Tanguy Ndombele duket se i ka të qarta idetë për të ardhmen e tij. Mesfushori i Lyon, i cili ndiqet nga shumë skuadra, mes tyre edhe Juventusi, duket se preferon një transferim në Premier League.
Gjatë një interviste, 22-vjeçari “i shkeli syrin” Tottenhamit, pas deklaroi se “Spursat” janë një skuadër e madhe dhe se çdo lojtari do t’i pëlqente të luante për ta.
Ai theksoi se ekipi i drejtuar nga Mauricio Pochettino ka zhvilluar një sezon fantastik duke u renditur në vend të katërt në kampionat dhe mbi të gjitha luajti në finalen e Champions League. Me këto deklarata duket se Ndombele do të pranojë ofertën e Tottenham.(S.Sport)./l.m