• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ndryshime në kupolën e Ferrarit, largohet Arrivabene, vjen Binotto

by Java News
07/01/2019 13:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ferrari pëson ndryshime në postet drejtuese të tij dhe kjo ndodh 2 muaj përpara fillimit të Botërorit të Formula 1. Maurizio Arrivabene është larguar nga detyra e tij duke qenë se nuk iu rinovua kontrata me Kokëkuqen italiane. Në vend të tij do të jetë Mattia Binotto, 49 vjec që deri tani ka qenë në rolin e Drejtorit Teknik të Ferrarit.

Mattia Binotto është bërë pjesë e Ferrarit në vitin 1995 në rolin e inxhinierit motorist në skuadrën e testeve dhe më pas në atë të garave duke fituar kështu edhe besimin e Sergio Marchionnes.

Ndërsa Arrivabene largohet nga detyra e tij si Drejtori i Ferrarit pas rreth 5 vitesh. Ai që ndikoi në lamtumirën e tij nga Kokëkuqja italiane ishte rendimenti i kësaj skuadre në sezonin e fundit kur u duk se ajo ishte kompetitive dhe po rivalizonte fort me Mercedes në luftën për titullin.

Por duket se në këtë largim të Arrivabenes ka pasur ndikimin e tij edhe një faktor tjetër, raportet mes tij dhe Binottos. Sipas Gazzetta Dello Sport, marrëdhëniet mes tyre u komplikuan aq shumë sa Binotto mendoi më herët largimin e tij nga Ferrari.

Maurizio Arrivabene e lë Ferrarin me një bilanc prej 14 fitoresh, 13 të Vettel e 1 të Raikkonen, 3 vende të dyta të skuderisë në klasifikimin për konstruktorë dhe vendet e dyta të Vettel në klasifikimin për pilotë në periudhën 2017-2018./a.meta

Next Post
Berisha kërkon Ramën në Parlament, Balla: Po bën marrëveshje me Bashën në Bruksel

Tritoli, Balla akuza Berishës: Si nuk hoqe dorë as nga shtyllat e tensionit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com