• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Ndodh në Austri/ Presidenti shkel rregullat e karantinimit, policia e kap në restorantin e një shqiptari

by Ardit Rada
25/05/2020 12:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për shkak të pandemisë në Austri lokalet duhet të mbyllen në orën 23:00. Presidenti austriak e ka harruar këtë rregull dhe është zbuluar nga policia – në lokalin e një shqiptari në Vjenë. Alexander van der Bellen ka kërkuar falje tashmë.

Restoranti “Sole” në Vjenë vështirë të ketë pasur reklamë më të fuqishme se sot në mediat austriake. Kjo për shkak të një mysafiri prominent. Pas një kohe të gjatë presidenti austriak Alexander van der Bellen mbrëmë vendosi të dalë për darkë me bashkëshorten dhe me dy miq. Pas mesnatës në kopshtin e lokalit “Sole” një patrullë e policisë austriake takoi dy mysafirë – me pije mbi tavolinë. Ishin presidenti dhe gruaja e tij, dy miqtë e tyre me gjasë ishin larguar më herët.

Sipas rregullave të reja të vendosura për shkak të virusit korona, lokalet në Austri duhet të mbyllen në orën 23:00. Lajmin për kapjen e presidentit në restorant e kanë bërë të ditur gazetat austriake dhe ndërkohë ka njoftuar edhe “Der Spiegel” në Gjermani.

Lokali “Sole” gjendet në zemër të Vjenës dhe është pronë e shqiptarit Aki Nuredini. I hapur në fillim të viteve 80-të, lokali me kuzhinë italiane është një pikëtakim i njohur për artistë, politikanë, kompozitorë, sportistë.

Presidenti i Austrisë Alexander van der Bellen tha se ishte habitur duke bërë muhabet dhe nuk e kishte këqyrur orën. “Më vjen sinqerisht keq. Ka qenë gabim”, tha ai. Në Twitter Van der Bellen përsëriti kërkimfaljen dhe tha se nëse i është shkaktuar ndonjë dëm pronarit të restorantit, “unë do të përgjigjem”. Sipas rregullave të reja për shkak të pandemisë lokalet që qëndrojnë të hapura pas orës 23:00 mund të gjobiten me deri në 30 mijë euro. Pronari i lokalit tha se në orën 23:00 kishte shërbyer për herë të fundit dhe pastaj e kishte mbyllur lokalin. Presidenti dhe gruaja e tij kishin vazhduar të qëndrojnë jashtë lokalit në zonën e mbuluar me çadër. Policia bëri të ditur se ka njoftuar autoritetet përkatëse për rastin.

Pronari i lokalit Aki Nuredini tha: “Presidenti është mysafir imi i rregullt, siç janë edhe shumë artistë. Ai porositi peshk për darkë. Unë gjithçka ka bërë sipas rregullave dhe e kam mbyllur lokalin në orën 23:00, siç thotë edhe ligji. Presidenti ka vazhduar të qëndrojë me gruan e tij jashtë në pjesën e mbuluar të kopshtit”. /Koha.net/

/e.rr

Next Post
“Artin e kam në shpirt”/ Maliqi publikon FOTO nga rinia dhe sulmon Ramën: Ti do mbetesh tipiku i liderit autokratik

"Artin e kam në shpirt"/ Maliqi publikon FOTO nga rinia dhe sulmon Ramën: Ti do mbetesh tipiku i liderit autokratik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vendimi në GJK për ankimin e Qeverisë, Berisha: Rama donte të krijonte një mur nga gjykata

PD bllokon të martën akset kombëtare? Berisha zbulon skenarin për protestën: Është një nga format e kryengritjes paqësore

February 7, 2026
Biznesmeni italian vjen në Tiranë për të ngushtuar stomakun, por humb jetën! Vihet nën hetim kirurgu dhe dietologia

Biznesmeni italian vjen në Tiranë për të ngushtuar stomakun, por humb jetën! Vihet nën hetim kirurgu dhe dietologia

February 7, 2026
Sali Berisha i ashpër me Dashnor Sulën dhe Ervin Salianjin: Tradhtarë të lartë! Nuk duam në gjirin tonë shërbëtorë të Edi Ramës

Sali Berisha i ashpër me Dashnor Sulën dhe Ervin Salianjin: Tradhtarë të lartë! Nuk duam në gjirin tonë shërbëtorë të Edi Ramës

February 7, 2026
Vendimi në GJK për ankimin e Qeverisë, Berisha: Rama donte të krijonte një mur nga gjykata

Vendimi në GJK për ankimin e Qeverisë, Berisha: Rama donte të krijonte një mur nga gjykata

February 7, 2026
E rëndë! Humb jetën në rrethana misterioze një 4-vjeçar në Vlorë, nisin hetimet

E rëndë! Humb jetën në rrethana misterioze një 4-vjeçar në Vlorë, nisin hetimet

February 7, 2026
Kur prokurori bëhet më i fortë se Kryeministri

Kur prokurori bëhet më i fortë se Kryeministri

February 7, 2026
Kur Gjykata Kushtetuese nuk vendos

Kur Gjykata Kushtetuese nuk vendos

February 7, 2026
Prej 29 ditësh i zhdukur, gjendet trupi i pajetë i Jurgen Karajt

Prej 29 ditësh i zhdukur, gjendet trupi i pajetë i Jurgen Karajt

February 7, 2026
Arrestimi i avokatit Uljan Bajrami pas debatit në gjyq, Prokuroria e Tiranës kërkon pushimin e çështjes

Arrestimi i avokatit Uljan Bajrami pas debatit në gjyq, Prokuroria e Tiranës kërkon pushimin e çështjes

February 7, 2026
Pse qeveria duhet t’i drejtohet Komisionit të Venecias për çështjen Balluku dhe rreziku i njësimit të GJKKO me SPAK-un

Pse qeveria duhet t’i drejtohet Komisionit të Venecias për çështjen Balluku dhe rreziku i njësimit të GJKKO me SPAK-un

February 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In