• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ndreu: Votoj për arrestimin e Tahirit kur prokuroria të sjellë prova

by A R
21/10/2017 18:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti socialist Pjerin Ndreu i ka dalë në mbrojtje kolegut të tij Saimir Tahiri, duke u shprehur se në seancën parlamentare do të votojë kundër arrestimit të tij.

I ftuar në emisionin “Kjo javë” ai tha se prokuroria nuk ka sjellë prova bindëse në Komisionin e Mandateve.

“E deklaroj me bindje se jam kundër arrestimit të deputeit Tahiri.

Në momentin kur do të sjellë prokuroria prova do të votoj pro arrestimit të Sajmir Tahirit,” tha Ndreu.

Më tej ai u shpreh se ajo qe po ndodh me Saimir Tahirin ne Keshillin e Mandateve dhe Rregullores eshte gjyq politik.

“Fillimisht pati një indicie publike për disa përgjime, dhe secili prej nesh u pozicionua në llogoret e ligjit, i lamë hapësirë prokurorisë të ishte e qetë pa asnjë ndikim, të zhvillonte hetimet sipas ligjit.

Nxitimi i cuditshëm për të dalë në urdhër arresti vetëm një ditë pasi kishte regjistruiar procedim penal dhe deklarimni i saj se kjo është bërë vetëm si shkak i disa të dhënave nga media e kompromenton rëndë situatën.

Është krejt normale të ketë indicie, prokuroria të investohej në sigurimin e provave të mëtejshme, s’e bëri, as bëri asnjë hap por thjesht mori të dhënat e një dosje e cila nëse do kishte prova, pra prokuroria italiane e ka vetë kompetencën të nxjerrë urdhër arrest….

Ka një zell të jashtëzakonshëm të Lulzim Bashës që kanë një faturim për ta parë Saimir Tahirin të arrestuar e për ta cuar stekën e tyre te ëndrrat e tyre deri te kryeministri e përtej. Jemi në mazhoranca që kemi mbajt qëndrim korrekt.

Dje prokuroria demonstroi një paaftësi spektakolare, tregoi se e gjithë cështja penale s’është një histori që ka bazë prova por mbi thashetheme dhe mbi indicie që janë shkak për hetim jo për arrestim. S’mund të lejojmë të arrestohet”, tha Ndreu

Ndërkohë më herët në Këshillin e Mandateve u zhvilluan diskutime me dyer të mbyllura për imunitetin e deputetit socialist.

 Anëtarët e Partisë Demokratike në Këshill insistuan për heqjen e mandatit dhe arrestimin e Saimir Tahirit.

Ndërkohë ata socialistë insistuan që t’i hapet rruga vetëm hetimit të Tahirit nga prokurorët.

Next Post
Champions/ City shkatërron Barcelonën, Bayern fiton ndaj PSV, Arsenal kthen ndeshjen (VIDEO golat)

City fiton sërish dhe 'arratiset' në krye të renditjes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com