• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Ndodhem në burg, e pranoj se kam organizuar…”/ Shqetësim pas videos së gazetarit të arrestuar në Bjellorusi: Ka makijazh nga goditjet

by Java News
25/05/2021 09:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Blogeri kritik, Roman Protasevitsh, viktimë e uljes së detyruar të avionit në Minsk, që çoi në reagime të forta të BE, ka folur në një video. Por kjo shfaqje në video nuk i ka ulur shqetësimet për blogerin.

Roman Protasevitsh i arrestuar në aeroportin e kryeqytetit bjellorus, Minsk ka folur në një video të publikuar në një kanal të afërt me qeverinë, në Telegram. Aty ai pranon se ndodhet në “burgun hetimor” Nr. 1 në Minsk.

“Do të vazhdoj të bashkëpunoj me hetuesit dhe pranoj, se kam organizuar protestat masive në qytetin Minsk”, thotë në video Protasevitsh duke shtuar se ai është trajtuar sipas ligjit dhe se do të bëj dëshmi të tjera. “Personeli sillet ashtu si duhet me mua dhe respekton ligjin”, shprehet Protasevitsh i ulur në një tavolinë.

Sipas opozitës bjelloruse, videoja është regjistruar nën presion.

“Roman nuk ka thënë asnjëherë vullnetarisht atë që thotë tani në kamera”, thuhet në Telegram. “Fytyra e tij ka makijazh, gjurmët e goditjeve janë të dukshme, hunda është e thyer.”

Drejtuesja e opozitës  bjelloruse, që jeton në ekzil, Svetlana Tihanovskaja tha në Sky News, se ajo ka shumë frikë “jo vetëm për lirinë, por edhe për jetën e tij.”

“Asnjë ankesë për gjendjen shëndetësore”

Autoritetet e republikës bjelloruse të drejtuar në mënyrë autoritare urdhëruan një ulje të detyruar të dielën të një avioni në rrugën nga Athina në Vilnius. Në bordin e avionit ndodhej edhe blogeri i kërkuar nga pushtetmbajtësi Lukashenko, i cili e kërkonte atë në plan ndërkombëtar. Një ditë pas uljes së detyruar, Ministria e Punëve të Brendshme të Bjellorusisë konfirmoi arrestimin e blogerit.

In Belarus abgefangene Ryanair-Maschine
Avioni i Ryanair në aeroportin e MinskutNjë zëdhënëse e ministrisë, tha se Protasevitsh ndodhet në paraburgim. Nga ana e administratës nuk ka “asnjë ankesë për gjendjen e tij shëndetësore”, shtoi zëdhënësja. Më parë nëna e 26 vjeçarit Protasevitsh kishte thënë për mediat, se djali i saj me gjasë ndodhet në spital pasi ka probleme me zemrën. “Këto informacione janë të gabuara”, deklaroi ministria. Edhe blogeri ka pohuar në video se “mund të sqaroj, se nuk kam probleme shëndetësore dhe as probleme me zemrën apo organe të tjera.”

BE vendos sanksione të tjera kundër Lukashenkos

Ulja e detyruar e avionit të Ryanair me Protasevitsh në bord u kthye në temë qendrore të samitit të BE në Bruksel të hënën. Ashtu si pritej, krerët e shteteve dhe qeverive të BE vendosën sanksione kundër regjimit bjellorus. Kështu shoqëritë bjelloruse të fluturimit në të ardhmen nuk do të përdorin hapësirën ajrore të BE dhe nuk lejohet të startojnë apo ulen në aeroportet e BE. Përveç kësaj lista me personat e sipërmarrjet kundër të cilave do të ketë bllokim të pasurive do të zgjerohet. Samiti i kërkoi Këshillit të BE të vendosë sanksione të tjera ekonomike./DW

g.kosovari

Next Post
Spitalit Memorial në Fier/ Manastirliu prezanton një pjesë të ekipit mjekësor shqiptaro-turq

Spitalit Memorial në Fier/ Manastirliu prezanton një pjesë të ekipit mjekësor shqiptaro-turq

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do marrin 5 dhe 10 mijë lekë”/ Miratohet bonusi i pranverës 2025 për pensionistët

Shqipëria plaket me ritmin më të lartë në Europë, Eurostat: Mosha mesatare arriti në 44.3 vjeç në 2025

February 14, 2026
“Ti ma more zemrën”, Shtëpia e Bardhë bën bujë me kartolina politike për Shën Valentin

“Ti ma more zemrën”, Shtëpia e Bardhë bën bujë me kartolina politike për Shën Valentin

February 14, 2026
Pronar i hotelit ku u plagos 18-vjeçarja/ Kush është Vladimir Gjuta, emër i dëgjuar i botës së krimit

Pronar i hotelit ku u plagos 18-vjeçarja/ Kush është Vladimir Gjuta, emër i dëgjuar i botës së krimit

February 14, 2026
Kur bëhet regjistrimi/ Universitetet publikojnë listat e fituesve: Ja ku mund t’i shikoni përgjigjet

Universitetet në alarm: 40% e të diplomuarve punojnë jashtë profilit

February 14, 2026
Letra e fundit e dashurisë, sekreti i Shën Valentinit

Letra e fundit e dashurisë, sekreti i Shën Valentinit

February 14, 2026
Harry Bajraktari letër presidentit Trump: SHBA të garantojë gjykim të drejtë për ish-drejtuesit e UÇK-së

Harry Bajraktari letër presidentit Trump: SHBA të garantojë gjykim të drejtë për ish-drejtuesit e UÇK-së

February 14, 2026
Projekti TID / Rama shkon në Durrës për të takuar banorët protestues, opozita kërkon komision hetimor

Projekti TID / Rama shkon në Durrës për të takuar banorët protestues, opozita kërkon komision hetimor

February 14, 2026
Kriza e Washington Post të Jeff Bezos, çfarë po ndodh me shtypin amerikan?

Kriza e Washington Post të Jeff Bezos, çfarë po ndodh me shtypin amerikan?

February 14, 2026

Protestat e PD/ Kthupi: Berisha po injorohet nga faktori ndërkombëtar, partitë s’duhet të ushtrojnë dhunë

February 14, 2026

Rasti i Veliajt, media amerikane: SPAK ka zëvendësuar pavarësinë gjyqësore duke arritur rezultate politike nën petkun e ligjshmërisë

February 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In