”Ndrangheta”, mafia kalabreze është e vetmja organizatë kriminale e pranishme në të gjithë kontinentet dhe vazhdon të zgjerohet, njoftoi sot Nicola Gratteri, një magjistat italian, i cili lufton prej dekadash kundër mafias.
”Ndrangheta” është e vetmja mafie e pranishme në të gjithë kontinentet: në Europën Perëndimore, Amerikën e Veriut, Amerikën Qendrore, Amerikën e Jugut, Afrikën dhe tani po shtrihet në Europën Lindore dhe në Azi’’, deklaroi Gratteri për shtypin e huaj në Romë.
Gratteri, 60 vjeç, i cili që nga viti 1989 është nën mbrojtjen e policisë, aktualisht Prokurori i Përgjithshëm i Catanzaros, kryeqendra e Kalabrisë.
Ai prezantoi librin e tij “Historia e fshehtë e ”Ndrangheta”, shkruar në bashkëpunim me pedagogun, Antonio Nicaso, një specialist i studimeve për mafian, i cili jep mësim në SHBA dhe në Kanada.
‘’Ndrangheta’’ është kudo e pranishme aty ku ka para dhe pushtet. Ajo nuk është as e majtë as e djathtë’’, shtoi ai.
/b.d