• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ndryshime kushtetuese? Nismë e partive të vogla: Sistem me 4 zona elektorale në Shqipëri e lista të hapura

by Java News
29/06/2023 16:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sistemi aktual elektoral u vendos në vitin 2008, me marrëveshjen e famshme të Ramës dhe Berishës, cka solli ndryshimet kushtetuese, qe preken gjithashtu edhe drejtesine, edhe prokurorine si dhe kompetencat e presidentit.

Disa prej atyre që e noterizuan me votë atë pakt, sot kërkojnë falje.

“E meritoj tërësisht statusin e të penduarit” tha ai.

Fatmir Mediu i cili ne ate kohe votoi kunder, riktheksoi pasojat e atyre ndryshimeve:

“Nga një demokraci përfaqësuesi kemi arritur tani në një shtet kryeministror ku cdo gjë kontrollohet nga një njeri*

Agron Duka, i PAA, si parti e vogel, ka vuajtur ne kurriz pasojat e sistemit: *Nëse PAA-ja në Durrës merr 8 mijë vota dhe sistemi aktual kërkon 10 mijë vota, ato 8 mijë vota ikin kosh. Ata persona janë të papërfaqësuar. S’dinë gjë se ku janë*

Dashamir Shehi LZHK: Ky lloj mekanizmi pervers politik do thyer. Duhet thyer ky lloj monopoli i dy njerëzve që nuk lejojnë më njeri tjetër të hyjë në fushë e të merren me politikë

Tani 5 parti politike, nga të cilat 3 janë parlamentare, duket se e kane marre seriozisht situaten. Te enjten ato u bënë bashkë për të nisur mbledhjen e firmave të 50 mijë zgjedhësve per te ndryshuar sistemin zgjedhor.

Ndër të tjera ato kërkojnë ndryshimin e Kushtetutës, sistem zgjedhor me 4 qarqe e jo me 12 si tani, lista tërësisht të hapur deputetësh, si dhe të drejtën e votës që në 16 vjec.

Në tryezë mungoi partia socialiste ne pushtet dhe Foltorja e Sali Berishës, bashkefirmosesi i ndryshimeve 15 vjet me pare. Cuditerisht ne tryeze mungoi edhe Ilir Meta, njeriu qe i kundershtoi ato me greve urie, por jo perfaqesuesi ligjor i PD-se zyrtare. Partia qe pritet te bjere pas pak javesh ne duart e Lulzim Bashes, i beri kesaj perpjekjeje kundershtine e pare, ku nuk munguan dozat e cinizmit.

Rezart Kthupi, PD: Nëse krijohet presion përmes procedurës referendare apo komisionit të reformës zgjedhore, mund të arrini rezultat më të shpejt, ndoshta edhe më pozitiv se sa përmes një referendumi që ju mendoni  

Ai propozoi që negociata për këtë cështje të kalonte në Kuvend, në tryezën e reformës zgjedhore. Tryeze ku mund te ulen vetem dy persona. Edi rama dhe Lulzim Basha.

Fatmir Mediu, PR:  Asgjëkundi nuk ka për të shkuar. Me Komision të reformës zgjedhore që thoni ju, unë jam anëtar, aty vendosin vetëm dy njerëz që vendosin sic ju do qejfi., dhe s’pyesin për askënd tjetër.  Nuk ka diskutime aty

Ndryshimi i Kushtetutës vetëm me kërkesë të 50 mijë zgjedhësve është i pamundur. Ilir Meta dështoi në një përpjekje të ngjashme në vitin 2008. Që populli të ndryshojë Kushtetutën dhe të zgjedhë vetë sistemin zgjedhor, duhet që kjo të lejohet nga 94 deputetë të Kuvendit.

Socialistet megjithese nuk kane folur, duket se po degjojne me vemendje, sesi llogarite e tyre politike dhe elektorale, mund te permiresohen nga kjo nisem ne dukje modeste e nje pjese te opozites. Sepse ata e dine me mire se gjithe te tjeret, se kushtetuta, nese preket, nuk preket vetem per zgjedhjet dhe se ne fund fare, sovrani duhet te flase. Me referendum, ose zgjedhje te parakohshme./m.j

Next Post
“Këto ishin kërkesat e BE që në fillim”/ Haradinaj: Masat ndëshkuese ndaj Kosovës detyruan Kurtin të lëvizë, partnerët kanë humbur besimin

"Këto ishin kërkesat e BE që në fillim"/ Haradinaj: Masat ndëshkuese ndaj Kosovës detyruan Kurtin të lëvizë, partnerët kanë humbur besimin

Comments 1

  1. shkurt 2014 says:
    3 years ago

    vetem me referendum do arrini te mposhtni komunistat e spiunte,qe vollen,plackiten e poshtruan shqiptaret e Shqiprine qe nga viti 1991 e deri me sot.Nuke pranojne zgjedhje te parakohshme kta ndytsira qe masakruan popullin.Po e patet serjozishte edhe ju,referendumi hedhe poshte ligjet e komunistave e spiunve.

    Reply

Leave a Reply to shkurt 2014 Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një krim shtetëror monstruoz që ulërin për drejtësi edhe pas më shumë se 30 vjetësh heshtje kriminale

Një krim shtetëror monstruoz që ulërin për drejtësi edhe pas më shumë se 30 vjetësh heshtje kriminale

January 12, 2026
Ish-vjehrra e 33-vjeçares nga Durrësi: Unë i jepja lekë për fëmijët, ajo bënte qerpikët! Nipërit me zgjebe, nusja më kërcënoi

Ish-vjehrra e 33-vjeçares nga Durrësi: Unë i jepja lekë për fëmijët, ajo bënte qerpikët! Nipërit me zgjebe, nusja më kërcënoi

January 12, 2026
Sasi “rekord” droge, sekuestrohen 10 ton kokainë/ Kishte destinacion Europën, u kap e fshehur mes kripës (VIDEO)

Sasi “rekord” droge, sekuestrohen 10 ton kokainë/ Kishte destinacion Europën, u kap e fshehur mes kripës (VIDEO)

January 12, 2026
DETAJE / Meta, një orë në qeli me avokatin! Kreu i PL del nesër para GJKKO, sot takim me familjarët

Shtyhet në GJKKO gjyqi për ish-presidentin dhe Kryemadhin, Meta dhe ish-bashkëshortja e tij prezentë në sallë

January 12, 2026
Hungaria i jep azil politik ish-ministrit polak të drejtësisë/ Akuzohet për shpërdorim detyre!

Hungaria i jep azil politik ish-ministrit polak të drejtësisë/ Akuzohet për shpërdorim detyre!

January 12, 2026
“Do ketë zhvillime shumë interesante ju garantoj”/ Belind Këlliçi dy orë në SPAK, deputeti i PD: U thirra për çështje periferike

“Do ketë zhvillime shumë interesante ju garantoj”/ Belind Këlliçi dy orë në SPAK, deputeti i PD: U thirra për çështje periferike

January 12, 2026
Në GJKKO mbahet sot seanca paraprake, Meta dhe Kryemadhi prezentë në sallë (VIDEO)

Në GJKKO mbahet sot seanca paraprake, Meta dhe Kryemadhi prezentë në sallë (VIDEO)

January 12, 2026
Mbulohet nga bora qarku i Korçës/ Rama: Strukturat bashkiake në terren, qarkullimi rrugor është i hapur

Mbulohet nga bora qarku i Korçës/ Rama: Strukturat bashkiake në terren, qarkullimi rrugor është i hapur

January 12, 2026
Sherri mes adoleshentëve në Shkodër, policia arreston 2 të rinj dhe procedon 5 të mitur

Zbardhet sherr në Lezhë, vëllai dhe nipi i ish-deputetit të PS bënë për spital dy kushërinjtë

January 12, 2026
Tre fëmijët e Blerinës , histeria në rrjetet sociale dhe faji që akoma mbetet jetim

Tre fëmijët e Blerinës , histeria në rrjetet sociale dhe faji që akoma mbetet jetim

January 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In