Një çift britanik, që jeton dhe punon në Shqipëri, Donald Holder dhe Michael Kane vendosën ta kthejnë marrëdhënien e tyre të partneritetit civil në martesë. Ceremonia u zhvillua drekën e të premtes të 29 Majit në Rezidencën Britanike dhe u celebrua prej Ambasadorit të Mbretërisë së Madhërisë së Saj në Tiranë, Nicholas Cannon. Çifti i homoseksualëve britanikë pati si dëshmitarë dy anëtarë të komunitetit shqiptar të LBGT-së, trupin diplomatik dhe pak të ftuar shqiptarë.
Martesa e çiftit britanik është e para në rajonin tonë dhe bëhet në Shqipëri. Shqipëria nuk e njeh këtë procedurë për komunitetin e saj dhe atë të huaj, përveç nëse kryhet në ambasadat e huaja, vendet e të cilave e lejojnë. Për këtë arsye, shërbimi konsullor është autorizuar nga autoritetet britanike, pasi ka marrë lejen e Ministrisë tonë të Jashtme.
Çifti nuk ka pranuar asnjë dhuratë, e nëse do të kishte një të tillë, ajo do të shkonte në ndihmë të shtëpisë së strehimit të LBGT-ve shqiptarë “Streha”.
Arsyeja që çifti u martua ishte në Shqipëri ishte shumë pragmatike, njohja e dokumentacioneve nëse ata do të ikinin në Angli kërkonte shumë kohë, ndërkohë që ata e kishin filluar këtë procedurë në vendin tonë.
Michael Kane është nënpunës në Ambasadën e Madhërisë së Saj, kurse Donald Holder është mësues. Ata janë në lidhje me njëri-tjetrin qysh prej 29 vitesh.
FOTO KRYESORE: Jutta Benzenberg









