• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ndodhur mes dy pritshmërive, na kërkojnë të zgjedhim!

by Bajram Peçi
20/12/2023 15:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Bajram Peçi

Ato që presim s’janë përpos se dy «shtylla» që duhet të mbajnë ngrehinën e shtetit të ardhshëm modern shqiptar: drejtësinë dhe integrimin në Bashkimin Europian. Ne shqiptarët i duam të dyja njëherësh, t’i vendosim sa më parë, nuk kemi mëdyshje, por është veto greke, që na e sjell si përcaktim për të braktisur zgjedhjen «Drejtësi».

Drejtësia, siç po e duam, për të cilën kemi vite që punojmë, është një ngjarje që përjetohet për herë të parë. E pavarur nga çfardo lloj regjimi, nga politika, nga ndikimi; e drejtë, e barabartë për të gjithë! Për këtë janë investuar administrativisht dhe financiarisht Europa dhe SHBA-ja. Strukturat e reja të saj, posaçërisht ato të hetimit, janë organizuar e përgatitur më së shumti prej tyre. Një drejtësi e këtij niveli i jep fund një epoke të gjatë (të vetmen që kemi përjetuar) arbitrariteti të sundimit feudal, të pushtimit turk, të atij mbretëror, të komunizmit dhe drejtësisë karikaturë në demokraturën berishjane. Nga kjo e fundit patëm ndihmesën kryesore për rrënimin e shtetit, që me të preku fundin. Sistemi i drejtësisë në gjithë hallkat e saj, përveç se humbi besimin e popullit te drejtësia, e korruptoi atë deri në pore, e motivuar nga pasurimi.

Bashkimi Europian ka qenë dhe mbetet një ëndërr për shqiptarët. Duke qenë gjeografikisht pjesë e saj, ne ndonjë rast faktor për jetën e saj (epoka Skënderbejane), ku botëkuptimet ideollogjike dhe dallimet fetare të komuniteteve kurrë nuk janë bërë pengesë e aspiratës europiane, presim shpresëplotë se do jemi shpejt politikisht dhe ekonomikisht pjesë përbërëse e këtij bashkimi. Për këtë, kemi përmbushur kërkesat-detyra, afatshkurtra dhe afatgjata, çka u vu në pah nga BE në mbledhjet e datave 13-14 dhjetor. Ursula von der Leyen, presidente e Komisionit Europian, sa sipër e deklaroi nga Brukseli se BE pret që të hapë sa më shpejt bisedimet për grup-kapitujt e parë me Shqipërinë. Megjithatë, Greqia ka kundërshtuar (çka pritej) dhe kërcënimet i ka përparuar në kufijt e armiqësisë, duke përdorur veton, duke e penguar këtë proces nëse nuk trajtohet çështja Beleri, një qytetar shqiptar ky, që ka kryer krimin e vjedhjes se votave përmes shit-blerjes dhe është në proces gjykimi.

Në konferencën për shtyp të mbajtur në mbyllje të takimit të unionit, Ursula von der Leyen dhe Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, pyetjeve rreth kundërshtimeve të Athinës ju dhanë përgjigje që e mërzitën edhe më Athinën e zëdhënësen e saj, Katheimerini. U vu në dukje se Konferenca është pro progresit që duhet bërë në lidhje me zgjerimin dhe se shpresojnë se “vështirësive të pazgjidhura do të mund t’u gjendet një zgjidhje».

Fatmirësisht, elita jonë politike (përjashto Berishën dhe Metën, që Belerin e kanë kandidatin e tyre), presidenti Begaj dhe kryeministri Rama, Partia Socialiste në pushtet, ua ka bërë të qartë se zgjedhja e tyre është e do mbetet Drejtësia. Këtu mbyllet shpresa e politikës mbivlerësuese të vetvetes greke për një kompromis që na dëmton. Kjo zgjedhje është dhe një përgjegje për kundërmimin e egër nacionalist grek ndaj fqinjëve. Himara zotërinj, ka qenë në shekuj shqiptare e do mbetet e tillë! Bashkia Himarë e ka patur kurdoherë një përfaqësues të etnisë grekofone si kryetar bashkie dhe me siguri do ta ketë, por jo një monstër që ka përdhosur qëllimisht e me vetdije simbolet e kombit shqiptar, për të cilin është një cudi më vete se si Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i lejoi regjistrimin?!
Eshtë më mirë, shumë më mirë, që të kemi një shtet të fortë ligjor sesa të hyjmë në Europë me një drejtësi të ndikuar, të përdorur e të përshtatur me konjukturat e ditës në kulisat diplomatike! Për më tepër, këtë nuk do ta pranonte edhe Europa, sepse pranimin e Shqipërisë në BE unioni e ka parimisht të pranueshme përpos se kur reforma në drejtësi të ketë siguruar një strukturë të të gjitha hallkave të sistemit në përputhje me demokracinë europiane.

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, pakënaqësinë e kundërshtimit grek, pse jo, e nënçmoi, kur iu tha se «Bashkimi Europian duhet të bëhet më i përshtatshëm për të ardhmen». Micotaqis, që pa se po i heqin armën veto nga krahu, u ndje me siguri keq kur kancelari shprehu projektin e përgatitur me Francën për t’u hequr vendeve si Greqia, Bullgaria apo Hungaria e çdo kujt tjetër (në minoritet) të drejtën e përdorimit të vetos për politika të dëmshme nacionaliste. Duke i çarmatosur kësisoj, nuk është thjesht puna se u shfryjnë megallomaninë, por i ulin me këmbë në tokë si siguri për paqen dhe harmoninë në rajon.

Kur sheh dhe lexon komentet e shtypit grek se, mes të tjerash, bëjnë sikur vlerësojnë Edi Ramën që gjithësesi ai «…po e mbron Shqipërinë nga islamizmi», s’mund të mos buzëqeshësh me naivitetin e ortodoksisë mesjetare greke! Duhet të vijnë të shohin e prekin fizikisht vendin tonë për të parë se mes ne shqiptarëve besimi fetar i kujdo nga tre fetë e lira për besim dhe ushtrim, asnjë prej tyre nuk del nga përkushtimi për kombin, nga krenaria e të qenit shqiptar.

Fqinj të dashur, futeni pallën në mill, marrëzitë e juaja u bënë bajat dhe nuk i pëlqejnë me Europës!

Next Post
Grushti ndaj Berishës/ Biberaj: Kjo që ka bërë Rama është një turp i madh! Kreu i PD nuk i është përgjigjur me të njejtën monedhë

Biberaj: Berisha duhet të largohet nga PD, protesta tregoi se ka humbur besimin e qytetarëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Greqi/ Vajza 10-muajshe me shenja kafshimi dhe djegie, arrestohen nëna dhe partneri i saj

Greqi/ Vajza 10-muajshe me shenja kafshimi dhe djegie, arrestohen nëna dhe partneri i saj

April 9, 2026
“Java e parë do e gjejë këtë kantier të hapur!”, autostrada Tiranë-Durrës drejt përfundimit

“Java e parë do e gjejë këtë kantier të hapur!”, autostrada Tiranë-Durrës drejt përfundimit

April 9, 2026
Të dënuar për vrasje në vitin 1999, kapen në Itali dy vëllezërit shqiptarë

Të dënuar për vrasje në vitin 1999, kapen në Itali dy vëllezërit shqiptarë

April 9, 2026
Operacion antidrogë ndaj VIP-ave në Turqi, 11 persona të ndaluar, 3 në kërkim

Operacion antidrogë ndaj VIP-ave në Turqi, 11 persona të ndaluar, 3 në kërkim

April 9, 2026
Irani vendos kushtin, ja sa anije në ditë do të lejohen të kalojnë Ngushticën e Hormuzit

Irani vendos kushtin, ja sa anije në ditë do të lejohen të kalojnë Ngushticën e Hormuzit

April 9, 2026
VIDEO / Sulmet në Liban, Mia Khalifa e përlotur: Amerika dhe Izraeli, shtete terroriste!

VIDEO / Sulmet në Liban, Mia Khalifa e përlotur: Amerika dhe Izraeli, shtete terroriste!

April 9, 2026
Gjuha shqipe / Përplasje të forta mes partive shqiptare në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut

Gjuha shqipe / Përplasje të forta mes partive shqiptare në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut

April 9, 2026
Dosja “Toyota Yaris”, merret vendimi nga Gjykata e Lartë për 3.4 milionë eurot e konfiskuara. Ja kujt do i kalojnë

Mbledhja në Gjykatën e Lartë, avokati: “Arresti me burg” duhet të jetë alternativa e fundit

April 9, 2026
Presidenti iranian: Sulmet izraelite ndaj Libanit ‘shkelje flagrante’ e armëpushimit

Presidenti iranian: Sulmet izraelite ndaj Libanit ‘shkelje flagrante’ e armëpushimit

April 9, 2026
Vuçiç takohet me Sorensen: Dialogu mbetet rruga e vetme për zgjidhjen e çështjeve me Kosovën

Vuçiç takohet me Sorensen: Dialogu mbetet rruga e vetme për zgjidhjen e çështjeve me Kosovën

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In