Ministri i Mbrojtjes në Kosovë Armend Mehaj ka dhënë dorëheqjen. Mediat në Kosovë shkruajnë se kryeministri Albin Kurti ka pranuar dorëheqjen e ministrit Mehaj.
Gjithashtu njoftohet se ministri Mehaj, do të zëvendësohet nga koloneli i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Ejup Maqedonci.
Theksohet se ai ka dhënë dorëheqje për arsye familjare. Nuk dihet nëse do të transferohet në ndonjë pozitë në institucionet e Kosovës, apo do të kthehet në vendin ku ka jetuar e punuar në Norvegji./m.j