Ndryshime të tjera janë bërë në drejtimin e kabinetit të Kryeministrit. Vilma Guri është emëruar shefe e kabinetit, duke zëvendësuar Vali Bizhgën në këtë detyrë. Emri i saj është prezantuar gjatë takimit 5 orësh të kryeministrit Rama me anëtarët e qeverisë.
Vilma Guri ka një karrierë të gjatë, mbi 20-vjeçare në fushën e qeverisjes, sigurisë ndërkombëtare dhe ndërtimit të kapaciteteve institucionale, të konsoliduara përmes angazhimeve në programe kombëtare dhe ndërkombëtare.
Ajo është instruktore e certefikuar nga Instituti i Shërbimit të Jashtëm i Departamentit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ka zhvilluar trajnime për forcimin e kapaciteteve drejtuese dhe menaxheriale për zyrtarë të mjediseve diplomatike dhe institucionale. Eksperienca e saj në fushën e administratës dhe lidershipit konsiderohet një aset i rëndësishëm në funksionin e ri pranë Kryeministrit.











