Sulmuesi i talentuar i Hamburgut, Jann-Fiete Arp raportohet se ka refuzuar ofertën e parë të Bayern-it për t’u transferuar në Allianz Arena, transmeton Koha.net.
Arp është një nga talentët më me perspektivë në futbollin Evropian, ndërsa ka marrë edhe vëmendjen e Chelseat, raporton Bild.
18 vjeçari ka kontratë me Hamburgun deri më 2019, me klubin e tij që është i gatshëm t’i ofrojë kontratë të re deri më 2023, megjithatë Arp është duke e shikuar se si ekipi do të zhvillohet me trajnerin e ri Christian Titz para se të marrë vendim për të ardhmen e tij. (b.an)