• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Ndodh në Tiranë/ 48-vjeçarja arrestohet pasi përndiqte të riun

by A R
12/07/2016 08:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një grua 48-vjeçare ka përfunduar në prangat e policisë së kryeqytetit pasi akuzohet se në mënyrë sistematike ka përndjekur një shtetas 31-vjeçar. Burime zyrtare të policisë së Tiranës bënë me dije se u arrestua shtetësja E. Idrizi.

Mësohet se kjo e fundit, për rreth një vit me radhë ka përndjekur të riun me iniciale F.P., duke i shkaktuar atij edhe shqetësime në familje. Sakaq, burime pranë uniformave blu sqaruan se kallëzimi në polici është bërë nga familjarë të 31-vjeçarit.

Menjëherë pas kësaj, efektivë të Komisariatit Nr.2 bënë të mundur edhe vënien në pranga të gruas 48-vjeçare. Të njëjtat burime pohuan se të dy këta persona i kanë banesat në të njëjtën lagje.

Ndërkohë, gjatë dëshmisë së saj Idrizi nuk e ka pranuar akuzën që i është ngritur. Ajo është shfaqur e habitur teksa merrej në pyetje, duke sqaruar se nuk ka asnjë lidhje me 31-vjeçarin F.P. dhe familjen e tij. Ndërsa, burimet e sipërpërmendura thanë më tej se shkak i ngjarjes mund të ketë qenë një lidhje që ata mund të kenë pasur me njëri-tjetrin raporton BW.

“Më datë 10.07.2016, u arrestua në flagrancë shtetasja E. Idrizi, vjeç 48, banuese në Tiranë, pasi ka përndjekur në mënyrë sistematike, duke i shkaktuar shqetësime në familje, shtetasit F.P., vjeç 31, banues në Tiranë”, thuhet në njoftimin e policisë. Kurse, familjarë të 31-vjeçarit kanë treguar në polici se ndiheshin tepër të shqetësuar sa herë që përballeshin në rrugë me Idrizin, pasi sipas tyre, kjo e fundit edhe i kërcënonte ata./a.m.

Next Post

Quaresma: Nëse medalja është e bërë nga ari, do ta shes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtësia përballë polarizimit: Pavarësia, përgjegjshmëria dhe besimi publik

Drejtësia përballë polarizimit: Pavarësia, përgjegjshmëria dhe besimi publik

March 26, 2026
Koncesioni i sterilizimit i ka kaluar shtetit, Sala: Po monitorohet, prej 3 javësh funksionon shumë mirë

Koncesioni i sterilizimit i ka kaluar shtetit, Sala: Po monitorohet, prej 3 javësh funksionon shumë mirë

March 26, 2026
PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

Përtej protestes së Lapajt

March 26, 2026
Shiste kokainë në doza, pranga 36-vjeçarit në Durrës

Shiste kokainë në doza, pranga 36-vjeçarit në Durrës

March 26, 2026
Aksioni i qeverisë për lirimin e hapësirave publike, Tabaku: Përsëritje të skenarëve të vjetër

“Boll kemi vuajtur! Salianji ta bëjë betejën brenda PD”, Tabaku kundër partisë: S’e bëj më gabimin e para 3 viteve…

March 26, 2026
Gjenden në Holandë mbetjet e kalorësit D’Artagnan që frymëzoi veprën “Tre Muskutjerët”

Gjenden në Holandë mbetjet e kalorësit D’Artagnan që frymëzoi veprën “Tre Muskutjerët”

March 26, 2026
Shiste kokainë në lokalin e tij, arrestohet 20-vjeçari në Dibër

Shiste kokainë në lokalin e tij, arrestohet 20-vjeçari në Dibër

March 26, 2026
Mbreti i Panairit

Carlo

March 26, 2026
“Askush mos të mbetet pa ilaçe!”, Sala: Ndryshime në Komisionin e Çmimit të Barnave, më shumë transparencë

“Askush mos të mbetet pa ilaçe!”, Sala: Ndryshime në Komisionin e Çmimit të Barnave, më shumë transparencë

March 26, 2026
Shpërthim në Detin e Zi, përshkallëzim tensioni në Lindjen e Mesme

Shpërthim në Detin e Zi, përshkallëzim tensioni në Lindjen e Mesme

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In