• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Ndotja e Gjanicës/ Policia procedon drejtuesit e kompanive Albpetrol dhe Terra Oil

by Java News
27/10/2023 15:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Fierit deklaron se drejtues të kompanisë publike, Albpetrol dhe të kompanisë së nxjerrjes së naftës, Terra Oil po ndiqen penalisht në gjendje të lirë për ndotjen e radhës të lumit Gjanica nga mbetjet hidrokarbure.

Kompanitë mohojnë përgjegjësitë.

Dy drejtues teknikë të kompanisë publike Albpetrol dhe një punonjës i kompanisë së nxjerrjes së naftës, Terra Oil, po hetohen nga policia e Fierit për shkarkimet e naftës që ndotën lumin Gjanica më herët këtë javë.

Policia e Fierit deklaroi përmes një njoftimi për shtyp se kishte verifikuar në terren ndotjen e lumit nga shkarkimet hidrokarbure dhe kishte referuar në Prokurori punonjësit e këtyre dy kompanive.

“Nga hetimet rezulton se 2 kompanitë ku janë punonjës përgjëgjës këta 3 shtetas, nëpërmjet aktivitetit të tyre në fushën e hidrokarbureve, kanë ndotur ujërat e lumit Gjanica, pasi kanë shkarkuar aty, mbetjet e këtyre lëndëve,” thuhet në njoftim.

BIRN mësoi se personat e referuar në Prokurori janë Klaudio Alisinani, drejtor i Qendrës së Prodhimit të Naftës dhe Sokol Ahmetaj, përgjegjës i Sektorit të Dekantimit, Patos, të dy punonjës të Albpetrol si dhe Edmond Bejtaj, drejtor i operacioneve të hidrokarbureve pranë kompanisë Terra Oil. Policia e Fierit po ashtu bëri të ditur se ka zbuluar vendburimin e ndotjes nga hidrokarburet të lumit Gjanica madje ka publikuar edhe video në të cilën nafta rrjedh në një përrua.

Përfaqësues të dy kompanive mohuan që të kenë shkarkuar hidrokarbure në lumë.

Edmond Bejtaj, drejtori i Terra Oil, pretendoi se inspektorët e Mjedisit dhe IMT nuk gjetën asnjë gjurmë nafte që të vërtetojë lidhjen mes depozitave të tyre të naftës dhe ndotjes së lumit Gjanica.

“Bëhet fjalë për depozitat e dekantimit në “Ofiçinë të Vjetër”. Ekipi i përbërë nga drejtues të Agjencisë së Mjedisit dhe IMT bashkë me policinë zbarkuan pranë depozitave dhe më thanë se kemi shkarkuar mbetje nafte në lumë. Depozitat tona janë 200 metra larg nga shtrati i Gjanicës. Akuza se kemi berë shkarkime nuk qëndron,”, tha Bejtja për BIRN.

Edhe Selfo Kapllani, nëndrejtor teknik në Albpetrol, mohoi që kompania publike të ishte përgjegjëse për ndotjen e Gjanicës.

“Di që këta dy punonjës u morën në pyetje, por nuk di të ketë nisur hetim ndaj tyre. Nuk është e vertetë që nga depozitat tona të ketë pasur shkarkim nafte,” tha Kapllani për BIRN.

Ndotja masive e Gjanicës u pa mbrëmjen e së mërkurës dhe vazhdoi deri të premten.

Ngarkesa e naftës në lumë përkoi me reshjet e dendura të shiut në Fier dhe Mallakastër. Sipas policisë së Fierit, shkarkimet janë bërë nga depozita dekantimi që janë aktive dhe jo nga gropat e vjetra ekologjike.

Drejtoria e Mjedisit, IMT dhe policia e Fierit po vazhdojnë kërkimet për gjetjen e burimeve të tjera të shkarkimeve në Gjanicë, ndërsa kanë gjobitur me nga 5 milionë lekë secilën nga kompanitë.

Për qytetarët që në shumicën e tyre kanë qënë naftëtarë, situata është lehtësisht e zgjidhshme, por hapja e gropave për mbulimin e mbetjeve të naftës u kushton kompanive.

“Varet se sa gjoba vendosin. Po t’u japin gjobë të lehtë, ato kompanitë s’e kanë problem se fitojnë lekë nga nafta. Kjo punë zgjidhet lehtësisht, mjafton te hapin gropa në toka që nuk punohen dhe të hedhin mbetjet e naftës por nuk e bëjnë se kushton kjo”, tha Kujtim Hoxha, një ish-naftëtar.

Ndotja e Gjanciës dhe lumenjve të tjerë pranë vendburimeve të naftës është një fenomen i përsëritur. Për vite me radhë, BIRN ka gjurmuar raste të ngjashme dhe së fundmi rezulton se ndotja është e përmuajshme sipas analizave të kryera nga Agjencia Rajonale e Mjedisit./BIRN

Next Post
Berisha-Basha, dueli me bilanc fatal në PD

Orët e demokracisë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Incidenti/ Delegacioni serb braktis sallën gjatë raportimit të Kosovës për “Prishtina 2030”

Incidenti/ Delegacioni serb braktis sallën gjatë raportimit të Kosovës për “Prishtina 2030”

August 20, 2026
Kryebashiaku i Pustecit distancohet nga vizita e Misckoskit: Nuk e organizuam ne!

Kryebashiaku i Pustecit distancohet nga vizita e Misckoskit: Nuk e organizuam ne!

August 20, 2026
Analiza/ A mund ta bashkojnë Libinë, SHBA-të dhe fuqitë arabe?

Analiza/ A mund ta bashkojnë Libinë, SHBA-të dhe fuqitë arabe?

August 20, 2026
Udhëtimi i Thaçit drejt Rambujesë: Mora me vete stemën e UÇK, e futa në xhep ngjitur me zemrën

Udhëtimi i Thaçit drejt Rambujesë: Mora me vete stemën e UÇK, e futa në xhep ngjitur me zemrën

August 20, 2026
Von der Leyen paralajmëron për ‘luftë hibride’ pas incidentit me dron detar të Rumanisë

Von der Leyen paralajmëron për ‘luftë hibride’ pas incidentit me dron detar të Rumanisë

August 20, 2026
Spiunoi terroristët për llogari të CIA-s, SHBA përgatit deportimin e shqiptarit Blerim Skoro

Spiunoi terroristët për llogari të CIA-s, SHBA përgatit deportimin e shqiptarit Blerim Skoro

August 20, 2026
Mero Baze: 70% e myslimanëve shqiptarë janë bektashinj! Si i ‘zhdukën’ pas vitit 1991…

Mero Baze: 70% e myslimanëve shqiptarë janë bektashinj! Si i ‘zhdukën’ pas vitit 1991…

August 20, 2026
Temperaturat mbi 40 gradë, ja cili është qarku me risk më të lartë nga zjarret

Beteja me zjarret, 9 vatra aktive në vend, ndërhyhet me 4 helikopterë, eliminohet rreziku për banesat në Milot e Dajt

August 20, 2026

Tiranë-Durrës, më shpejt dhe më sigurt?

August 20, 2026
Sula firmos me Inteligjencën Financiare: Do luftojmë pastrimin e parave!

Sula firmos me Inteligjencën Financiare: Do luftojmë pastrimin e parave!

August 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com