• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Ndodh në Sarandë, qeni kafshon pushuesin, pushuesi akuzohet nga pronari

by
13/08/2015 16:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndodh në Sarandë, qeni kafshon pushuesin, pushuesi akuzohet nga pronari

Edhe pse viktimë e kafshimeve të një qeni pastor gjerman, ai është denoncuar në prokurori nga i zoti i qenit.

Personi me inicialet N.SH tregon se pas kafshimeve dhe përleshjes me qenin, ai mundi ta godasë me gur dhe ta shtrijë në tokë qenin e llojit ‘pastor’ gjerman.

“Isha me pushime ne Sarandë po u sulmova nga një qen pastor gjerman i cili me ka kafshuar krahun të cilin e kam me qepje nga të dyja anët. Në përleshje me qenin si dhe për të mbrojtur bashkëshorten, qenin e godita me gur në kokë dhe ra në tokë pa lëvizur”.

N.SH thekson se në fillim, i zoti i qenit i bërtiti me të madhe, por kur i pa krahun që i rridhte gjak, nuk foli, por u përkul nga kafsha dhe nisi të merrej me të. “Mua më mori një makinë e rastit, bashkë me nusen dhe më dërgoi në urgjencën e Sarandës”. N.Sh vijon rrëfimin se menjëherë shkoi në spital ku bëri mjekimet e duhura dhe duke u përgatitur ta denoncojë rastin në polici, kujtoi se me kaq përfundoi gjithçka.

Por, jo, mëson se i zoti i qenit e ka denoncuar i pari rastin dhe e akuzon N.Sh për vrasjen me qëllim të qenit të tij ‘pastor’ gjerman. “Rastin e kam denoncuar në polici dhe do cohet në prokurori për ndjekje penale. Por mësoj se gjithashtu dhe pronari i qenit më ka denoncuar për vrasjen e qenit dhe do shkoj ky rast për ndjekje”. Siç thotë, N.Sh, tani mbetet të mësohet se kush do të fitojë në këtë ngjarje, qytetari që ishte me pushime, apo qeni që kafshoi pushuesin.

Next Post

Kodheli: Brigjet dhe deti ynë territorial, më të sigurt se kurrë në këtë sezon veror

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com