• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Biberaj: Berisha duhet të largohet nga PD, protesta tregoi se ka humbur besimin e qytetarëve

by Java News
20/12/2023 15:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish- deputeti Aleksandër Biberaj në MCN Live ka komentuar situatën ku ndodhet aktualisht Partia Demokratike për të cilën u shpreh se PD është përçarë në 500 copash dhe askush nuk po merr iniciativën për ta bashkuar.

Ai tha se nga viti ‘90 deri sot në PD nuk ka pasur rrotacion dhe kjo ka vrarë shpresën besimin. Sipas tij, komisionet hetimore janë një e drejtë kushtetuese dhe Rama po e ndryshon se nuk do prani të opozitës.

Padiskutim PD është pasqyrë kombëtare dhe shqetësimi është i saktë dhe sa herë flasim keq e më keq shkon puna sepse drejtuesit nuk dëgjojnë. Kolegët e mi nuk janë as në tokë dhe as në qiell, PD është përçarë është bërë 500 copash dhe askush nuk po merr iniciativën për ta bashkuar.

A do vazhdojmë të rrimë akoma me këtë qeveri apo do bëhemi bashkë për të bërë rrotacion, por PD s’ka rrotacion as brenda llojit të saj. Nga ‘90 deri sot s’ka rrotacion në PD, se dhe Basha ishte një artificë artificiale. Është vrarë shpresa, besimi, arsimi ka degraduar, kujdesi shëndetësor, pagat pensionet nuk rriten fare, pra të gjitha shtresat e shoqërisë janë në gjendje të mjerueshme dhe kjo është vajtuese.

Të gjithë po ikin ndërsa kolegët e mi vazhdojnë me punët e tyre kur dihet se PD ka resurse, por duhet të shkëputesh nga interesat personale dhe duhet të diskutosh për kauza. Duhet ti ndajmë gjërat, aksioni opozitar në parlament se ato që po bën Rama në parlament nuk i bën asnjë lloj maxhorance. Komisionet hetimore janë një e drejtë kushtetuese dhe Rama po e ndryshon se nuk do prani të opozitës.

Më tej ai shtoi se problemi që ka Berisha me drejtësinë është problem tjetër dhe sipas tij ato nuk duhet që të bashkohen sepse ky bashkim e bën kauzën e opozitës të pabesueshme.

Ideja është se duhet ti ndash, por nëse kthehemi në zgjedhjet lokale Berisha duhet të kishte dhënë dorëheqjen dhe të ishte larguar sepse nuk kemi kohë, duhet të ishte larguar pa filluar këto problem të gjyqësorit nëse dëshiron të shohë një PD të bashkuar dhe që vjen në pushtet. E ka humbur besimin se protesta ishte  vakët, e ka humbur besimin sepse s’ka më shpresë dhe besim.

I pyetur si e sheh pozicionin e Gazmend Bardhit, Bibneraj tha se ai nuk mund të jetë e ardhmja e PD pasi nuk ka dhënë asgjë politikisht.

Si mund të jetë Gazmend Bardhi e ardhmja e PD, është tragjedi komedi të përfundosh në duart e tij. Basha dhe Bardhi janë i njëjti sistem. Ka intelektualë pa fund PD, por jo detyrimisht duhet të jetë i konsumuar. Bardhi nuk ka dhënë ndonjë gjë politikisht. Problemi këtu është se nuk ka garë, nga 2013 është vrarë gara. PD sot është pothuajse e tharë dhe do vazhdojë të thahet dhe më shumë sepse modeli i zgjedhjes së liderit nga Berisha do dështojë.

Partitë nuk janë feude që t’ja lësh trashëgimi djalit, vajzës, nipit apo mbesës, monarkitë trashëgohen, jo partitë në demokraci. Berisha në përzgjedhjen e bashkëpunëtorëve ka dështuar në mënyrë spektakolare dhe ai më i madhi që i kushtoi kombit ishte prej mentaliteteve që ai thotë do orientoj. Ka kohë që kërkoj garë se vetëm ajo nxjerr kandidatin më të mirë dhe fitues.

Gara mund të bashkojë një popull opozitar dhe sjell rotacion në 2025. Maxhoranca ka 100% të pushteteve, kjo dhe për faj të opozitës. Unë e di si funksionon qeverisja, Rama di çdo gjë që ndodh, ministrat që ai ka si kukulla dhe frymë kur marrin kërkojnë leje. Asgjë nuk bëhet në vend pa dijeninë e kryeministrit. E dinë të gjithë se ky kryeministër është kryehajduti i një populli të varfër. Revolucionin nuk e bëjnë 40 deputetë por një popull i tërë.

/f.s

Next Post
“Fituam por na vodhi narko-shteti”/ Kreshnik Spahiu: Ja justifikimi i Berishës më 15 maj

Epilogu i “tragjedisë” Berisha, më dramatik se i ish-kryeministrit Mehmet Shehu

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas dasmës siçiliane, Dua Lipa rikthehet në Itali! Me rol të ri në festivalin e Sanremos, zbardhen detajet!

Dua Lipa drejt dy festivaleve gjigante muzikore në vitin 2027, nga Coachella në Reading & Leeds!

November 11, 2026
Përgjigje disa pyetjeve të lexuesve për “Parajsën Artificiale”!

Emri i Tiranës nuk vjen nga Teheran, por nga fjala Tiran!

November 11, 2026
Konferenca e 20-të e UNESCO-s në Tiranë, ministri Gonxhja: Kritikat i mirëpresim, por akuzat nuk mund të zëvendësojnë aspak faktet!

Konferenca e 20-të e UNESCO-s në Tiranë, ministri Gonxhja: Kritikat i mirëpresim, por akuzat nuk mund të zëvendësojnë aspak faktet!

November 11, 2026
Ambasadorja e BE prezanton Progres-Raportin e KE para komunitetit të biznesit: Do përfitojë nga udhëtimi evropian i vendit, ka vend në atë tryezë!

Ambasadorja e BE prezanton Progres-Raportin e KE para komunitetit të biznesit: Do përfitojë nga udhëtimi evropian i vendit, ka vend në atë tryezë!

November 11, 2026
Anglia ashpërson rregullat për telefonat, celularët do ndalohen gjatë gjithë ditës nëpër shkolla!

Anglia ashpërson rregullat për telefonat, celularët do ndalohen gjatë gjithë ditës nëpër shkolla!

November 11, 2026
Sfida me Finlandën/ Stadiumi i tejmbushur, 3 pikë në lojë për kreun dhe një arbitër me histori polemikash! Shqipëria kërkon reagimin

Sfida me Finlandën/ Stadiumi i tejmbushur, 3 pikë në lojë për kreun dhe një arbitër me histori polemikash! Shqipëria kërkon reagimin

November 11, 2026
Tragjedi në SHBA, makina hyn në tregun pranë Hollivudit dhe merr përpara njerëzit! Tre viktima dhe po kaq të plagosur, mister shkaqet (VIDEO)

Tragjedi në SHBA, makina hyn në tregun pranë Hollivudit dhe merr përpara njerëzit! Tre viktima dhe po kaq të plagosur, mister shkaqet (VIDEO)

November 11, 2026
Buxheti 10 miliardë euro, ministri Malaj: 30% e fondeve për mbrojtjen sociale, 250 milionë euro për pensionet, dyfishim i bonusit!

“Pagat në sektorin publik janë më të larta se privati”- Ministri Malaj: Rritja ekonomike deri në fund të vitit do jetë 4 për qind!

November 11, 2026
Zgjedhjet mbaruan dhe të dy humbën! Telefonatë e tensionuar mes Trump dhe Netanyahu, shkak operacioni i radhës në Iran

Zgjedhjet mbaruan dhe të dy humbën! Telefonatë e tensionuar mes Trump dhe Netanyahu, shkak operacioni i radhës në Iran

November 11, 2026
Ish-drejtori i kompanisë farmaceutike nominohet për Ambasador të SHBA-ve në Kosovë, emri i kalon Senatit!

Ish-drejtori i kompanisë farmaceutike nominohet për Ambasador të SHBA-ve në Kosovë, emri i kalon Senatit!

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In