Ekspertët e mjedisit ndezin sirenat e alarmit për situatën e ndotjes në bregdetin e Shëngjinit dhe lagunat e Kune-Vainit.
Drin, i cili përshkon disa qytete deri në deltën e tij në detin Adriatik ka depozituar mbetje urbane, po shkatërron florën dhe faunën e zonës.
Imeraj: Kanali i Drinit ngelet një oaz i ndotur nga depozitimet e mbetjeve urbane. Ka ndryshuar florën dhe faunën e ujit dhe pë rrjedhojë është bërë një dëm kolosal për Lagunën e Vainit.
Eksperti i mjedisti Zef Imeraj thotë se Bashkia Lezhë duhet të hartojë në mënyrë urgjente një projekt zgjidhjeje të situatës dhe po ashtu të gjenden edhe mënyrat e financimit.
Imeraj: Dreni kthehet në normalitet në tre shtylla kryesore; rivitalizimi i shtratit të drinit, rivitalizimi i prurjeve dhe heqja e derdhjes së ujërave të zeza.
Ndotja ujërave të Lumit Drin mbetet një problem shqetësues prej vitesh, duke dhënë impakt negativ për turizmin në rajonin e Lezhës./oranews/a.k