• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Ndodh edhe kjo, pas “Gafës” së Trump nisin trazirat në Suedi

by Java News
22/02/2017 10:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vetëm dy ditë pasi presidenti amerikan Donald Trump shkaktoi jo pak habi me konstatimin e tij të pasaktë se emigrantët ishin përgjegjës për një sërë incidentesh të dhunshme që kishin shënjestruar Suedinë së fundmi, një lagje e banuar kryesisht nga emigrantë në Stokholm është përfshirë realisht nga trazirat.

 

Lagjja veriore e quajtur “Rinkeby” është bërë arenë përleshjesh edhe në vitet 2010 e 2013, ndërsa në njëfarë mënyre, ajo që po ndodh tani risjell në kujtesë ngjarjet e dhunshme, transmeton tch.

Policia suedeze arrestoi një person pranë stacionit nëntokësor “Rinkeby” dhe për arsye ende të panjohura, lajmi i arrestimit nxiti grumbullimin e një turme të rinjsh. Brenda 4 orëve ata i vunë zjarrin dhjetëra automjeteve, vandalizuan disa dyqane dhe qëlluan me gurë policinë.

“Turma e të rinjve erdhi duke u rritur, e më pas filloi të sulmonte dyqanet dhe objekte të tjera në zonë. Pati konfrontime edhe me policinë”, tha Jan Evensson, shef policie.

“Rinkeby” është pjesë e listës me 15 të ashtuquajturat “zona të brishta” të Suedisë. Në vitin 2013, në periferinë “Husby”, ku gjithashtu jetojnë emigrantë, rreth 100 makina u dogjën dhe 7 efektivë u plagosën gjatë trazirave 5-ditore, të cilat u përhapën edhe në qytete të tjera rreth vendit.

Në vitin 2015, kur fluksi i refugjatëve dhe emigrantëve në Europë, nga Afrika, Lindja e Mesme e Azia ishte në kulmin e tij, Suedia pranoi numrin më të madh në proporcion me popullsinë e saj, citohet Express. (b.an)

Next Post
Problemet e fushës në “Loro Boriçi”, Shqipëria luan ndaj Izraelit në “Elbasan Arena”?

Mesila Doda: Kontradiktat e mia me Bashën, s'i them dot “derrit dajë’

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Brukseli drejt mbylljes së tri kapitujve për Shqipërinë, Konferenca Ndërqeveritare më 14 korrik

Brukseli drejt mbylljes së tri kapitujve për Shqipërinë, Konferenca Ndërqeveritare më 14 korrik

July 9, 2026
Dyfishohen pagesat për fëmijët me aftësi të kufizuara, Qeveria miraton paketën e re të mbështetjes për 11 mijë përfitues

Dyfishohen pagesat për fëmijët me aftësi të kufizuara, Qeveria miraton paketën e re të mbështetjes për 11 mijë përfitues

July 9, 2026
‘Divorci’ me Cakranin, ja kush do të jetë avokati i ri i ish-Presidentit Meta

‘Divorci’ me Cakranin, ja kush do të jetë avokati i ri i ish-Presidentit Meta

July 9, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Samiti i ardhshëm i NATO-s dhe samuti që u prodhua në Tiranë për të

July 9, 2026
Qëndrestarët e protestës dhe anti-kultura e urrejtjes

Qytetarët braktisin protestën, “Kryendrituri” në panik, këmbëngul për Kuvendin Kombëtar

July 9, 2026
Amerikanët nuk kursejnë as funeralin e Khameneit, në shënjestër urat drejt Mashhadit

Amerikanët nuk kursejnë as funeralin e Khameneit, në shënjestër urat drejt Mashhadit

July 9, 2026
Balla “nxjerr zbuluar” planet e PD-së: Sorrat që na çoi Berisha te hoteli në Strasburg

Balla “nxjerr zbuluar” planet e PD-së: Sorrat që na çoi Berisha te hoteli në Strasburg

July 9, 2026
Seanca e Metës në GJKKO, 134 emra nga mbrojtja në pritje të vendimit për të dëshmuar

Seanca e Metës në GJKKO, 134 emra nga mbrojtja në pritje të vendimit për të dëshmuar

July 9, 2026
Sulmet SHBA-Iran ‘frenojnë’ trafikun në Hormuz, rritet presioni mbi tregjet e energjisë

Sulmet SHBA-Iran ‘frenojnë’ trafikun në Hormuz, rritet presioni mbi tregjet e energjisë

July 9, 2026
“Protesta degjeneroi me fjalime vulgare dhe thirrje për dhunë”, analisti: Ndalimi i zyrtarëve të RMV nuk është rastësi

“Protesta degjeneroi me fjalime vulgare dhe thirrje për dhunë”, analisti: Ndalimi i zyrtarëve të RMV nuk është rastësi

July 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In