• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Ndotja akustike, vetëm Korça brenda standardeve evropiane

by
31/05/2015 10:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në raportin e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit për vitin 2014, i  zhvilluar në 5 qytete të vendit, ka rezultuar se Tirana vijon të ketë nivelin më të lartë të zhurmave.

Matjet e zhvilluara në 15 pika të rëndësishme të kryeqytetit tregojnë se, ndotja më e lartë akustike është regjistruar te “Rruga e Elbasanit” gjatë ditës, ku niveli i zhurmave është 74.3 decibel.

Numri i lartë i automjeteve, por edhe trafiku i mbingarkuar kanë sjellë një gjendje të rënduar pranë zonës së Laprakës, te kryqëzimi i “21 Dhjetorit”, si dhe përreth sheshit “Skënderbej”, ku niveli i zhurmave është 71.5 decibel. Këto shifra janë ndjeshëm shumë më lart se standardi i BE-së për zhurmat, që për ditën llogaritet në 55 decibel. Por, edhe pse Tirana kryeson në këtë listë për nivelin e zhurmave, nëse do të bëjmë një krahasim me vitin 2008 dhe vitin 2011, në të gjitha pikat ka një ulje të lehtë të ndotjes akustike.

Të njëjtat rezultate janë vënë re edhe në qytetin e Fierit dhe atë të Vlorës, ku është shënuar një ulje e nivelit të ndotjes akustike, në krahasim me 4 vite më parë. Në Fier, sipas rezultateve të matjeve, vihet re se në të 4 pikat, ku qarkullimi i automjeteve është më i madh, ka një rënie me 3 deri në 4 decibel.
Korça mbetet një ndër qytetet më të qeta në vend, ku niveli i zhurmave është brenda standardeve të Bashkimit Europian, pasi në të 4 pikat, ku lëvizja është më e madhe dhe ku është bërë matja, niveli i zhurmave nuk është më i lartë se 45 decibel. Edhe Saranda ka një ulje të zhurmave në krahasim me vitin 2008. Matjet e nivelit të zhurmave dëshmojnë se ndotja akustike gjatë ditës është pak më e lartë se norma e Bashkimit Europian, ndërsa gjatë natës zhurmat janë në nivelin kufi të vendosur nga BE.

Ekspertët e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit kanë saktësuar se, edhe pse ka një rënie të nivelit të zhurmave në krahasim me 4 vite më parë, duhet që mes zonave të banuara dhe rrugëve kryesore të ketë më shumë sipërfaqe të gjelbërta, si dhe të përcaktohen me rregullore distancat mes rrugëve dhe banesave. Niveli i zhurmave ndikon drejtpërdrejtë në cilësinë e jetës së qytetarëve, pasi është një ndër shkaktarët e stresit dhe një sërë shqetësimeve të tjera të njerëzve.

Next Post

Qyteti turistik më i vizituar për 2015-ën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ndjesa e një monstre!” Berisha reagon sërish për deklaratat e ministres serbe: Rama heshti

“Ndjesa e një monstre!” Berisha reagon sërish për deklaratat e ministres serbe: Rama heshti

July 17, 2026
Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

July 17, 2026
Shpalli kandidaturën për kryetare të PD, Kokalari: Kërkesa do t’i shkojë Berishës nga avokatët amerikanë!

Kokalari: Flamur Noka ka një mision, të sjellë Argita Malltezin në krye të PD-së

July 17, 2026
U zgjodh nënkryetare, Bajaziti: Zotohem se do ndërtoj ura mes diasporës dhe Berishës

U zgjodh nënkryetare, Bajaziti: Zotohem se do ndërtoj ura mes diasporës dhe Berishës

July 17, 2026
Trump fitoi më shumë se 1 miliard dollarë nga kriptovalutat në vitin e parë të rikthimit në presidencë

Trump akuzon Kanadanë për zjarret dhe bën gati tarifat: Ajri i ndotur po na kushton miliarda

July 17, 2026
KUVENDI LIVE! Spiropali: Largimi im u paralajmërua nga Berisha; Kreu i PD: S’e ke nga unë!

“Mocioni i Elisa Spiropalit, valvul shkarkimi. I shërben ambicieve të saj”

July 17, 2026
Dy të maskuar i zënë pritë në Sarandë, plagoset rëndë Thimjo Rubati, detajet e para

Dy të maskuar i zënë pritë në Sarandë, plagoset rëndë Thimjo Rubati, detajet e para

July 17, 2026
Të shtëna me armë zjarri në Sarandë/ Mbetet i plagosur një person, policia rrethon zonën

Të shtëna me armë zjarri në Sarandë/ Mbetet i plagosur një person, policia rrethon zonën

July 17, 2026
Projekti i plotë/ Mazniku tregon rrugën që do ndiqet me reformën territoriale në 61 bashkitë e vendit

Mazniku e konfirmon: Shqipëria do të ketë më pak bashki në zgjedhjet e 2027-ës

July 17, 2026
Finalja e Botërorit në Nju Jork, 10 gjërat që duhet të dini para sfidës Spanjë-Argjentinë

Finalja e Botërorit në Nju Jork, 10 gjërat që duhet të dini para sfidës Spanjë-Argjentinë

July 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In