• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ndrenika përshëndet marrëveshjen për Teatrin: Tani le të ndërtojmë një të ri e bashkëkohor!

by Java News
28/06/2018 09:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ikona e skenës teatrore dhe kinematografike shqiptare, Robert Ndrenika ka përshëndetur marreveshjen e arritur në negociatat mes kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe përfaqësisë së komunitetit të artistëve për ndërtimin e një Teatri të ri Kombëtar.

Nëpërmjet një mesazhi në Facebook, Ndrenika falënderon aktorët në këtë proces për rezultatin e arritur, ndërsa thekson që kjo frymë të shoqërojë më tej të gjithë diskutimin për ndërtimin e një teatri bashkëkohor.

Më poshtë mesazhi i plotë i aktorit Robert Ndrenika:

“Të nderuar zotërinj Arben Derhemi, Altin Basha dhe Alfred Trebicka.

I nderuar Kryetar i Bashkisë zoti Erion Veliaj!

Personalisht ju falënderoj për rezultatin e arritur! Ju sot shënuat fillimin e një marathone që le të shpresojmë do të përfundojë me ndërtimin e një Teatri Kombëtar bashkëkohor. Uroj që fryma e sinqeritetit, transparencës dhe mirëkuptimit midis jush, si përfaqësues të komunitet teatror dhe Bashkisë, të jetë deri në ditën e përurimit e më tej.

Përqafime!”.

Dje mes kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe artistëve u arrit marrëveshja për ndërtimin e godinës së re të Teatrit të ri Kombëtar. Marrëveshja garanton ndërtimin e një teatri të ri në pronën e Teatrit Kombëtar, pa kulla sipër, mostjetërsim të pronës së tij dhe përfshirjen e dy përfaqësuesve të artistëve në grupin që do negocioje zhvillimin e projektit. /a.ç

Next Post
Studimi: Kush martohet mbi 30 vjeç, rrezikon divorcin

Gjashtë arsye pse ndahen më së shumti çiftet shqiptare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com