Një lajm i mirë vjen në lidhje me deputetin Andi Përmeti. Ky i fundit ka fituar betejën me koronavirusin, ndërsa ndodhej prej disa ditësh i shtruar në një spital të specializuar në Turqi.
Lajmin e mirë e ka bërë të ditur kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla teksa fliste në foltoren e Kuvendit.
“Kolegu ynë Andi Përmeti e fitoi betejën e COVID-19.”, tha ai. Kujtojmë se prej një periudhe të gjatë Përmeti vijoi kurimin për COVID në vendin tonë, ndërsa pas përkeqësimit serioz të situatës, ai u dërgua për trajtim të specializuar në Turqi. Fatmirësisht deputeti i ri fitoi betejën ndaj virusit vdekjeprurës.
g.kosovari
Pse nuk kane besim te mjekesia ne shqiperi?