• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ndodh në Shqipëri! Ish e fejuara përndjek çiftin që ditën e parë të martesës

by A R
24/03/2019 20:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dy histori të ngjashme të lindura në Facebook por njëra e përfunduar dhe tjetra në zhvillim. Esmeralda është martuar me Erjonin pasi janë njohur në rrjetet sociale dhe së shpejti presin të bëhen prindër. Por gjatë kësaj pritje të ëmbël një person i tretë po e “hidhëron” lumturinë e tyre.

Esmeralda: Unë me Erjonin jam njohur në Facebook për ditëlindjen e Erjonit, në datën 3 Shkurt të vitit 2018 ai kishte postuar në rrjetet sociale: “Kam ditëlindjen sot, kush më uron?” dhe unë e urova, pastaj ai dërgoi ftesë ja pranova dhe nuk i shkruajta. Në datën 16 Shkurt jemi takuar për herë të parë në Lezhë. Pas një javë u takuam përsëri dhe më tregoi historinë e tij. Ai është fejuar një herë. Unë mendova se po më gënjente, nuk e besova. Ashtu si më ka njohur mua edhe atë e ka njohur në Facebook, por ai jepte besimin e tij. Aty vendosi Erjoni të vinte në shtëpi dhe të më kërkonte, tregonte çdo gjë, nuk mbante sekrete, por mami nuk ishte dakord, sepse kishim besime të ndryshme unë katolike ai mysliman. Familja nuk ishte dakord. Unë isha 17 vjeçe, por dashuria nuk njeh moshë. Unë vendosa të ikja nga shtëpia me Erjonin, ishte një vendim i përbashkët. Erjoni ishte 23, ndërsa unë 18. Në 3 Maj bëra 18 dhe të nesërmen ika se kishim frikë mos na denonconte familja ime. Gjithë natën rrinim pa gjumë deri vonë.

Ardit Gjebrea: Në momentin që një familje nuk i kthehet vajza në shtëpi deri në darkë, çfarë ndodh?

Esmeralda: Ata më merrnin në telefon, unë nuk i përgjigjesha, në darkë i hap motrës telefonin e cila është e martuar edhe i them mos më kërko, jam tek Erjoni. Ju e dini se ku jam, mos u mërzisni. Ajo më tha hajde, por unë i thash nuk vij.

Ardit Gjebrea: Mjaltë kishte ky Erjoni?

Esmeralda: Mjaltë duhet të kishte, përderisa më tërhiqte aq shumë, sepse ne i premtuam njëri-tjetrit edhe nëse nuk do familja.

Ardit Gjebrea: E kuptova, po nuk u ktheve në shtëpi.

Esmeralda: Jo nuk u ktheva.

Ardit Gjebrea: Bëtë dasmë?

Esmeralda: Po, dasmën e kemi bërë. Familja ime nuk pranoi, por me familjen e Erjonit e bëmë në datën 16 Dhjetor, në ditën kur jemi takuar për herë të parë me njëri-tjetrin.

Por jo gjithçka ka shkuar mirë për Esmeraldën dhe Erjonin, ajo tregon se ata nuk janë të qetë nga ish e fejuara e tij.

Esmeralda: Ngaqë Erjoni ka qenë i fejuar kanë nisur disa konflikte, sepse ish e fejuara është shfaqur prapë më shkruan ik nga aty se jam unë pjesë e Erjonit. Ajo ka nisur të shkruajë që ditën e parë që kam hyrë unë në atë shtëpi.

Ardit Gjebrea: E di ajo që ti je shtatzanë?

Esmeralda: Atë ia kemi treguar, por prapë vazhdon nuk do ta dijë.

Ardit Gjebrea: Ti je shumë e qartë, po Erjoni?

Esmeralda: Erjoni është më i qartë se unë, por prapë unë s’jam e qartë me Erjonin, sepse kanë nisur konflikte.

Ardit Gjebrea: Ti ke frikë?

Esmeralda: Unë kam frikë, ngaqë ajo shkruan, nuk na lejon të jemi të lumtur bashkë.

Ardit Gjebrea: Po ti pse e ke thirrur Erjonin sot këtu?

Esmeralda: Unë e kam thirrur t’i kërkoj falje për çdo gjë.

Ardit Gjebrea: Pse, ti s’ke bërë asnjë gabim? Apo ke bërë?

Esmeralda: Edhe kam bërë. Dua t’i them mos e vrit mendjen jemi bashkë, mos u shqetëso. Mos e kthe kokën pas.

Ardit Gjebrea: Mos e vrit mendjen se jemi bashkë, ti nuk ke asnjë gabim, unë jam kureshtarë të di cili është gabimi yt që thua t’i kërkoj falje.

Esmeralda: Unë i bërtas, grindem me të, sa herë shkruan ajo unë grindem me Erjonin, i them mos i fol, i kërkoj Facebook-un. Ato janë frika ime.

Ardit Gjebrea: Tashmë që t’i pret edhe një fëmijë nga Erjoni, besoj që je akoma edhe më e sigurt për dashurinë e tij, për familjen që po krijoni, çfarë ta krijon këtë pasiguri?

Esmeralda: Ngaqë shkruan ajo. Para disa ditësh më kishte shkruajtur: ‘Atë që e kam pasur unë dhe e ke ti tani, do e marr unë përsëri. Ajo pjesë më përket mua, Erjoni më përket vetëm mua, jo ty’.

Ardit Gjebrea: Sa vite kanë kaluar që nga momenti i ndarjes?

Esmeralda: 3 vite.

Ardit Gjebrea: Po si u kujtua prapë ajo? Kanë kaluar 3 vite, ku jeton?

Esmeralda: Ajo është nga Bulqiza, por se ku jeton nuk e dimë. Unë atë doja të thërrisja t’i them se jam e lumtur me Erjonin, mos e kërko më se ai është me mua.

Ardit Gjebrea: Sigurisht ne jemi shumë të kujdesshëm dhe për këtë unë i jam shumë mirënjohës bashkëpunëtorëve të rubrikës “Ka Një Mesazh Për Ty”, Dorinës dhe Bernardit, sepse sigurisht që ne mund ta kishim thërritur edhe atë vajzë, por ne matemi mirë dhe mendojmë mirë se deri ku duhet të mbërrijmë dhe si duhet të mbërrijmë duke i sheshuar mirë të gjitha rastet dhe duke bërë më të mirën pa përfituar në dobi të audiencës televizive, kështu që ky është një parim i yni dhe u treguam të kujdesshëm duke parë dhe duke u futur pak e duke kërkuar më shumë në këtë histori, sesa po thua ti, kështu që nuk donim t’i bënim keq, por shpresojmë që ajo vajzë t’a kuptojë sepse nëse do të vinte këtu sigurisht që do të ishte masakruar nga të gjithë. Sado që ajo të ka bërë keq ty, unë jam i sigurt që tashmë po na dëgjon, por ne nuk do donim që t’i bënim shumë keq asaj. Ne mendojmë më shumë për ju sesa për një spektakël televiziv që bëjmë ne.

Gazetarja e rubrikës “Ka Një Mesazh Për Ty” shkon pranë punës së Erjonit dhe i jep mesazhin. Ai vjen në studion e programit “E Diela Shqiptare” dhe surprizohet kur sheh Esmeraldën përballë, pasi kanë ardhur së bashku.

Esmeralda: Sot të kam thirrur për diçka që na shqetëson të dyve. Dua të them, duhet të më bindësh ti, që jemi bashkë dhe mos ta kthejmë kokën pas. Mos të kemi më grindje, sepse një muaj ka mbetur dhe t’i bëhesh baba e unë nënë. Të vazhdojmë jetën ashtu si jemi njohur. Ajo sado të shkruaj, vetë do largohet. Siç erdhi tek ne, ashtu do largohet prapë. Unë atë frikën time e kam, sepse nuk i dihet, ose e kam prej shtatzanisë, por t’i duhet të më premtosh se do vazhdosh me mua dhe vetëm me mua dhe nuk do t’ia lëshojmë dorën njëri-tjetrit.

Erjoni: Unë kam folur dhe i kam thënë që kam një familje tjetër, por ajo i shkruan Esmeraldës, më shkruan mua. Ta zgjidhi ajo. Unë e kam garantuar Esmeraldën. Esmeralda është jeta ime dhe do jetë gjithmonë.

Erjoni tregon se ish e fejuara vazhdon t’i shkruajë edhe pse ai pret një fëmijë nga Esmeralda, ka më shumë se një vit që i shqetëson vazhdimisht me telefonata dhe mesazhe edhe pse ai ka ndryshuar disa herë numrin e telefonit.

Besimi është guri i themelit në një dashuri. Nëse besimi është i fortë, asgjë nuk mund ta lëkundë një lidhje. Prova e dashurisë së Esmeraldës dhe Erjonit është engjëlli i vogël që do i shtohet së shpejti familjes së tyre.

Next Post
Atentati në Bllok, merret në pyetje Elvana Gjata

Trondituni! Ja sa merr në një koncert Elvana Gjata!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk e dinim se ku do të shkonte regjistrimi”, “Djemtë e Delvinës” rrëfejnë si u bënë pjesë e “The Odyssey”!

“Nuk e dinim se ku do të shkonte regjistrimi”, “Djemtë e Delvinës” rrëfejnë si u bënë pjesë e “The Odyssey”!

July 29, 2026
Trump lëshon paralajmërimin e fortë për Iranin: Nëse më eliminojnë, përgjigjja do të jetë e paparë

Trump kërcënon për hakmarrje pas sulmeve të reja iraniane: Do t’i godasim fort

July 29, 2026
“Nuk kam ndërhyrë për favorizimin e Shatkut”, Meta në GJKKO: Tom Doshi u takua në Vjenë me McGonigal, i pranishëm edhe Durim Bami

“Nuk kam ndërhyrë për favorizimin e Shatkut”, Meta në GJKKO: Tom Doshi u takua në Vjenë me McGonigal, i pranishëm edhe Durim Bami

July 29, 2026
“Plazhet janë për familjet, jo për aventurierët”, paralajmërimi i Lamallarit: Kush rrezikon pushuesit do të përballet me ligjin

“Plazhet janë për familjet, jo për aventurierët”, paralajmërimi i Lamallarit: Kush rrezikon pushuesit do të përballet me ligjin

July 29, 2026
Detajet e reja nga tragjedia në Postribë të Shkodrës! Trupat u zbuluan nën rrënojat e banesës së djegur, familja sapo ishte kthyer nga Gjermania

Detajet e reja nga tragjedia në Postribë të Shkodrës! Trupat u zbuluan nën rrënojat e banesës së djegur, familja sapo ishte kthyer nga Gjermania

July 29, 2026
Gjermania shtyn zgjerimin e BE-së, Merz paralajmëron liderët europianë: Mos e mbani Malin e Zi në pritje!

Gjermania shtyn zgjerimin e BE-së, Merz paralajmëron liderët europianë: Mos e mbani Malin e Zi në pritje!

July 29, 2026
Analiza e medias italiane: Durrësi, nyja që mund të ndryshojë Ballkanin, ja pse Shqipëria po bëhet porta e re e Europës!

Analiza e medias italiane: Durrësi, nyja që mund të ndryshojë Ballkanin, ja pse Shqipëria po bëhet porta e re e Europës!

July 29, 2026
Apeli i GJKKO-së rrëzon Orest Sotën, mbeten në fuqi sekuestrimet e pasurive të biznesmenit dhe familjarëve të tij

Apeli i GJKKO-së rrëzon Orest Sotën, mbeten në fuqi sekuestrimet e pasurive të biznesmenit dhe familjarëve të tij

July 29, 2026
Tragjedi në Shkodër/ Banesa shkrumbohet nga flakët në Postribë, humbin jetën nëna me dy fëmijët e mitur

Tragjedi në Shkodër/ Banesa shkrumbohet nga flakët në Postribë, humbin jetën nëna me dy fëmijët e mitur

July 29, 2026
Eksperti moldav: Shqipëria në shënjestër të luftës hibride ruse dhe iraniane

Eksperti moldav: Shqipëria në shënjestër të luftës hibride ruse dhe iraniane

July 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com