Një oficer policie porositi një sanduiç në një lokal në Queens, por në kafshatën e parë ndjeu një prerje në gojë.
Polici, identiteti i të cilit nuk është zbuluar, kërkoi të gjente se çfarë ia shkaktoi prerjen dhe gjeti briskun e rrojes.
Menjëherë iu drejtua spitalit për të marrë ndihmën e shpejtë.
Në momentin kur e bleu ushqimin, ai nuk ishte në detyrë, pra kishte veshur rroba civile.
Ndërkohë policia ka nisur hetimet ndaj lokalit ku u shit sanduiçi, por ende nuk ka asnjë person të arrestuar.