• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ndodh në Shqipëri, ja ndeshja që zgjati plot…138 ditë

by Java News
17/03/2017 17:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Unikale në futbollin shqiptar. Më në fund dje ka përfunduar ndeshja që nisi… 138 ditë më parë. Nuk është një trill apo fantazi, por gjithçka e vërtetë nga historia e pabesueshme që ka ndodhur dje në Kamzë.

Autoritetet shqiptare duhet të thërrasin përfaqësuesit e rekordeve “Guinness”, pasi sipas të gjitha gjasave ndeshja e kampionatit U­19 ndërmjet Shkëndijës së Tiranës dhe Laçit mund të certifikohet si sfida që ka zgjatur më shumë ndonjëherë në historinë e futbollit botëror. Bëhet fjalë për një takim që nisi më 30 tetor të 2016-­s, kur u luajtën 59 minuta dhe dje pas më shumë se katër muajsh e gjysmë përfundoi me zhvillimin e 30 minutave të mbetura.

NGJARJA

Ndeshja e të rinjve mes Shkëndijës dhe Laçit e vlefshme, për javën e 6­të, nisi në orën 12:00 të datës 30 tetor 2016 dhe përfundoi dje më 17 mars 2017, në orën 13:45. Plot 138 ditë ose 198.720 minuta u deshën për të mësuar rezultatin e kësaj sfide.

Më 30 tetor, ndeshja u ndërpre në minutën e 59­të për shkak të largimit të Policisë së Rendit nga ambientet ku luhej sfida dhe atëherë kryesori Ndinjon Përmeti vendosi ta ndërpresë lojën, kur rezultati ishte i barabartë 0­0. Kështu, 31 minutat e mbetura janë luajtur pasi më parë ishte zhvilluar normalisht edhe takimi i fazës së dytë.

NDRYSHIMET

Nga ajo ditë e deri dje kishin ndryshuar shumë gjëra në këtë sfidë. Takimi u gjykua nga Daniel Haskaj, pasi mungonte kryesori, Ndinjon Përmeti, i cili për momentin gjykon në Rumani, ndërsa dy anësorët ishin të njëjtët e takimit të mëparshëm. Nuk kanë luajtur te Shkëndija Esat Malaj, i cili tani është pjesë e akademisë së Lokomotivës së Zagrebit në Kroaci dhe Urim Kastrati, që është transferuar tek akademia e Dinamos së Zagrebit. Në vend të tyre janë aktivizuar lojtarët e stolit të asaj ndeshjeje: Serialdo Hysi dhe Mikea Avdillari. Gjithashtu, te Laçi në vend të Kevin Dodaj është aktivizuar Dedë Bushi. Për sa i përket rezultatit, Laçi ka fituar 1­0 me golin e Bushit në minutën e 89­të./Panorama A.DUSHKU

a.ç

Next Post
Butragueno i Realit e pranon: Donim në një fazë tjetër ndaj Bayernin

Butragueno i Realit e pranon: Donim në një fazë tjetër ndaj Bayernin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mediat: Agasi i çoi 500 mijë euro vëllezërve të Hysenit në Gjermani, 450 mijë të tjera iu anuluan…

Mediat: Agasi i çoi 500 mijë euro vëllezërve të Hysenit në Gjermani, 450 mijë të tjera iu anuluan…

November 9, 2026
Të miturit u shtruan në spital, drejtori i Ujësjellësit në Vlorë: Uji është i pastër, edhe fëmijët e mi e pinë!

Të miturit u shtruan në spital, drejtori i Ujësjellësit në Vlorë: Uji është i pastër, edhe fëmijët e mi e pinë!

November 9, 2026
GJKKO e la në arrest shtëpie, ish-drejtuesja e SHISH apelon masën

Rëndohen pozitat penale të ish-kreut të SHISH! Hyseni nën hetim edhe për korrupsion e pastrim parash

November 9, 2026
Berisha sulmon Ramën për “Albanian File”: 523 projekte në shkelje të ligjit, Shqipëria në kthetrat e karteleve të drogës

Berisha sulmon Ramën për “Albanian File”: 523 projekte në shkelje të ligjit, Shqipëria në kthetrat e karteleve të drogës

November 9, 2026
Seanca për Fatmir Mediun për çështjen “Gërdeci”/ Prokuroria kërkon dëshminë e sekretares së ish-ministrit të Drejtësisë

Mediu në GJKKO: Nuk shpenzuam asnjë qindarkë për Partizanin. E kishim mendjen tek NATO

November 9, 2026
Arrestohet vëllai i Viktor Orbán, dyshohet për trafikim emigrantësh dhe skemë të paligjshme vizash

Arrestohet vëllai i Viktor Orbán, dyshohet për trafikim emigrantësh dhe skemë të paligjshme vizash

November 9, 2026
Rama udhëton sot drejt Parisit, do të marrë pjesë në Samitin e Paqes

Rama udhëton sot drejt Parisit, do të marrë pjesë në Samitin e Paqes

November 9, 2026
Kush është Robert Duka, “Gjuetari i Bankave” që u arrestua pas grabitjeve të armatosura të dy filialeve në Tiranë

Kush është Robert Duka, “Gjuetari i Bankave” që u arrestua pas grabitjeve të armatosura të dy filialeve në Tiranë

November 9, 2026
VIDEO / “Maska nuk të fsheh nga ligji!”, Demo: Forca e shtetit duhet të ndihet nga ata që shkelin ligjin

VIDEO / “Maska nuk të fsheh nga ligji!”, Demo: Forca e shtetit duhet të ndihet nga ata që shkelin ligjin

November 9, 2026
Tragjedi në brigjet e Senegalit, mbytet varka me emigrantë: Të paktën 34 të vdekur

Tragjedi në brigjet e Senegalit, mbytet varka me emigrantë: Të paktën 34 të vdekur

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In