• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ndotja akustike, pritet të mbyllen një seri pub-esh

by Java News
02/04/2018 11:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndotja akustike në plazhe nuk do të lejohet në sezonin e ri turistik. Gjatë një takimi me  drejtuesit e bashkive në qarkum e Vlorës ministri Klosi paralajmëroi se Ministria e Mjedisit do të revokojë lejet mjedisore për ato hotele, bare apo restorante që do të shkaktojnë ndotje akustike. Për të pasur një transparencë dhe zbatim sa më të mirë të ligjit, ministri Klosi tha se të gjitha bashkitë duhet të përgatisin hartën e caktuar se ku duhet lejuar ose jo muzika.

“Në bazë të planeve që do të përcaktojnë vetë bashkitë Ministria e Mjedisit do të revokojë lejet mjedisore për zhvillimin e aktivitetit në rast se zhurmat janë jashtë parametrave të lejuar”.

Detyrimi ligjor u sillet në vëmendje kryebashkiakëve edhe përmes një urdhëri që ministri Klosi ka nxjerrë gjatë muajit shkurt të këtij viti. Një hartë e zonave ku mund të ushtrohen sportet e ujit me qëllim shmangien e aksidenteve në ujë është një tjetër detyrë e pushtetit vendor. Duke qëndruar në sigurinë e plazheve kreu i Turizmit theksoi se bashkitë duhet t’u kërkojnë bizneseve që të kenë të paktën një person për të dhënë ndihmën e parë.

Kreu i Turizmit dhe Mjedisit kërkoi gjithashtu angazhimin e pushtetit vendor, komunitetit dhe biznesit të zonës në aksionin “Pastrojmë Tokën që duam” që do të zhvillohet nga data 16 deri më 22 prill, të shpallur ndërkombëtarisht  Dita e Tokës.

Fjala e ministrit Klosi

Ne e kemi shumë shqetësim problematikën e zhurmave në plazh sic kemi një listë me shqetësime por përsa i përket problematikës së zhurmave, ligjet janë edhe rregullat janë. Por ne kemi edhe një udhëzim që nga muaji shkurt për të gjithë gjithë kryetarët e bashkive për përgatitjen e një plani të menaxhimit të zhurmave në qytet dhe është shumë mirë kur gjërat hartohen dhe programohen në mënyrë të studiuar.

Në qytetin e Vlorës, në qytetin e Sarandës, në Himarë,kudo ku kemi zhvillim turistik ka vende që mund të lejohen zhurmat, natyrisht për një grupmoshë të caktuar, por ka zona që nuk duhet të lejohen zhurmat dhe prandaj ne duhet të bëjmë një hartë për të caktuar qartë ku do të lejojmë që të kemi muzikë dhe ku të gjitha institucionet ligjzbatuese, që nga Inspektoriati i Mjedisit që duhet të kontrollojë nivelin e zhurmave, për të shkuar deri te forcat e rendit, duhet të kenë një hartë të përcaktuar nga bashkitë se ku lejohen zhurma dhe ku ka vende që nuk ka muzikë.

Ku ka vende që muzika mund të jetë 24 orë dhe ku ka vende që muzika nuk lejohet me zë të lartë gjatë 24 orëve, ku ka vende që muzika mund të lejohet deri në orën 11 apo 12 të natës me njëfarë volumi dhe ku ka vende që nuk lejohet fare.

Pra kjo është një gjë që duhet ta bëjnë këshillat bashkiakë, duhet ta bëjnë kryetarët e bashkive dhe pastaj ligjzbatuesit që nga Ministria e Mjedisit e cila ka një gjë në dorë që të heqë lejet mjedisore për hotelet ku nuk ka plan të përcaktuar nga bashkitë, Pra ajo që ne duam të bëjmë gjatë këtij sezoni është që në bazë të planeve që do të përcaktojnë vetë bashkitë Ministria e Mjedisit do të revokojë lejet mjedisore për zhvillimin e aktivitetit në rast se zhurmat janë jashtë para parametrave të lejuar.

Do të revokojmë lejen e ushtrimit të aktivitetit nga pikëpamja mjedisore  atë që ne kemi target të fushës sonë për vendet që bashkia nuk lejon të zhvillohet aktivitet me një volum më të lartë akustik. Ne presim të kemi një turizëm cilësor, por turizmi cilësor nuk mund të jetë turizmi me zhurmë.

Ka plazhe ku mund të lejohen diskotekat por ka zona që tashmë janë populluar aq shumë sa diskotekat prishin harmoninë e zonës. Kjo është detyrë në bazë të ligjit e vetë bashkive, ne do të përpiqemi të monitorojmë dhe të jemi transparentë me biznesin.

ma.me

Next Post
Kërkohej në Itali për shfrytëzim prostitucioni, kapet në Lezhë i shumëkërkuari (emri)

GJIROKASTER/ Transportonte klandestinë drejt Malit të Zi, pranga Rinor Thaçit nga Tirana

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fenomeni që po alarmon shkencëtarët. “El nino” dhe “La nina” pritet të godasë Tokën

Fenomeni që po alarmon shkencëtarët. “El nino” dhe “La nina” pritet të godasë Tokën

February 2, 2026
“Diskursi i Berishës nuk ka ndryshuar, si ta bindësh Qorin dhe Shehajn?”, Haxhiu replikon me deputetin e PD

“Diskursi i Berishës nuk ka ndryshuar, si ta bindësh Qorin dhe Shehajn?”, Haxhiu replikon me deputetin e PD

February 2, 2026
Të pathënat e Miss Albania 1991, nga skena e parë e bukurisë te shtëpia pa drita dhe rrëfimi i Valbona Selimllarit

Të pathënat e Miss Albania 1991, nga skena e parë e bukurisë te shtëpia pa drita dhe rrëfimi i Valbona Selimllarit

February 2, 2026
Miku i Lapajt, sherr LIVE me Shehajn: Je i dënuar nga gjykata! Mos na bëj si…

Miku i Lapajt, sherr LIVE me Shehajn: Je i dënuar nga gjykata! Mos na bëj si…

February 2, 2026
“Zgjedhorja” / Sondazhi: Mbi 70% e shqiptarëve duan që opozita të marrë pjesë në komision

“Zgjedhorja” / Sondazhi: Mbi 70% e shqiptarëve duan që opozita të marrë pjesë në komision

February 2, 2026
Meloni ironizon afreskun që bëri bujë: Jo, përfundimisht nuk jam si një engjëll!

Meloni ironizon afreskun që bëri bujë: Jo, përfundimisht nuk jam si një engjëll!

February 2, 2026
“Në Shqipëri ka perversitete si ato të Epstein”, Curri: Mendojnë se duke e bërë këtë, do kalojnë vdekjen

“Në Shqipëri ka perversitete si ato të Epstein”, Curri: Mendojnë se duke e bërë këtë, do kalojnë vdekjen

February 2, 2026
A do ia heqë Trump non gratën Berishës, po Ramës a do ia tregojë vendin?

“Marrëveshja PD-PS është mbyllur! Kjo që shohim është teatër…”

February 2, 2026
Luan Baçi para tubimit të opozitës: Bashkohuni dhe paraqisni shqetësimet tuaja! Foltorja do kthehet në ortek

Mbledhja e grupit të PD, Baçi: Pjesëmarrja në Reformën Zgjedhore dhe Territoriale, formale, por e domosdoshme

February 2, 2026
“Këtu flitet për perversitetin e elitave”, gazetarja shqiptare në SHBA, për Epstein: Të majtë e të djathtë po prisnin që…

“Këtu flitet për perversitetin e elitave”, gazetarja shqiptare në SHBA, për Epstein: Të majtë e të djathtë po prisnin që…

February 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In