• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Ndonjëherë hamë darkë, ndonjëherë jo”, dilema e mbijetesës në Afganistan një vit pas ardhjes së talibanëve në pushtet

by A R
15/08/2022 14:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në mesditë, Shakeela Rahmati nis ecjen e gjatë nga shtëpia e saj në një lagje të varfër drejt kodrave të Kabulit.

Gjatë rrugës, gra të tjera i bashkohen qetësisht. Do iu duhen 3 orë për të mbërritur në qendër të qytetit. Por çdo ditë ato i udhëheq uria që i gërryen dhe nevoja për të ushqyer fëmijët e tyre.

Destinacioni i tyre është një furrë buke, një prej të shumtave në Kabul ku gratë kanë nisur të grumbullohen pasditeve të vona, duke pritur me durim për ndonjë prej blerësve që mund t’iu japë pak bukë.

“Ndonjëherë hamë darkë, ndonjëherë jo”, thotë Rahmati. “Situata ka qenë keq për tre vjet, por viti i fundit ishte më i keqi. Bashkëshorti im u përpoq të shkonte në Iran për të punuar, por u dëbua”.

Kombet e Bashkuara shprehen se thuajse gjysma e vendit po përballet me urinë akute. Një raport i muajit Maj nga Komiteti Ndërkombëtar i Refugjatëve thotë se 43% e popullsisë së Afganistanit mbijeton me më pak se një vakt në ditë, ndërsa e afganëve që u vëzhguan e renditën ushqimin si nevojën parësore.

Jashtë Ministrisë së Jashtme, një murale e madhe, e përzier me anglishten, citon qëndrimin zyrtar taleban: “Emirati Islamik i Afganistanit dëshiron marrëdhënie pozitive dhe paqësore me botën”.

Por një vit pas ardhjes në pushtet, qeveria talibane nuk është njohur ende nga asnjë shtet i botës.  Një nga çështjet më kryesore për Perëndimin është margjinalizimi i qeverisë ndaj minoriteteve dhe grave, të cilave iu është ndaluar arsimi i mesëm.

Në dyqanet e Kabulit, tezgat rënkojnë nga prodhimet e freskëta. Problemi, thonë shitësit, është se shumicës së njerëzve nuk ia mban xhepi për t’i blerë. “Çmimi i miellit është dyfishuar. Çmimi i vajit të gatimit është më shumë se i dyfishuar”, thotë një prej tyre.

Pak metra më tutje, një djalë i vogël mbledh mbeturina plastike nga një kosh për t’i shitur. Ndihma humanitare vetëm po blen kohë,  por nuk sjell zhvillime, të ardhura apo punësim.

Teksa netët në Kabul po nisin të bëhen të ftohta e ditët të shkurtohen, frika mes punonjësve humanitarë është se dimri i ardhshëm do të jetë më i keq se i shkuari.

/a.r

Next Post
Investimet për sportin/ Veliaj: E fituam betejën për futbollin në Tiranë, tani më shumë…

Veliaj 'thumbon' Ilir Metën: Ish-Presidenti, si brigadier komunaleje...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

March 29, 2026
Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

March 29, 2026
VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

March 29, 2026
U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

March 29, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

March 29, 2026
Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

March 29, 2026
Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

Rikthimi në politikë, a i humb benefitet Vjosa Osmani pas mandatit si presidente?

March 29, 2026
Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

March 29, 2026
Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

March 29, 2026

Është duke luftuar garën, jo kandidatët në garë

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In