qeveri si ministër i Mbrojtjes (dhjetor 2020 – Shtator 2021) post të cilin e mban dhe për 2 vjet e 10 muaj në mandatin e tretë.

Në vend të tretë për nga jetëgjatësia në qeveri, Ogerta Manastirliu. Ajo u përfshi në kabinet në mars të vitit 2017, duke u rikonfirmuar dhe në mandatin e dytë po në të njëjtin pozicion. Në fillim të mandatit të tretë do të vijojë si Ministre e Shëndetësisë deri në shtator të vitit 2023, kur do të kalojë në krye të Arsimit.

Në listën e ministrave më jetë gjatë dhe Bledi Çuçi, me 8 vjet e 2 muaj, në krye të tre dikastereve, nga Ministër i Pushtetit vendor, te Bujqësia dhe më pas i Brendshëm.

Pas tij, me 8 vjet në krye të Ministrisë së Ekonomisë, pastaj të Financave e si ministër shteti për Rindërtimin, edhe Arben Ahmetaj I cili e mbylli karrierën si zëvendëskryeministër. Të pestë, janë të vetmit që kanë qenë anëtarë kabineti në të tre mandatet qeverisëse.

Ata që kanë patur një jetë të shkurtër në qeveritë e zotit Rama, i përkasin kryesisht mandatit të parë. Përfaqësuesi I LSI-së, Petrit Vasili kryeson listën, me vetëm 7 muaj (30 Janar 2017 – Shtator 2017), në fund të katërvjeçarit. LSI nuk do të ishte më pjesë e koalicionit me socialistët.

Vetëm 10 muaj mundi të ishte pjesë e tryezës qeveritare, si ministër i Financave, Ervin Mete (shtator 2023 –korrik 2024) nga vjeshta e 2023 deri në verën e 2024-ës. Vetëm 1 muaj më shumë se ai, zgjati qëndrimi në kabinet dhe për Ilirjan Celibashin (shtator 2013-1 gusht 2014), i dorëhequr, raporton Shqiptarja.com dhe Report Tv.

 

 

Next Post
Dërgimi i Veliajt për gjykim, avokatët e kryebashkiakut: Nuk ka fakte për abuzim me detyrën! Të vendosur të çmontojmë çdo pretendim

Dërgimi i Veliajt për gjykim, avokatët e kryebashkiakut: Nuk ka fakte për abuzim me detyrën! Të vendosur të çmontojmë çdo pretendim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Moti për sot i paqëndrueshëm, zonat ku do ketë reshje shiu dhe dëbore

Parashikimi i motit për ditën e enjte, çfarë ndodh me temperaturat

February 12, 2026
Tragjedi në Sudanin verior, 21 viktima nga mbytja e një anijeje në Nil

Tragjedi në Sudanin verior, 21 viktima nga mbytja e një anijeje në Nil

February 12, 2026
I doli emri në skandalin e dosjeve Epstein, policia norvegjeze bastis shtëpitë dhe pronat e ish-zyrtarit të lartë të KiE

I doli emri në skandalin e dosjeve Epstein, policia norvegjeze bastis shtëpitë dhe pronat e ish-zyrtarit të lartë të KiE

February 12, 2026
“Fëmijët e burrit janë fëmijët e mi”/ Vajza e Mark Frrokut shpërthen ndaj Rudina Dembacajt: Po na ndan nga i vetmi prind që kam!

“Fëmijët e burrit janë fëmijët e mi”/ Vajza e Mark Frrokut shpërthen ndaj Rudina Dembacajt: Po na ndan nga i vetmi prind që kam!

February 12, 2026
Mblidhet sot Kuvendi i Kosovës, në rend dite formimi i komisioneve parlamentare dhe rezoluta e PDK për procesin në Gjykatën Speciale

Mblidhet sot Kuvendi i Kosovës, në rend dite formimi i komisioneve parlamentare dhe rezoluta e PDK për procesin në Gjykatën Speciale

February 12, 2026
Formimi i Qeverisë ‘Kurti 3’, Ambasada e SHBA: Mezi presim të bashkëpunojmë për prioritetet e përbashkëta

Formimi i Qeverisë ‘Kurti 3’, Ambasada e SHBA: Mezi presim të bashkëpunojmë për prioritetet e përbashkëta

February 12, 2026
Qëlloi me kallash brenda bankës, momenti kur policia arreston 58-vjeçarin me paratë në duar (VIDEO)

Qëlloi me kallash brenda bankës, momenti kur policia arreston 58-vjeçarin me paratë në duar (VIDEO)

February 12, 2026
Destabiliteti, kur interesi marton Ramën me Berishën

Destabiliteti, kur interesi marton Ramën me Berishën

February 12, 2026
Përfshihet nga flakët një stallë me gjedhë në Selenicë, 22 lopë dhe viça të djegur! Çfarë dyshohet

Përfshihet nga flakët një stallë me gjedhë në Selenicë, 22 lopë dhe viça të djegur! Çfarë dyshohet

February 12, 2026
Kuvendi miratoi deklaratën për pafajësinë e liderëve të UÇK-së, Spiropali: Shqipëria qëndron pranë Kosovës dhe të vërtetës historike

Kuvendi miratoi deklaratën për pafajësinë e liderëve të UÇK-së, Spiropali: Shqipëria qëndron pranë Kosovës dhe të vërtetës historike

February 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In