• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ndryshime në akademi, drejtuesit e rinj të instituteve të Albanologjisë, të përkohshëm

by A R
11/01/2024 13:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjashtë institutet e Albanologjisë prej 1 janarit të 2024 i kaluan Akademisë së Shkencave. Por, pasi vendimi i Këshillit të Ministrave hyri në fuqi, këto gjashtë institute nuk janë më të tilla.

Ato cilësohen nga Akademia si njësi të përhershme të kërkim-studimit. Dhe nuk ndryshon vetëm emërtimi, pasi më 10 janar Akademia e Shkencave ka publikuar edhe një tjetër vendim, për ndryshimin e drejtorëve të instituteve.

Përveç Valter Memishaj që mban kreun e Gjuhësisë dhe Letërsisë, të gjithë drejtuesit e tjerë kanë dorëzuar mandatet për t’ia pasuar emrave të rinj, që ka caktuar kryesia Akademisë së Shkencave e firmosur Skënder Gjinushi, si kreu i kësaj akademie.

Në krye të Institutit të Arkeologjisë është vendosur Adem Bunguri, ndërsa në krye të Historisë Profesor Hamit Kaba. Olsi Lela caktohet Drejtor i Antropologjisë ndërsa Stefan Çapaliku në krye të qendrës së Studimit të Arteve.

Drejtuesit e rinj janë të përkohshëm deri në zgjedhjet që pritet të mbahen për kryesinë e secilit institut, ndërsa ata akademikë e kërkues shkencor që ishin në krye të instituteve, deri më tani, janë detyruar të dorëzojnë mandatin, edhe pse mandati i tyre përfundonte dy vite më pas.

/a.r

Next Post
Ministri i Jashtëm reagon për sulmin me 15 të vrarë në Pragë: S’ka shqiptarë të lënduar. Solidarizohemi me miqtë çekë

Konferenca ndërqeveritare me BE-në, ministri Igli Hasani: Ne vazhdojmë të kryejmë detyrimet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com